XIX

1.2K 107 25
                                    

Me shume se gjithcka deshironte te humbiste nen batanijen e trashe qe mbulonte shtratin e saj te bute, te arratisej, nga njerezit dhe syte e tyre, edhe nga mendimet e poshtra , te infektuara me pjeseza te Frenklit, te dhimbjes se tradhetise se tij.
Ndoshta duhet ta kishte pritur, ndoshta lidhja e tyre nuk kishte funksionuar prej kohesh dhe ai kishte kerkuar ngrohtesine ne krahet e nje tjetre... Ndoshta ishte faji i saj, ndonese Arsela kishte dhene gjithcka ne ate lidhje, ne lidhjen e saj te pare. Ndoshta gjithckaja e saj ishte shume pak mendonte teksa ecte krah Eriseldit i cili kishte insistuar qe te dilnin.
Ndoshta ajri i ftohte i muzgut te qytetit ishte nje arratisje edhe me e mire sesa batanija mbytese ku tere mendimet e saj do te burgoseshin nen trashesine e saj per ti bere shoqeri tere nates.
Ndoshta ajri, ajo pafundesi grimcash te padukshme do te merrnin me vete tere dhimbjen e saj, per ta ngjitur lart, tek rete.. Ndoshta qielli do te ngrysej duke reflektuar, duke veshur ndjenjat e saj. Ndoshta do te bubullinte e vetetinte, ose ndoshta jo. Ndoshta natyra do te pergjumte cdo gje me ate qetesine e saj, ndoshta edhe natyra do te ishte e qete si vete Arsela.
E shtyre nga nje force e panjohur pak me pare, nje force aq ndryshe nga xhelozia, ndoshta nga forca qe thyente zemren e saj i ishte afruar Frenklit, e sigurte. Siguri qe ishte tretur kur syte e tij te surprizuar kishin ndeshur te sajat.
- Nuk eshte ashtu sic mendon, - kishte qene mbrojtja e tij, fjalia e pare qe ai version i percmueshem i Frenklit qe mendonte se aq mire e njihte i kishte thene.
- Me shpjego atehere, - kishte peshperitur ajo, jo ne kerkim te nje shpjegimi. Ajo cka kishte pare ishte mese e mjaftueshme, por deshironte te njihte me mire ate djale te huaj qe i frikesuar qendronte perballe saj.
- Une,ne... Ajo eshte nje kolege. Dhe po bisedonim per.... - fliste percartasi i zene ngushte ne ate cast. U ndje si mbreteresha ne nje fushe shahur, qe kercenonte edhe mbretin me nje levizje te thjeshte. MAT mendonte ajo, ose ndoshta Shah mat sepse asnje levizje e tij nuk mund ta shpetonte.
- Mos harxho fryme me shume Frenkli. Te lutem, nese nuk me ke respektuar deri tani, beje tani.
- Por mos dyshuesen tani dhe ti, ne vetem po... - sulmoi ai duke iu rikthyer atij Frenklit akuzues te gjithmonshem.
- Me the qe ishe ne pune. - i kujtoi Arsela.
- Se nuk doja te vija te shikoja si e dashura ime lepihej me ate te semurin. - shpertheu ai, duke mos permbajtur veten per nje cast perpara asaj vajze qe ndiqte shkembimin e tyre e habitur. Dhe ishte pikerisht ajo vajze qe vulosi gjithcka kur u cua me vrull nga tavolina duke shtyre karrigen e rende me zhurme.
- Je nje plehre. - iu hakerrye Frenklit perpara se te largohej stuhishem me shikimin plot urrejtje dhe lendim ne te njejten kohe. Ndoshta edhe ajo e donte, e donte ashtu si edhe Arsela. Ndoshta edhe ajo ushqente te njejtat ndjenja per ate djale qe nuk meritonte asgje.
- Mori fund Frenkli. - tha Arsela me zerin e saj te bute. As tradhetia e tij nuk kishte vrare butesine e saj, ende.
- Jo zemer, te lutem. Mos. Une te dua, okay? ishte nje gabim. Por mund te ulemi te flasim. - insistonte ai teksa ajo beri te kthehej drejt Eriseldit.

