XXXIII

945 92 14
                                    

Qendronte ulur ne karrigen e bardhe te lekures, pas tavolines se madhe mbushur me librat mjekesore te mjekut qe pritej te vinte nga casti ne cast per ti shpjeguar gjithcka.
Shikonte detajet e asaj zyre me syrin e stervitur te nje arkitekti. Faqet e mureve ishin te ftohta dhe e bardha e akullt e tyre i kujtonte boren qe vazhdonte te binte butesisht per te zbukuruar qytetin e Vienes ne ate periudhe prag festash.
Mobiljet, po te bardha, e benin te ngjante ate dhome me nje nga ato 'qelite' ky kycnin te cmendurit. Kurre nuk e kishte kuptuar pse pavionet psikiatrike insistonin te perdornin te bardhen. Falte qetesi? Eriseldi ishte i sigurte qe me shume se paqe ajo ndjenje zbrazetire dhe pafundesie qe e bardhe te krijonte ngjallte frike.
U tremb nga alarmi i ores qe vogel qe qendronte ne tavolinen e mjekur, ore qe filloi te 'kendonte' kur ora shenoi 9. Qeshi sepse ne ate spital onkologjik te kenduarit ishte e fundit gje qe i shkonte nder mend, dhe ne te njejten kohe ne hollet e tij degjohej kudo ne sfond nje melodi klasike. Ndoshta Moxart ose Bethoven. Nuk deshironte te gabonte, nuk kishte qene kurre i apasionuar pas muzikes klasike, madje edhe pas qendrimit te gjate ne Viene nuk kishte mesuar te dashuronte simfonite e gjata dhe aq solemne.
I lodhur nga udhetimi dhe nga pritja terhoqi nje prej librave te trashe qe qendronin ne tavolinen e mjekut. Kapaku i rende prej lekure te zeze i asaj enciklopedie do te ishte pushtuar nga pluhuri nese do te qendronte ne tavolinen e mjekut shqiptar te Hygeas ishte i sigurte, por ne Viene ai koncept i pluhurit, atyre grimcave te vogla, ishte aq i huaj.
Lexoi shkronjat e arta qe qendisnin kopertinen e librit Bazat e Onkologjise Klinike dhe teksa e shfletonte kurioz dhe i etur te thithte sa me shume nga fjalite qe lexonte, mendonte per Arselen. E imagjinonte te zhytur ne leximin e nje libri te tille me floket e dendura qe i binin mbi fytyre. Imagjinonte ato levizjet e saj fine teksa mundohej te siguronte floket e saj me nje llastik qe mbante gjithmone rreth kycit te saj, me pas gishtat e holle qe luanin dhe terhiqnin njeri tjetrin teksa e perqendruar mesonte. E adhurueshme ishte i vetmi epitet qe mund te pershkruante cdo gje te saj.
- Zoti Eriseld? - degjoi zerin e ashper te mjekut pas vetes dhe instiktivisht u kthye per tu ndeshur me syte blu te akullt te atij mezoburri austriak i cili i kishte zgjatur doren teksa i ofronte nje tjeter buzeqeshje te rreme. Nje epidemi buzeqeshjes te tilla duhet te kishte rene ne spitalin e Vienes konkludoi.
- Po doktor. - iu pergjigj Eriseldi teksa cikte doren e ftohte e te lagesht te mjekut me te tijen. Burri eci drejt karriges se madhe qe qendronte ne anen tjeter te tavolines dhe teksa ulej, syte nuk i shqiteshin librit qe Eriseldi shfetonte. Ndoshta ndihej i ofenduar qe ai kishte guxuar te prekte nje prej 'pronave' te tij prandaj Eriseldi butesisht mbylli kapakun e rende per ta rivendosur librin ne pirgun e madh ne cep te tavolines mbi vellain e tij, nje tjeter vellim i trashe.
