XXVII

906 99 26
                                    

Eriseldi po e puthte.
Jo, ajo po e puthte ate. Ishin buzet e saj ato qe vallezonin ate tango pasionante me ato te Eriseldit.
Ata po putheshin. Dhe nuk ishte me nje puthje femijenore dhe e pafajshme ashtu sic kishte qene shoqeria e tyre. Jo, ata i ishin dorezuar pasionit cmendurak e mekatar.
Ndjeu krahet e Eriseldit qe u lidhen rreth mesit te saj, per ta terhequr me prane vetes, per te ngjeshur trupat e tyre sikur te ishin nje i vetem. Pastaj ishin ato duart e saj te pabindura qe humben ne floket e tij te dendur dhe paturpesisht luanin me to.
Sistemi i saj qendror ishte pushtuar nga ndjenjat e zjarrta, duke e bere te pamundur per Arselen te mendonte, te arsyetonte ndersa zemra hidhej perpjete si e marre aty ne burgun e saj, njehere te vetme e cliruar nga qelia e mbianalizimit ne te cilen e kycte mendja e saj.
Ajo puthje, ajo puthje ishte gjithcka qe ajo deshironte dhe cdo gje te cilen nuk mund tja lejonte vetes. Ai do te ikte, ajo sapo kishte dale nga nje lidhje e gjate, per me shume nje lidhje qe e kishte lenduar. Jo, kjo nuk duhet te ndodhte. U ndje e dobet qe ndryshe nga cdo here tjeter me pare ishte dorezuar perpara ndjenjave jo te arsyeshme, kishte harruar te logjikonte por ishte perhumbur ne llumin e pasioneve kalimtare.
Ai ishte miku i saj dhe do te mbetej i tille. Nuk do te ndoste shoqerine e tyre me pasigurite e dickaje me shume.
U ndje e turperuar qe ishte treguar aq e lehte, cdo mendonte ai per te, per Arselen qe sapo kishte dale nga nje lidhje dhe hidhej ne krahet e tij ende me aromen e Frenklit, me pranine e tij si nje hije mbi ta.
Por Eriseldi ishte ai qe kishte nisur gjithcka, ate shoqerine e tyre te cuditshme, kishte insistuar per ato takimet e tyre te vecanta dhe kishte qene po ai qe e kishte puthur justifikohej ajo.
Ai eshte nje djale, nje puthje per ta s'eshte me shume se nje llaf goje budallaqe i kujtonte arsyeja e saj qe me ne fund vendosi te zgjohej.
Jo, ai nuk eshte thjeshte nje djale, nuk mund te jete si te tjeret, nuk eshte si Frenkli. Jo, ai eshte ndryshe kundershtonte ajo gjysma tjeter e trurit qe po shijonte ate puthje dhe qe adhuronte Eriseldin.

Ndryshe? Ai eshte i thyer, i thyer sic je edhe ti. Dy shpirta te thyer nuk mund te formojne nje dicka te qendrueshme. Nuk mund te sherojne njeri tjetrin...

Dhe sikur ai mendim i saj te kishte sherbyer si nje shkundje, nje grusht edhe per Eriseldin, ai u shkeput prej saj po aq shpejte sa pak me pare kishte ngeshur buzet e tij ne te Arseles.
E shikon Arsele, edhe ai e kuptoi. E kuptoi qe pas butesise dhe embelsise se kesaj puthjeje fshihen plage ende te hapura qe presin te qepen perara se te fashohen, beteja qe presin te luftohen. Nuk ka vend Arsele per ty ne jeten e tij dhe ai tashme e di.

*

Jo, nuk mund ta puthte kur do te largohej te nesermen. Jo, thjesht nuk mundej ta puthte kur ajo nuk dinte qe pas disa oresh ai nuk do te ishte aty per te.
- Me fal Arsele, - peshperiti fare prane buzeve te saj ende te njoma. Me fal qe do te me duhet te largohem neser ishte ajo qe ai deshironte te thoshte por pas asaj 'me fal' ajo pa vetem pendim ndonese ai nuk ishte penduar per ate cast qe ndane me njeri tjetrin, kurrsesi.
- Me fal mua. Nuk e di c'pata dhe... Thjesht, hmm, nuk doja, dhe hmm, nuk duhet dhe pastaj... - filloi te justifikohej teksa e skuqur si asnjehere me pare, me duart qe si te marra rremonin floket e saj, me kemben e vogel me te cilen rrihte token mundohej te shpjegohej, kerkonte ndjese per dhuraten me te bukur qe i kishte bere Eriseldit, ate puthje jete dhe lumturie.
- Mos, mos e bej kete Arsele, mos u ndje e turperuar dhe fajtore. - i tha teksa kapte duart e saj ne te tijat per ta qetesuar.
- Une, vetem se... Nuk duhet te... - vazhdoi te fliste perhumbtasi ajo.
- Une te putha Arsela. Dhe do ta beja serish. Zot, sa dua te te puth serisht tani. Por me pare duhet te shkojme tek vendi qe te premtova. - i kujtoi ai asaj dhe vetes destinacionin e tyre perfundimtar.
Vetem pas atij 'rrefimi' syte e saj te frikesuar rigjeten ato te Eriseldit teksa ajo vetem pohonte lehtesisht me koke.
- Mund ti leme bicikletat ketu dhe thjesht te ecimi. - sygjeroi Eriseldi, i lodhur nga terheqja e bicikletave te panevojshme.
- Do ti vjedhin. Nuk jane tonat. - i kujtoi Arsela.
- Do ti blejme te tjera nese i marrin por me beso edhe hajduti di te zgjedhe se cdo vjedhe apo jo. - shtoi i sigurte qe nuk kishte asnje ne bote qe do te deshironte te kishte ato bicikleta rrangalle. - Hajde tani. - insistoi me pas dhe duke kapur doren e saj delikate ne te tijen e terhoqi serisht prane vetes, per ti hedhur krahun e tij te rende ne supet e saj te brishta.