- Nuk ishte vetem faji im e di? Pse nuk shikon dhe veten ti perpara se te me drejtosh mua gishtin dhe... - ishin fjalet e tij te fundit qe degjoi. Frenkli po mundohej ti pasonte serisht topin ne ate loje ping pong qe kishin luajtur dhe ai gjithmone kishte fituar, por kete here jo. Kete here nuk mund te shenonte serisht sepse ajo nuk do pranonte te luante me.

*

Ndiqte hapin e Eriseldit, duke pershtatur ecjen e esaj me ate te sajen. Krijuan nje ritem, ritmi i tyre me te cilin vallezonin teksa ecnin. Asnje tjeter nuk mund te behej pjese e atij waltzi.
Heshtnin te dy, por heshtja mes tyre ishte e rehatshme. Ai nuk e shtynte te fliste, nuk kerkonte me ngulm te shembte muret e saj mbrojtese. Ai ishte i qete, dhe qetesia ishte ajo per te cilen kishte me shume nevoje ne ate moment kur thellesia shpirtit te saj ishin me te zhurmshem, pushtuar nga uragani i ndjenjave te keqija. Qetesi, ai i falte qetesine e shume deshiruar, dhe ajo heshtja ishte shpetimi i saj, ajo aureole qe mbante jasht tere boten e zhurmshme me negativitetin e tyre. Ato nuk mund te infektonin lidhjen e vecante te saj dhe Eriseldit. Nuk mund te shkaterronin e pergojonin ate cka nuk mund te shihnin dhe degjonin sepse shpirtrat e tyre komunikonin mes asaj heshtjeje.
- Ku po shkojme? - pyeti ajo me ne fund teksa vazhdonin te ecnin krah kafeve te qeta te zones se liceut.

- Jam ende ne kerkim te asaj kafes se vecante. - shpalli Eriseldi.
- Mendoj qe nuk do te gjesh asgje. A nuk mund te ulemi ketu, ja? - tha teksa tregonte me dore Sophien ne cepin e rruges.
- Nuk u lodhem kaq shume per kaq. - tha qetesisht ai. - Durim Arsela. - vazhdoi ai i buzeqeshur teksa perpinte me shikimin e tij cdo detaj te fytyres se saj fine dhe njekohesisht aq femijenore. Nuk deshironte ti lejonte nje palacoje te vidhte copeza te asaj femijerie te pafajshme qe ende jetonte brenda saj, ato copeza qe e benin Arselen magjike.
- Jam e sigurte qe me keto ritme nuk do te gjejme asgje deri neser ne mengjes nese jemi me fat. - vazhdoi ajo e lodhur. Deshironte vetem te ulej diku, ne nje ambjent te ngrohte e te perhumbej ne nje filxhan kapucinoje. Kafja, zgjidhja e gjithckaje ishte nje kafe, kapucino e mire. Ne djall vafte ajo teoria qe nje zemer e thyer mjekohet me alkol mendonte Arsela, e sigurte qe nje shishe Vodka ishte gjeja e fundit qe deshironte ne ate cast. Alkoli nuk ishte zgjidhja kishte menduar gjithmone ajo, por vetem fillimi i nje sere problemesh te tjera dhe i vinte per te qeshur sa here ne libra, filma, madje edhe shoqet e saj preferonin te terhiqnin nje shishe te qelte dhe ta rrekellenin si uje sa here ndaheshin nga ndonje i dashur, kur problemet dhe streset e jetes se perditshme i vendosnin perfund. Ndoshta ishte nje tradite cliche per te shfaqur dhimbjen, nje tradite qe Arsela nuk do ta perqafonte.
Ajo ishte me e forte se vajza qe zgjidhte te perhumbej ne boten e turbullt alkolike, por nuk ishte e forte mjaftueshem per ti thene JO nje kafeje te mire.