- Eshte nje nga tekstet me te plota dhe te mira mjekesore ne fushen tone. - shpjegoi mjeku shikimi i te cilit tashme ishte ngulitur mbi Eriseldin.
- Me falni, thjesht po shfletoja. - u justifikuar Eriseldi.
- Ska gje. Te kesh interes eshte dicka e mire. Shume te rinj e kane humbur kete veti se fundmi teksa lundrojne ne facebook apo rrjete te tjera sociale ne telefonat e tyre. - dhe duke u kujtuar per keto te fundit nxorri iPhone e tij te madh nga xhepi i perpareses se bardhe te mire hekurosur.
- Gjithsesi, mendoj qe eshte e kote te zgjatemi ne bisedia te vogla. - vazhdoi mjeku duke rimarre ate pamjen e serte qe vetem mjeket dinin ta vishnin me aq profesionalizem. - Mendoj se edhe ti do te dish me shume. Ne fund te fundit jemi ketu per te diskutuar rreth opsioneve te trajtimit tend. Une dhe koleget e mi, me te miret ne fushen e tumoreve te indeve te buta, kemi studiuar dosjen tende, te tere analizat dhe pergjigjet e ekzaminimeve qe na keni derguar. Nuk dua te genjej dhe nje shprese e rreme sot te me godase mua personalisht si nje boomerang neser, situata nuk eshte e lehte. Por, dhe e theksoj, fatmiresisht mjekesia e sotme nuk eshte me e njejta si disa vite me pare kur nje kancer i tille ishte baraz me nje denim me vdekje. Ka opsione qe ne duam ti provojme, do ti provojme. Prandaj pasi te te shpjegoj gjithcka dua konsentin tend dhe te prinderve te tu. Jam i qarte?  - pyeti per tu siguruar qe Eriseldi e ndiqte dhe ky i fundit vetem pohoi lehtesisht me koke.
- Atehere, masa eshte relativisht e madhe dhe aktive, kete e percaktojme nga vaskularizimi i shumte i saj, furnizimi me gjak, - shpjegoi me pas me gjuhe me te thjeshte popullore dhe Eriseldi vetem i buzeqeshi lehte. - Gjithashtu prognoza perkeqesohet nga fakti qe tumori eshte perhapur, dhe pikerisht kjo perhapje te ka shkaktuar simptomat kardiake duke te dhene dhimbjen e gjoksit dhe veshtiresine ne frymemarrje qe ti referon. Kemi arritur te lokalizojme masen primare me lokalizim ne hapsiren e barkut, fatmiresisht pa infiltrime direkte ne organet e rendesishme abdominale si melcia apo pankreasi. Nuk mund te intervenojme menjehere, per shkak se sic thashe pak me pare kemi nje semundje aktive dhe mund te riskonim jeten tende, por ka opsione kemioterapie. Nje rregjim prej 6 ciklesh me frekuence cdo 21 dite. Preparatet e sotme jane me pak toksise por kjo nuk do te thote qe nuk do prekesh nga simptomat klasike te kemios: dobesi, keputje, risk per infeksione te shpeshta per shkak te renies se imunitetit, renja e flokeve ndodh ne disa paciente. - rreshtoi duke folur ngadale me pauza mes efekteve te ndryshme per tu siguruar qe Eriseldi kuptonte.

