Ishin takuar serisht perpara hyrjes se Adrionit, kishin ecur duke biseduar serisht drejt rruges se Durresit aty ku taksite e verdhe qendronin buze rruges duke pritur klientin e rradhes, dhe ne heshtje si edhe heren e pare kishin shtyre pjesen me te madhe te rruges deri ne spitalin Hygea.
Arsela nuk do te kishte ndryshuar asgje deri ne ate moment, qe dukej aq i natyrshem. Ajo ndjenje familjariteti, aq e pazakonte, sepse ishte vetem hera e dyte qe takoheshin jashte QSUT dhe ne fund te fundit nuk ishte as nje takim. Ai kishte nevoje per dike i kujtoi vetes. Kam frike i kishte rrefyer ne nje mesazh te thjeshte, por djali qe qendronte krah saj teksa hynin ne spitalin e bukur (po, ajo i referohej spitaleve me epitete te tille) ishte ai Eriseldi i zakonshem, i qete, me shakate e tij dhe me ate ndjenjen e vetebesimit, dhe jo nga ai vetebesimi i shemtuar i Frenklit qe e shtynte te sillej si nje maço, duke pare te tjeret me neveri , me ate shikimin aq perbuzes sikur te tjeret mos te vlenin asgje perpara madheshtise se tij mendoi. Vetebesimi i Eriseldit ishte ndryshe, terheqes madje. Ai bisedonte me te tjeret embelsisht, i dhuronte te tereve buzeqeshje te embela dhe inkurajuese, madje edhe pastrueses se spitalit kur me shume dashamiresi i tregoi drejtimin ku duhet te pyesnin per pergjigjet e analizave. Nje vetebesim i embel mendoi Arsela, dhe aspak veles. Si Nutella, ky ishte verdikti i saj.
O zot, e bere serisht Ar, kritikoi veten, serisht mendove per Eriseldin me shume sec duhet. Frika, harrove? Ai kishte frike.Qendronin jashte deres se mjekut i cili sipas sekretares do te ishte ai qe do ti shpjegonte rezultatet dhe orientonte drejt mundesive te trajtimit dhe ndjekjes se tij.
Prisnin qe gruaja e moshuar, me pamjen babaxhane por me syte e pikelluar, qe ishte futur ne ate dhome pak me pare te dilte per ti lene rradhen Eriseldit. Ajo dhome ishte si nje dhome rrefimesh, mendonte Arsela, dhe jo nga ato te kishave ku njerezit ne filma ne momentet me kulminante, kur pranojne gabimet e tyre perpara se te bejne ate transformimin e madh, shkojne te rrefejne cdo gje tek nje prift qe degjon i patrazuar edhe gjerat me makabre. Kjo dhome ishte ndryshe, ketu njerezit vinin te shtyre nga deshira per te mposhtur semundjet, nga dashuria per jeten. Shumica prej tyre hynin te mposhtur, te frikesuar por nje pjese dilnin me te forte, te gatshem per te provuar cdo gje, per te luftuar per te magjishmen jete.
Ajo dhome burgoste brenda saj aq shume histori semundjesh, ata mure ishin deshmitare te aq shume rrefimeve...
Ndjeu dicka te ngrohte qe shtrengoi doren e saj. E frikesuar, uli syte per te pare doren e Eriseldit mbi te sajen. Ajo dore aq mashkullore qe kishte mbeshtjelle ne nje perqafim ate te sajen. Ndjeu gishtat e tij qe kerkuan te sajet, te cilet mirepriten ate prekje.Nje xhest, me ate veprim te thjeshte... dhe aq i komplikuar ne te njejten kohe. Nje shtrengim dore per ti shprehur ate qe fjalet dhe qendrimi i tij menefregist fshihnin nga te tere, kishte frike...
Arsela humbi sensin e kohes, dhe mendja e saj u paralizua por per asnje cast nuk shkeputi ate kontakt mes tyre, nuk largoi doren e saj nga e tija. Nuk flisnin, por ajo prekje fliste me shume se mijera fjale.
Jam ketu prane teje. Mos ki frike! ishin fjalet qe donte te peshperiste, por ai cast nuk kishte nevoje per fjale. Prandaj qendronte e heshtur dhe shtrengoi doren e Eriseldit deri kur dera u hap dhe pas saj u shfaq zonja e moshuar dhe mjeku qe ftoi Eriseldin brenda...
Eshte rradha jote te shfrysh ne ate dhome, donte ti thoshte.**
- Nuk dua te te genjej, - filloi mjeku - apo te te fsheh te verteten. Rezultatet flasin qarte. Kanceri eshte i perparuar. Nje kancer i indeve te buta. - Shpjegoi mjeku perpara se te heshte per te pritur nje reagim te Eriseldit.
