Arsela,
Po, sa e mbyllem telefonin bashke dhe kemi biseduar edhe ne mengjes. E di, por me kapi nje deshire e papermbajtshme te te shkruaja. Si ne nje nga ato librat qe mund te lexosh ti, nje I dashur Xhon kam degjuar njehere une, ndonese nuk e di per cfare flet.
Te tregova per kemion, ishte nje tmerr. Jo, aspak e dhimbshe por shume e gjate. U lodha duke qendruar ulur si nje hu dhe duke numeruar pikat e serumit. Dhe duke menduar per ty. Sa mire do kishte qene vertete nese do kishe qene ti ajo qe do me kishe bere serumin dhe te qendroje aty me mua per te me shtrenguar doren. Koha do ishte treguar me zemermire me ne, do te kishte kaluar me shpejte nese do te ishim bashke, sic ben gjithmone.
Sot jam mire, te thashe kur me pyete por nuk te thashe qe si nje budalla (mos qesh me injorancen time mjekesore te lutem) mendoja qe do te zgjohesha tjeter njeri. Jam i njejti une, i vetmi ndryshim eshte qe sot malli me ka marre pak me shume per ty; cdo dite e me shume. Kisha menduar qe te vetmet ndjenja qe ekzistonin ishin 'me ka marre malli' dhe 'nuk ndjej mall'. Por nuk dija qe ka mall, shume mall, pambarimisht mall. Dhe pastaj ka dhe ''mall Arsele'' dicka e ngjashme me pambarimisht, ndoshta dhe me shume nese eshte e mundur. Dhe ne nje menyre te cuditshme neser kjo ndjenje do te shumefishohet duke hedhur poshte matematiken dhe logjiken time konkrete arkitekturore. (e kemi te veshtire te behemi abstrakte ne nje profesion ku precizioni eshte baza. Se di per ju mjeket/gazetaret/psikologet)
Nje sekret: doja te te surprizoja sot. Nese ajo infermierja dhe mjeku kuceder nuk do kishin insistuar ne ato analizat e veshkave do te kisha vrapuar per ne aeroport per te ardhur ne Tirane. Do te vija serisht poshte pallatit tend, jo per selfie kete here ndonese do duhej ta dokumentonim momentin me nje te tille.
Nje romantik i deshperuar do thoje ti. Eshte faji yt dhe i librave qe me rekomandove te lexoj qe me transformuan. Shpresoj te te pelqeje edhe keshtu :p
Shakate menjeane, do te te kisha kerkuar te me prisje neser, por mjeku me rekomandoi te qendroje ketu, nese per ndonje arsyje apo nje tjeter nuk do te ndihem mire. 'Jane substanca te forta dhe nuk dime si do reagoje organizmi yt. Cdo trup eshte i ndryshem' tha ai teksa buzeqeshte si nje i marre, si nje bastexhi qe ne mendjen e tij hidhte lloto. Eriseldi vs Kanceri. 1, X apo 2?
Sa deshiroja ti thoja qe do semurem, por jo nga prania e atyre kemiopreparateve por nga mungesa jote krah meje. Por c'mund te dije nje mjek me pamjen e tij per dashurine. Dyshoj qe ai ka nje Arsele.PS: mos te te rritet hunda, do vija vetem per te sjelle pak atmosfere krishtlindjesh ne Tirane dhe per te te sjelle ty cokollatat tradicionale me fytyren e Mozzart. Arsyje diplomatike :p
Shkruajta nje roman. Po e le me kaq para se te me vesh vijen per te cmendur.
Dhe e di cdo bej tani? Sapo te shtyp send do te te telefonoj ty, sepse zeri yt esht ninulla ime e preferuar perpara gjumit.Te dua!
****
I cmenduri Eriseld,
Nuk kisha marre kurre me pare nje email kaq te gjate. Dhe te bukur. Ne fakt une rralle marr emaile nese nuk llogariten ato mijera promocionet acaruese. Rralle mund te kete ndonje email leksioni por kurre nuk ka patur te bukur sa ky yti. Te lutem me shkruaj me shpesh. Mund ta kthejme kete ne nje tradite mbremjeje?
Me trembe kur me telefonove pak caste me pare, sapo me kishte zene gjumi ndonese thashe qe jo, nuk doja te ndiheshe ne faj. Me pelqen te zgjohem nga zeri yt, edhe sikur te jete ne mes te nates. Qe sot do te te shpall alarmin tim personal. Ndonje shanc qe te jesh zgjuar neser ne 7? Nese po, jam nje zile lart. (Ndoshta me shume se nje zile larg, do te te duhet ca qe te me zgjosh. Sbesoj se i ke harruar kaq shpejte ato hyrjet e mia prej te hallakature dhe gjithmone me vonese ne dhomen e spitalit :p)
Nuk me besohet qe kishe menduar seriozisht te vije :D Per arsyjet diplomatike, teresisht dhe plotesisht biznes, por diku mes rolit tend si vjedhes i krishtlindjeve vieneze per Tiranen dhe mafiozit te cokollatace do kishte gjetur pakez kohe edhe per mua apo jo? Per nje selfie normalisht :p ne 12 te nates sepse ne keshtu na pelqen xP
Shakate menjeane, deshira jote per tu kthyer me ben te lumtur. Dhe ndonese nuk je ketu dhe une nuk jam aty, ne jemi bashke :) Shendeti mbi te tera, mendo te behesh mire dhe te luftosh semundjen e urryeshme. Per here te pare ne jeten time kam hedhur nje lloto. Eriseldi vs kanceri del 1. Mos me bej te humbas :p (ndonese nuk ka shance sepse kam edhe fatin e fillestarit ne anen time)
Po me mbyllen syte teksa shkruaj por nuk mundesha kurrsesi mos ti pergjigjesha romantikut tim te preferuar.
Mezi pres te degjoj zerin tend neser ne mengjes, ne 7 po te rikujtoj edhe njehere :p
<3 <3
YOU ARE READING
Nje çast (shqip)
General FictionTe mesosh te jetosh ndonjehere eshte me e veshtire sec duket. Te jetosh vertete do te thote te hidhesh e sigurte ne te panjohuren dhe mos te lejosh asgje te te vere perfund. Nje jete, nje shans, pafundesisht mundesi...