VI

1.2K 117 34
                                    

- Kush do qe te beje sot roje? - pyeti profesori ne fund te seminarit te asaj dite. Arsela ishte e para qe ngriti doren, aq larte sa ishte e pamundur mos ta shikoje. Ishte gjithmone e para qe 'sakrifikohej' sa here dikush kerkonte ndihme me ndonje perkthim, per projekte ne grup, per roje ne spital e shume e shume gjera te tjera; por ajo nuk  i shikonte si sakrifica, sepse i pelqente te kishte dicka pervec mesimeve dhe Frenklit me te cilen te zinte kohen e saj, sepse perndryshe ndihej si nje parazite, e padobishme.
Frenkli gjithmone e quante budallaqe sa here ai i kerkonte te dilnin dhe ajo kishte ndonje detyre per te perfunduar; por ishte zemra e shpirti i tij kur ishin detyrat e Frenklit ato qe ajo bente.
Nxitoi te dilte nga spitali, ku valet e telefonit gjithmone mungonin per bela, per te telefonuar prinderit e saj, ti njoftonte qe mos ta prisnin per te ngrene dreke dhe me pas Frenklin. Nuk kishin plane por gjithmone e lajmeronte per veprimet e saj. Ai nuk ishte nje i dashur posesiv qe kerkonte te dinte cdo levizje te Arseles, por ajo ishte nje vajze e sinqerte dhe nuk donte qe nje dite ndonje keqkuptim te kepuste pjeseza te lidhjes se tyre.
- Sot do te rri ne roje. - i tha pasi u pershendeten dhe i tregoi rreth dites megjithese ai nuk pyeti. Degjoi edhe derdellitjet e Frenklit rreth nje trajnimi qe kishte bere ate dite per te mesuar 'stafin' si te sillej; ajo e dinte qe qellimi i vertete kishte qene qe ai te ndihej superior ndaj tyre, nje menyre per te fryre figuren e tij. Ishte munduar ti thoshte ne nje menyre te bute dhe jo ofenduese qe ne kete menyre, me keto fryrje prej gjeli e bente veten me te lehte. I mori koka ajer, do te kishte thene gjyshja e saj. Dhe jo emboli gazore, sic do ta perkthente ndonje mjek, gjyshja e saj nuk njihte mjekesisht (nje neologjizem i Arseles per gjuhen e mjekesise) ; por nga ai ajri qe nje nje menyre te cuditshme shkaterron qelizat nervore dhe te transformon ne nje person antipatik, ne fycke. Fycke eshte kaq fjale femerore mendoi, por e kishte te pamundur te gjente nje sinonim te fjales per meshkujt.
- Prape roje zemer? - u degjua zeri aspak entuziast i Frenklit. Prape? Prape perdoret kur dicka perseritet shpesh mendoi Arsela, ajo fjali do te kishte vend nese ajo do te kishte bere roje ditet e fundit, por kishte me shume se nje muaj pa qendruar tere naten ne spital. Prape nuk kishte vend ne ate fjali. E injoroi, si shume gjera te tjera rreth tij kohet e fundit. Duhet te jete lodhur, e justifikoi me vete. Frenkli nuk justifikohej kurre, sepse ishte gjithmone ajo qe justifikonte tere veprimet e tij.
- Kam nje muaj pa ardhur. - i kujtoi.
- Ou? Ka kaluar nje muaj qe nga hera e fundit. Mos ma vi re, ti e di qe me punen qe kam pasur keto kohe e kam humbur fare fillin e kohes.
- Ska gje. Me duhet ta mbyll tani, flasim pastaj zemer. Te puth.