Vazhdo flit! Flit dhe me shpjego! - donte ti bertiste. - Mos me ler kohe te mendoj me te keqen, te ndertoj mijera skenare se si jeta ime po shkon drejt fundit. Mos qendro i heshtur duke pare mijera ndjenjat qe parakalojne ne syte e mi. Merzi, frike, deshtim, inat. Flit.- Cfare do te thote kjo doktor? - pyeti me ne fund Eriseldi i permbajtur pasi kaperdiu dhe ndrydhi tere inatin qe ndjente ne ate moment, drejtuar atij mjeku, drejtuar llotarise se fatit qe deshte qe ai te semurej, drejtuar vetes, trupit te tij qe ishte i paafte dhe i dobet per te mposhtur ate mysafir te paftuar.
'Kur lejon devene te fuse kembet te zen tere tenden'
Iu kujtua kjo shprehje nga hici, nje shprehje qe diku duhet te kishte degjuar, nje shpehje te cilen mendja e tij e kishte burgosur per ta rikujtuar ne nje cast te tille, per te bere ate moment me dramatik.- Eshte gje e mire qe do te transferohesh ne Viene. Atje ekzistojne menyra te reja trajtimi, metoda qe ne ketu as nuk i enderrojme. - nje shans mendoi Eriseldi, paska nje shans ndonese drita e asaj shprese ishte shume e zbehte dhe e larget.
- Mendon qe mund tja hedh?
- Shpresoj. Je i ri dhe ke jeten perpara... - Nuk mund te vdesesh kaq heret ishte vazhdimi i pathene i asaj fjalie mendoi.
Doktori vazhdoi te shpjegonte detaje te tjera, rreth rezultateve te analizave dhe metodave qe trajtimit. Diku mes atyre termave mjekesore dhe emrash te komplikuar medikamentesh ai humbi vemendjen e Eriseldit qe vetem pohonte me koke ndonese nuk ishte aspak i perqendruar. Kur ai me ne fund pushoi se foluri, Eriseldi e falenderoi dhe duke e pershendetur doli nga dera e asaj dhome mbytese. Shpresat e sa e sa te tjereve si une jane thyer ne ate dhome mendonte.- Si shkoi? - pyeti Arsela, me ate veshtrimin e ngrohte dhe meshirues. Zhvishe ate meshire nga syte e tu te bukur deshironte ti thoshte.
- Mos u bej nje nga ato mjeket qe perdor terma mjekesore aq abstrakte per te shpjeguar dicka. - e keshilloi ai duke i bere bisht pyetjes se saj. Vertete pyeste si shkoi? Ajo duhet te dinte me shume se ai, ajo dinte me shume rreth semundjeve se ai vete.
- Normal qe jo, nuk dua ti ve ne gjume. - tha ajo duke kaluar doren ne floket e saj te dendur.
- Mire. - dhe pasi u mendua vazhdoi - Shkoi mire.
Dolen ne ajrin e paster te asaj dite edhe me te ftohte se nje jave me pare. Nje dimer i acarte kishin parashikuar sinoptikanet.
Gerrmoi ne xhepin e palltos se tij te zeze per paketen e cigareve dhe xhakmakun e vogel. Kishte kohe qe nuk pinte me, por javen e fundit i ishte rikthyer qetesise qe te falte ajo vrastare e vogel e bardhe qe digjej mes gishtave te tij.
Ndezi cigaren dhe e thithi fort, duke burgosur tymin brenda mushekrive te tij. Duhani te vret, lexonte ne paketen e tij.
Kanceri po me vret, mendoi. Le te me vrase edhe katrani i zi.
Nuk kishte me asgje per te humbur, pervec jetes. Vetem per te fituar, caste kuptimplota.- Duhan? Seriozisht? A nuk e di qe... - filloi ti bente leksion Arsela, me ate pamjen kritikuese qe nuk zhdukej nga fytyra e saj.
- Nuk kam nevoje te sillesh si doktoresha ime, jo tani. Kam nevoje te jesh shoqja ime. - rrefeu ai.
- Por... - insistoi ajo dhe ai paturpesisht e nderpreu serisht.
- Te lutem. - te lutem mos me kritiko, te lutem buzeqesh dhe ndricoje serisht kete dite sketerre, te lutem me shtrengo edhe nje here doren si pak me pare, te lutem me dhuro nje cast, nje cast qetesie.
Aq shume gjera qe donte te thoshte, por u mjaftua me ate 'te lutem' te thjeshte...
Te lutem me kupto... Ndjente qe ajo mund ta kuptonte, ajo mund ta mbeshteste...
Te lutem ji shoqja ime. Te lutem...- Me fal! - peshperiti ajo. - E di si mund te ndihesh. - pastaj pas nje pauze vazhdoi, - ne fakt nuk e di, nuk kam si ta di, por dije qe une jam ketu, per cdo gje... - tha dhe buzeqeshi, me ne fund buzeqeshi mendoi Eriseldi qe pa e menduar gjate flaku tutje cigaren qe vazhdonte te digjej dhe e terhoqi ne krahet e tij.
Te lutem me perqafo edhe ti, deshironte ti lutej...
YOU ARE READING
Nje çast (shqip)
General FictionTe mesosh te jetosh ndonjehere eshte me e veshtire sec duket. Te jetosh vertete do te thote te hidhesh e sigurte ne te panjohuren dhe mos te lejosh asgje te te vere perfund. Nje jete, nje shans, pafundesisht mundesi...