Ecen edhe ca perpara se ai te dorezohej dhe te pranonte deshtimin. Nuk ekzistonte nje vend i tille special ne Tirane shpalli ai perpara se te hynin ne nje kafe lagjeje, te boshatisur ndonese ambjenti ishte vertete i bukur. Askush nuk preferonte qetesine, ashkush pervec atyre te dyve. Kamarieri i pergjumur iu afrua pa pritur qe ata te rehatoheshin ne karriget e rehatshme dhe shumengjyreshe. Ne syte e tij ato duhet te ishin nje nga ato ciftet qe zgjidhnin te kalonin caste private me njeri tjetrin ne ambjentet e ndonje lokali te humbur, qe perhumbeshin ne puthjet e zjarrta duke harruar per syte e te tjereve mbi ta.
- Ka nje vend ne Viene. Nese ndonje dite do te vizitosh Vienen dhe nese une do jem gjalle, me gjej dhe do te te coj aty. - shpalli ai.
- Te thashe mos te perdoresh me fjali te tipit nese do jem gjalle apo do te vdes. - iu hakerrye Arsela. Si mundej te tallej me dicka aq serioze sa semundja e tij apo me dicka aq delikate dhe speciale sa te jetuarit.
- Me fal, me fal. - tha teska qeshte duke ngritur duart ne forme dorezimi dhe serisht heshtje.
Heshten teksa kamarieri vendosi pijet e tyre ne tavolinen e vogel mes tyre dhe heshten teksa ne qetesi shijonin kapucinot e ngrohta.
Ishte Eriseldi ai qe vendosi te fliste dhe jo me nje tjeter loje fjalesh apo nje nga ato bisedat e tyre siperfaqesore.
- Jam ketu nese deshiron te flasesh, - shprehu ai teksa me ngurrim preku doren e shtrire mbi tavoline te Arseles me te tijen. Ajo e terhoqi, e surprizuar nga ai veprim aq i thjeshte e miqesor i Eriseldit i cili me shikimin e tij i kerkoi ndjese.
- Faleminderit, por jo. - tha ajo teksa rekellente nje tjeter gllenke nga pija e ngrohte.
- Nuk vlen vetem per sot. - shtoi ai, i vendosur per mos te gerrmuar me thelle ne plaget e saj. Jo, nuk deshironte te arrinte shpirtin e saj nepermjet plageve te shkaktuara nga dikush tjeter. Deshironte te gjente rrugen e tij, nje rruge mbushur me petale trendafilash per te arritur ne lulen me speciale nga te tera, ne zemren e saj. Do te pastronte tere petalet e vyshkura te asaj luleje madheshtore, per ti lene vend atyre te njomave dhe te rejave per te lulezuar, ndoshta petale qe do te mbanin emrin e tij.
Arsela, vajza qe diten e pare ne dhomen e spitalit te Tiranes i ishte dukur si nje acaruese e pashoqe. Diten e dyte teksa futej me vonese ne klase nje e papergjegjshme si vajzat e tjera. Dhe me pas, para syve te tij ishte transformuar ne vajzen e kendshme, vajzen e embel. Vajzen e trishtuar ate nate kur grintej me dike ne telefon, ndoshta edhe pak te zhgenjyer. Vajza e turpshme kur ai e sulmonte me fjalet e tij. Vajza e dashur dhe te kujdesshme qe e kishte shoqeruar ne spital. Vajza e forte qe i kishte dhuaruar pak nga forca e saj per te perballuar pergjigjet e pakendshme te testeve te tij.
Ndersa tani, perballe tij nuk qendronte asnje prej atyre vajzave. Perballe tij qendronte Arsela e lenduar. E urrente vajzen me syte e erret dhe te vuajtur, ato sy qe kishin humbur shkelqeimin e tyre magjik pas perdeve te merzise e zhgenjimit.
Do ti griste ato perde i premtonte vetes, do ti copetonte ne mijera copa vetem qe te mund te shikonte serisht ate driten qe ato fshihnin.
Deshironte te ishte flaka qe do te ndizte serisht pishtarin e magjise se shpirtit te saj, edhe sikur te ishte gjeja e fundit qe bente ne jete.
Ndersa ne ate cast teksa qendronte perballe saj ne nje lokal te vogel, mbi te tera deshironte ta bente te buzeqeshte...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now