Futi ngadale celesin ne braven e deres se blinduar, dhe qetesisht e rrotulloi per ta hapur porten e rende te apartamentit te saj. Ishte vone, dhe ndonese ishte e sigurte qe e ema e priste ende 'zgjuar' ne kuzhine. Ne fakt, gjithmone do ta gjente te dremitur ne divanin e rehatshem te dhomes se ndenjes me televizorin e hapur me volumin e larte.
Ate nate u mundua te tregohej sa me delikate. Nuk deshironte qe ajo te zgjohej nga zhurma qe shpallte kthimin e saj ne shtepi. Nuk deshironte qe e ema te shikonte ne syte e saj ate trishtimin qe ndarja me Eriseldin kishte mbjelle atje. Jo sonte te pakten. Nuk ishte gati te fliste me te sepse e ema nuk do ta kuptonte. Ajo ende nuk dinte per ndarjen e saj me Frenklin, nuk dinte asgje per djaloshin e QSUT. Si mund ti shpjegonte qe ata lote qe kishin pushtuar syte e saj ishin sepse nje i panjohur me te cilin ajo ishte dashuruar do largohej te nesermen? Nuk mundej, nuk ishte gati prandaj e vendosur per te heshtur hyri tinezarisht ne shtepine e saj, si nje hajdute.
Po ecte ne maje te gishtave drejt dhomes se saj, duke luftuar lotet edhe per pak hapa deri kur e sigurte te strukej nen batanijen e rende dhe te qante, serisht mbi jastekun e saj, mikun e mire i cili thante lotet e Arseles pas cdo merzie; jasteku ende i njome nga lotet qe vetem nje nate me pare kishte derdhur per Frenklin.'Arsela' - u degjua zeri i pergjumur i se emes e cila qendronte ndenjur mbi divan duke ferkuar syte me qepallat e renduara. Beri sikur nuk e degjoi dhe vazhdoi te ecte drejt dhomes se saj ne fund te korridorit. - Arsela, hajde pak ketu mam. - perseriti ajo tani teksa cohej ne kembe.
Mori fryme thelle dhe e dorezuar u kthye nga e ema, por nuk ishte pergatitur per tu ndeshur me ate shikimin e saj zhbirilues, ai shikim qe mundohej te penetronte mendjen e saj per te zbuluar cdo sekret, a shikimi veshur me ate kritiken e dhimbshme qe e bente te ndihej fajtore ndonese faji i saj i vetem ishte dashuria, dashuria qe ndjente per Eriseldin dhe lendimi ende i fresket shkaktuar nga Frenkli.- Ku ishe Arsel? Ke dale qe ne mengjes dhe nuk je kujtuar njehere te vetme te me telefonosh. - kerkoi te dinte e ema.
- Kisha dale mami. - peshperiti ajo. - Harrova por tani jam ketu. Mos u bej merak.
- Kollaj te me thuash mos te behem merak se nuk ishe ti ne shtepi qe te telefononte pa pushim dhe zotrote nuk pergjigjej.
- Me fal. - tha ajo nen ze duke rikujtuar ato thirjet e humbura te se emes, dhe mesazhet qe nuk kishin marre pergjigje. Duhet ta kishte telefonuar teksa si femije bicikletonin (neologjizem i imi? :P nuk e di a ekziston kjo fjale vertete) me Eriseldin ne rruget e Tiranes. Zilja e telefonit ishte mbytur nga zhurmat e qytetit dhe qeshjet e tyre.
- Ku ishe? - pyeti serisht e ema.
- Dola. - perseriti Arsela qe asnjehere nuk kishte qene mjaftueshem e zonja per te genjyer, as ato genjeshtrat e vogla dhe te bardha, te pademshme.
- Me ke? - kerkoi te dinte mamaja e saj.
- Mam, jam e lodhur. - u justifikua ajo duke ulur syte ne dysheme. Ai veprim i saj, ajo fjali e thjeshte me te cilen aq shume ishte deshiruar ti jepte fund asaj bisede e tradhetoi duke zgjuar edhe me shume kuriozitetin e te emes. Kuriozitet qe vetem e verteta mund ta shuante.
- Ishe me Frenklin?
- Jo. - rrefeu.