- E di, kam lexuar. - e informoi Eriseldi.
- Atehere mendoj qe ke lexuar edhe rreth efekteve seksuale. Mund te shkaktoje impotence, madje edhe infertilitet ne shumicen e meshkujve. Ndonese jo te perhershme por riksu eshte real.

- Po, e kam lexuar edhe kete. - shpalli Eriseldi.

- Nese nuk funksionon, mund te vazhdojme me nje kombinim me radioterapi lokale. Dhe nese arrijme te frenojme aktivitetin e mases dhe te zvogelojme pak permasat e saj, hapi tjeter eshte kirurgjia. Por kete do ta leme per nje cast te dyte. - konkludoi mjeku.

- Mund te me drejtoni cdo pyetje rreth paqartesive te mundshme. - ofroi ai. - Kolegu im po i shpjegon te njejten gje mamase tuaj, por fillimisht eshte konsenti juaj zoteri ai qe na nevojitet dhe mund te fillojme menjehere.

- Ku do te firmos? - ishte e vetmja pyetje e Eriseldit. Ne dreq te venin renia e imunitetit dhe nje apo dy te ftohura qe mund te kalonte, edhe floket e tij te dendur qe do te rriteshin serisht. Do te duronte edhe te vjellat e sikletshme madje edhe efektet e tjera pakez shqetesuese per tere meshkujt. Do te duronte gjithcka per te jetuar....

*
Po pyeste nje mezoburre rreth shqetesimeve te tij qe e kishin sjelle ne spital kur me ne fund ndjeu telefonin qe dridhej ne forme proteste per te terhequr vemendjen e saj brenda xhepit te perpareses se bardhe. Kerkoi ndjese, madje e cliruar qe me ne fund arriti te largohej prej atij zoterie qe insistonte te tregonte me shume rreth fshatit te tij, bagetise dhe te ankohej per politiken dhe qeverine sesa shpjegonte rreth hipertensionit qe e kishte shtruar ne spital.
Vrapo jashte dhomes se vogel, madje u arratis dhe nga pavioni i tejmbushur ku valet e telefonit vinin dhe iknin. Ishte Eriseldi. U pergjigj me nje fryme, Alo-ja e saj ishte pakez me entuziaste sec kishte deshiruar edhe ajo vete te ishte. por kishte pritur me padurim per te degjuar dicka prej tij, per te degjuar zerin e tij te embel qe e mbushte me gezim.
- Arsela... - degjoi zerin e tij ne ane tjetjer qe perkedhelte emrin e saj teksa  e peshperiste aq butesisht.
- Si je? - pyeti ajo me zerin qe i dridhej. Ishte e emocionuar, e emocionuar si heren e pare qe ai preku doren e saj apo si mbremjen e djeshme kur buzet e tij ciken ato te sajat.
- Do isha me mire nese do te ishe ketu me mua. - shpalli ai. - Erdhi nje infermiere pak me pare per te me matur tensionin dhe per te me marre analizat. - rrefeu ai. - Dhe gjate tere kohes lutesha si nje i cmendur qe te ishte ti ajo qe hynte ne dhomen time zhurmshem sic vetem ti di te besh. Mund te me intervistosh sa te duash, mjafton qe te ishe ketu.
- Haha je i sigurte qe nuk do lodheshe nga pyetjet e mia acaruese mjekesore? - e vuri ne loje ajo.
- Asnjehere. Vetem se do te te kerkoja te mos qeshesh me pamjen time.
- Pamjen tende?
- Po, me kane dhene nje fustanelle per te veshur, nje nga ato rrobat e spitaleve qe keto insistojne ti veshin te tere pacienteve.  Ndihem si nje i bere synet. - tha ai dhe Arsela e imagjoi Eriseldin e saj aq mashkullor veshur ne nje kemishe te bardhe te gjate. Nuk mundi te mos shperthente ne te qeshura dhe ai beri te njejten gje.

Permblodhi me fjalet te thjeshta ato qe i kishte thene mjeku pasi deshtoi teksa ne fillim mudnohej te fliste me terma shkencore. Dorezohem kishte shpallur me ne fund, nuk do te mundem kurre te memorizoj ate gjuhen tuaj mjekesore qe me duket aq aliene kishte thene ai duke qeshur.
Chemio, operacion... Arsela degjonte dhe gjate tere kohes deshironte aq shume qe te ishte prane tij, te shtrengonte doren e tij me te sajen per ti dhuruar pakez nga ajo forca e saj. Dhe bashke me forcen edhe tere dashurine e saj. Me mungon,  deshironte ti thoshte por e ndrojtur heshti vetem per te pohuar me pas kur ai me ate sigurine e tij dhe zerin e embel mashkullor i tha te njejten gje.

Te dua peshperiti ai dhe ato fjale e mbushen me jete. Edhe une u pergjigj Arsela teksa nxitonte per ne klasen e vogel ku profesori kishte lajmeruar qe do mblidheshin. Dhe pas shume 'mirupafshim' te zbrazeta ishte ajo qe mbylli telefonin kur pa profesorin qe u fut ne klasen e vogel. Per here te pare ne jeten e saj futej ne mesim pas tij... Por per Eriseldin ia vlente, per Eriseldin ishte e gatshme te sakrifikonte edhe me shume...

Nje çast (shqip)Where stories live. Discover now