Ecen ne qetesi, ashtu prane njeri tjetrin per 5 minuta. Edhe 2 kthesa mendonte ai teksa rikujtonte vendin kur aq shume here kishte ardhur me shoket, per te pire birra larg syve kurioze te komshinjve te lagjes. Vendin magjik qe e kishin ndotur me budalleqet e tyre adoleshentore. Vendin qe vetem tani do ta shijonte vertete, me engjellin e tij Arselen. Arselen qe nuk ishte nje iluzion, nje vegim por ishte gjeja me e vertete ne jeten e tij.
- Arritem? - pyeti ajo me zerin e saj gjithmone melodioz, madje edhe kur ishte e lodhur, si tani.
- 1 kthese. Mos u bej si gomari i Shkrekut.
- Mos me the edhe gomare tani? Dhe ja pra, ku nxjerrin koken te sharat serisht. - tha ajo teksa qeshte.
- Te thashe me pare, jemi tek ajo pjesa qe mund te shahemi.
- Qe mos te dashurohemi. - plotesoi ajo.

Genjeshter, ajo ishte nje genjeshter. Une te dashuroj tashme. S'mund te fshij prekjen tende nga jeta ime, s'mund te te fshij ty nga zemra ime. Nuk dua te te harroj. deshironte te shpallte por si sa e sa here me te, heshti.

- Do te iki neser. - rrefeu Eriseldi ate te vertete qe i shpetoi, ate te vertete mbytese qe nuk mund tja fshinte me gjate.
- Do te ikesh? Neser? - perseriti fjalet e tij duke i veshur me intonacionin e nje pyetjeje dhe teksa ajo fliste ndjeu supet e saj qe ngurtesoheshin nen krahun e tij.
- Po. - dhe pas nje casti heshje teksa vazhdonin te ecnin dhe zhurma e hapave te tyre ne asfaltin e ashper ishte e vetmja zhurme shtoi. - Fatkeqesisht.
- Per fare? - pyeti ajo me zerin qe i dridhej.
- Per nje fare kohe po. Me pranuan per te vazhduar mjekimet qe do me rekomandojne ato. - ndonese me deshire do te kisha refuzuar dhe do te kisha zgjedhur te qendroja ketu, te vdisja krah teje. Por ka ende nje shprese, nje shprese qe mund te perze kete semundje te mallkuar pergjithmone, nje shprese qe te perqafoj serisht jeten, jete qe me pas do te luftoj per ta kaluar me ty. deshironte ti rrefente.
- Shume mire. - peshperiti Arsela ndonese nuk dukej aspak entuziaste. - Do te me marre malli, e di? - shtoi ajo me pas pa ndeshur shikimin e tij. Ato fjale, te thena aq perciptasi mbushen qenien e tij me ngrohtesine e munguar. Asaj do ti mungonte shoqeria e tij, do ti mungonte ai.
- Mua per ty me shume Arsele, me beso. - pa perfunduar ate mendim arriten ne vendin 'sekret'. Ate xhepin e fshehur pas nje kthese, ne majen e njeres prej kodrave qe rrethonin si nje fortrese qytetin e Tiranes, nga ku mund te shikoje shkelqimin e neteve te kesaj te fundit.
- Jemi ketu. - informoi ai teksa shikonte Arselen qe admironte ate pamje. Shtrirjen e pafundme te Tiranes, dritat e nates te cilat fshihnin pislliqet dhe rremujen e saj per ti veshur petkun e njerit prej atyre metropoleve te botes perendimore edhe Tiranes tone te dashur. - Shpresoj vertete te te pelqeje.
- Eshte shume bukur. - peshperiti ajo teksa e entuziasmuar kthehej drejt tij duke e surprizuar teksa i hidhte krahet ne qafe, teksa ishte ajo qe kete here e terhiqte Eriseldin ne nje perqafim.

'Ti je e bukur, krijesa me e bukur qe ekziston' deshironte ti peshperise fare prane veshit ai por i frikesuar nga te qenurit vetem nje tjeter shprehje cliche vendosi te mos thoshte gje dhe te shijonte perfaqimin qe ajo zgjodhi ti dhuronte...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now