- Me ke bridhje atehere? - mund te betohej qe toni i te emes u transformua. Nje oktave me i larte, pakez me i ashper, shume me i frikshem.
- Mam te lutem. Flasim neser. - iu lut Arsela me zerin qe i dridhej. Mos ma rrembe magjine e fundit te mbetur nga kjo nate ma, te lutem. deshironte ti pergjerohej.
- Flit zonjushe. Kur nuk ishe me te dashurin tend me ke ishe?
- Me nje shok. - rrefeu me lote ne sy Arsela gati per te pritur kriticizmat e saj.
- Ca shoku moj? C'eshte ky shok e nga na doli? - sulmoi e ema me pyetje. Ndihej me keq sec do ndihej pas nje tavoline komisiarati duke iu pergjigjur pyetjeve te policeve qe e akuzonin per ndonje vrasje.
- Nje shok te shkolles. - vazhdoi Arsela me fjalet e vjedhura prej saj nga insistimi i se emes qe nuk e linte te shkonte. Te emes qe nuk do ta linte te shkonte pa shtrydhur prej saj cdo te vertete.
- Shkolles?
- Jo tamam. Nje djale qe ishte i shtruar ne kardio tek praktika.
- Dhe qe kur ke filluar del me paciente? - pyeti me fytyren e zhgenjyer e ema teksa shkundte koken ne ate menyren qe bertiste 'S'me besohet cpo me degjojne veshet.'
- Do te te shpjegoj neser. Jo sot ma, jo sot. - dhe e dobet shpertheu ne lot perpara saj, perpara te emes qe harroi pyetjet e saj qe u treten ne kripen e atyre loteve qe njomen fytyren e te bijes dhe pa e menduar dy here e terhoqi ne nje perqafim nga ato qe vetem mamate dine te japin.
Perfaqimet e mamit dhe te Eriseldit jane vendi im i preferuar mendoi Arsela teksa u tret ne krahet e mamase qe i perkedhelte floket sic kishte bere sa e sa here kur ajo kishte qene evogel. Sic bente akoma kur flinin me njera tjetren. Sic bente sa here qe ajo ishte e merzitur, si tani.
U perhumb ne ate perqafim dhe ne kujtimet e saj te fundit me Eriseldin kur pak me pare me syte e perlotur me lotet qe si brilante zbukuronin cepat e syve te saj, kishte vrapuar drejt Eriseldit nje here te fundit per ti rrembyer nje puthje 'Mirupafshim'. Ndoshta nje puthje Lamtumire.
Kur do te te shikoj serisht? kishte deshiruar aq shume ta pyeste teksa ai e shtrengonte ne krahet e tij te formuar por kishte heshtur. Nuk deshironte ti shtonte merzise se tij ate te sajen. Nuk deshironte te infektonte Eriseldin e saj me frikerat e saj. Do ta humbisnin njeri tjetrin, ishte e sigurte. Ndoshta jo sot kur ti kthente kurrizin dhe te ngjitej ne shtepine e saj, ndoshta jo neser kur ai ta telefononte kur avioni i tij te arrinte ne Viene. Ndoshta jo pas nje muaji apo nje gjysem viti. Por nen efektin e rrjedhes se kohes dhe ftohtesise se distances do te harrohej edhe kujtimi i tyre.
Prandaj qante, por jo e trishtuar por e lumtur, sepse per nje here te vetme, e lire nga pesha e te qenurit vajza e permbajtur dhe gjithmone e matur, kishte bere ate cka zemra e saj e ndrojtur deshironte.
Kishte perqafuar dhe puthur Eriseldin dhe pas atyre veprimeve aq fizike, kishte pranuar dashurine qe ne menyre magjike kishte injektuar ne shpirtin e saj lumturine e cila me cdo rrahje zemre perhapej ne cdo cep te qenies se Arseles...Faleminderit Eriseld per gjithcka. kishin qene fjalet e saj te fundit drejtuar atij, fjalet e tyre te fundit.
YOU ARE READING
Nje çast (shqip)
General FictionTe mesosh te jetosh ndonjehere eshte me e veshtire sec duket. Te jetosh vertete do te thote te hidhesh e sigurte ne te panjohuren dhe mos te lejosh asgje te te vere perfund. Nje jete, nje shans, pafundesisht mundesi...