*
Plotesoje kete kartelen;  Shoqero pacientin tek pavioni tjetre; Me bej nje EKG;  Ejj mos harro te besh ate diazepamin; Sa e kishte tensioni ai i dhomes 11;  Kishte ngrene ai tek 3shi? ...
E shume e shume kerkesa te tjera.
Urgjena ishte kaotike, aq lodhese dhe stresuese sa ndonjehere harroje edhe te merrje fryme, por Arsela e dashuronte. Ndihej e dobishme, ndonese bente gjerat me te thjeshta, me vulgare do te thoshte nje nga mendjet e ndritura te grupit te saj. 'Pse duhet te vete ne urgjence, une nuk jam sherbetorja e askujt' thoshte lart e poshte hundperpjeta Ane.
Gjeti nje cast per tu ulur dhe per te marre fryme thelle kur u 'transferua' per te sherbyer ne pavionin e Kardiologjise, ku kryente edhe praktikat. Nga xhepi i perpareses se bardhe, ose ngjyre spitali sic e quante ajo, sepse ne zhulin e QSUT ishte e pamundur qe ajo copez te ruante bardhesine fisnike.
Ora shenonte 23.48...
Kishte 3 telefonata te humbura, 2 nga e ema qe insistonte te dinte se c'bente ajo ne cdo cast dhe nje nga Frenkli.
I shkruajti nje sms te emes dhe nisi te shkruante nje te tille edhe per Frenklin, me me shume zemra se ai i te emes por te njejtat fjale: Jam ne spital. Ka shume raste.
Por teksa shkruante me gishtat qe dukej sikur kercenin nje valle te sinkronizuar mbi ekranin e telefonit, Frenkli e telefonoi serisht. Me mire mendoi ajo, keshtu do ti tregoj per ate rastin e vecante qe pashe pak me pare.
Doli ne korridorin e erret, per mos te bezdisur infermieret e turnit qe shushurisnin me njera tjetren diku me tej.
- He me, ckemi? - u degjua zeri i ashper i Frenklit nga ana tjeter e tel ende pa thene ajo nje Alo, ate pershendetje aq standarte telefonike.
- Alo, Frenkli? - iu desh te priste disa sekonda perpara se ai te kujtohej qe ajo qendronte ne anen tjeter te linjes.
- Me fal, me doli perpara nje koleg. Si po shkoj roja zemer? U lodhe?
- Jo.
- Akoma e vendosur per te kaluar tere naten ne spital?
- Po. Ti e di qe nuk largohem.
- Une po shpresoja qe te te mbushja mendjen te vija te te merrja. Nje person me mend ne koke nuk do ta kishte menduar 2 here.
- Atehere une qenkam kokeboshe. - shfryu ajo e acaruar.
- Nuk doja te thoja ate... E di cfare Arsel, do vi te te takoj. Me ka marre malli.
- Pse flet budalliqe? Ceshte kjo do me takosh?
- Do vi aty, do parkoj diku dhe do hiqem si ndonje i semure neurotik qe te te shoh.
- Mos guxo. - kercenoi ajo.
- Pse nuk do qe te vi?
- Nuk eshte se nuk dua te te shoh. Por nuk me duket e hijshme. Une ketu jam me shoqe dhe kolege te ardhshem, duhet te sillem serioze dhe...
- Dhe une te prish seriozitetin e? Qenkam ndonje palaco dhe ke frike se felliqesh ne sy te atyre pabuksave? Apo se ndonje infermier nuk te gjuan nese merr vesh qe je e lidhur?
Shtangu, fjalet e tij si shigjeta piketuan zemren e saj. Nuk i kishte folur kurre me pare keshtu, sikur ajo te ishte nje lecke e pavlere, nje femer e pamoralshme, sikur ai nuk e njihte aspak. Ndjeu lotet qe i dogjen syte, dhe fytin qe iu tha duke burgosur fjalet e saj.
- Cfare the? - arriti te thoshte mes ngasherimave qe kercenonin te shperthenin.
- E degjove mire apo do ta degjosh edhe njehere? U lodha Arsel, naten e mire. - dhe pa pritur nje reagim prej saj e mbylli telefonin.
Vazhdonte te qendronte ne mes te korridorit, me celularin ne dore, shikimi i fiksuar ne ekranin e erret duke pritur qe te ndricohej serisht me foton e tij. Ndoshta kishte pire dhe tani duhet te ishte penduar mendonte. Do ta telefononte nga casti ne cast, ose do ti shkruane nje mesazh te gjate me shume fjale te bukura. Priti. disa plotesime kartelas, 3 matje tensionesh, 2 referime, 1 Ekg me vone (sepse keshtu matej koha ne spital) dhe serisht asgje prej tij.
- Shko hidhi nje sy 9, atij djalit te ri. - urdheroi specializantja e rojes. - Nese eshte zgjuar mati nje tension.
Nje komande e re. Hapi deren e dhomes se 'saj' me kujdes per mos te zgjuar Eriseldin por delikatesa e saj kish qene e panevojshme pasi ai qendronte shtrire me nje liber ne duar. 'Shakaja' - Milan Kundera arriti te shquante titullin e librit perpara se ai ta vendoste te permbysur ne komodinen e vogel krah krevatit.
- hey me fal per shqetesimin. - zonja e moshuar ishte larguar dhe tani me e tere dhoma ishte e tija.  - Do thuash qe nuk tu shqita as naten. Me cuan te shoh si je. - u justifikua.
- Top. Me pak dhimbje kockash nga krevati.
- Vazhdon me naze. Mendova se ne naten tende te katert ketu do te ishe mesuar pak.
- U mesova me intervistat. Dyshoj se do te mesohem ndonjehere me shtreterit dhe vertete shpresoj te dal perpara se te kem mundesine ti adaptohem ketyre kushteve. - foli qetesisht.
- Te vjen keq nese te mas dhe tensionin, pastaj do te te ler te qete. - tha ajo pa e zgjatur me shume.
Eriseldi pohoi lehte me koke duke kursyer nje rrokje, 2 shkronja qe me njera tjetren formonin Po-ne.
120/70, asgje per tu shqetesuar, dhe pasi e falenderoi dhe i uroi nje gjume te embel dhe te rehatshem hapi deren e dhomes por fjalet e tij pasuese e bene te ndalonte.
- Mos u merzit Arsela. Ai duhet te jete nje trap. - u kthye nga ai me shikimin kurioz, habia e stampuar ne fytyren e saj.
- Degjova pjeseza te bisedes tende pak me
pare, nuk po te pergjoja, por e kisha te pamundur te mosdegjoja, po flisje para deres se kesaj dhome. Dhe nuk e di se cte tha, por ti u merzite, kjo e ben automatikisht nje trap.
- Faleminderit. - mundi te belbezonte, truri i saj i mpire per te formuar nje mendim, apo nje pergjigje me 'dinjitoze'
- Ska perse gazetare. Nese gjen pak kohe te lire, hajde me bej shoqeri. - dhe pa pritur qe ajo te largohej, iu rikthye serisht librit duke u perhumbur ne pershkrimet e Prages dhe ne dramat e Helenes dhe Ludvigut.

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now