Ecte ngadale drejt qendres se qytetit me qetesine qe te qenurit ne kohe i jepte. Shtrengonte canten, nje refleks i fituar nga udhetimet mengjesore me autobuz drejt shkolles dhe fshihte buzet dhe hunden pas shallit te trashe me te cilin ishte mbeshtjelle.
Kur kaloi rrugen prane pesembethjetekateshit per te vazhduar ecjen drejt pallatit te kultures, arriti te dallonte silueten e Eriseldit ne distance. Qendronte perpara Adrionit, veshur me te zeza. Ato rroba te erreta kontrastonin ate dite dimerore ku dielli shkelqente i ftohte ne qiellin e veshur me ate vellon e kalter te qendisur me ndonje re te bardhe kalimtare. Shtrengonte ne dore nje liber dhe here pas here shikonte ekranin e telefonit te tij.
Nxitoi hapin per tiu afruar ndonese ajo nuk ishte aspak vone, ishte Eriseldi ai qe ishte gjithmone heret.
Kur vetem pak hapa e ndanin prej tij, Eriseldi u kthye drejt Arseles dhe buzeqeshi embelsisht, nje buzeqeshje qe Arsela e kishte harruar, ndonese kishin qene pikerisht buzeqeshjet e tilla qe startonin ditet e saj. Ajo i buzeqeshte njerezve qe hakerreheshin kur ajo i kalonte prane dhe padashur canta e saj mund te prekte krahun e tyre, i buzeqeshte edhe fatorinove gjithmone te nervozuar e harbute te autobusit, pershendeste me nje buzeqeshje rojen e shkolles qe niste cdo dite turivarur edhe sanitareve qe me fshesen ne dore e shikonin shtrembur. Ndersa ate mengjes, ate mengjes ishte Eriseldi ai qe rizgjoi buzeqeshjen brenda saj dhe jo e ema, jo pastruesja e pallatit dhe as xhaxhi Rizai qe qendronte ulur ne shkallet e marketit te tij te vogel duke ftuar komshinjte e lagjes te blinin buken, qumeshtin apo produkte te tjera tek ai.
- Miremengjes, - peshperiti Arsela.
- Erdhe. - ia ktheu ai. Erdha mendoi ajo, Erdha edhe pse me shume se gjithcka deshiroja te vazhdoja ate internimin tim pas batanijes se rende, erdha edhe pse nuk deshiroja te ngrihesha nga shtrati im i ngrohte; Erdha, por tani cfare?
- Mendova te hanim ndonje gje bashke, mengjes nese nuk ke ngrene, ndonje embelsire? - propozoi Eriseldi i entuziasmuar. Arsela pohoi ndonese nuk deshironte te hante asgje.
- Dhe kemi nje liber per te analizuar. - i kujtoi ai.
Po libri, arsyeja e ketij takimi eshte libri mendonte ajo ndonese ajo pjeseza rebele e vetes i kujtonte qe ishte ajo vete qe kishte vendosur ate liber si kriterin e atij takimi. Pse pikerisht ate liber as vete nuk e dinte, por kur ai i kishte kerkuar qe ajo ti rekomandonte nje tjeter romance, kishte qene pikerisht ai libri i pare qe i kishte ardhur nder mend. Ndonese ngaqe tere njohja e tyre kishte mbi te ate daten e skadences, daten e dites ne te cilen ai do te largohej per ne Viene dhe ajo do ti rikthehej perditshmerise se saj pa Eriseldin ne te, tanime edhe pa Frenklin. Do ti rikthehej monotonise, ndonese kjo do te ishte nje monotoni e huaj.
Libri i kujtoi vetes teksa humbiste ne ato skutat e mendimeve te njepasnjeshme si ne rrugica gjarperuese. Pse pikerisht ate liber? Ndonese sepse deshironte qe teksa ai lexonte te mendonte per te, te mendonte per Arselen dhe ne mendjen e tij te lindte deshira per ta ritakuar, nje dite...*
Qendronin ulur, serisht perballe njeri tjetrit, ne nje kafe te kryeqytetit fshehur ne nje cep te rruges se Liceut. Sa do deshironte qe ndryshe nga nje nate me pare, ndryshe nga cdo takim i tyre, ajo te flakte tutje ato rezervat e saj, ato dyshimet dhe te shembte ato muret qe kishte filluar te ndertonte rreth zemres se saj, te harronte lendimin dhe ta perqafonte. Te hidhej ne krahet e tij, ose jo, te hidhte krahet e saj rreth Eriseldit per ta perpire ne nje perqafim per te cilin aq shume kishte nevoje.
Nje mendim kaq egoist, prandaj edhe nuk do ti kerkonte dicka te tille, nuk do ta shtynte te hidhej ne krahet e tij kur ato nuk do te ishin me aty te nesermen, nuk do ti kerkonte qe ajo ti dhuronte ngrohtesine e saj sepse e nesermja, kur te largohej, do te ishte dita me e ftohte e jetes se tij.
Gjate rruges, teksa ecnin krahe njeri tjetrit ne trotuaret e gjere te bulevardit kishte luftuar ate deshiren e pamase per te gjetur doren e saj te brishte, per ta shtrenguar ne te tijen dhe per mos ta leshuar per asnje cast. Edhe ne ate moment, teksa ajo luante me gishtat e saj te gjate mbi tavoline, teksa rrotullonte filxhanin e vogel te kafese ne pritje te brioshit qe kishte porositur, me shume se gjithcka deshironte te zgjaste doren e tij te fshehur nen tavoline per te shtrenguar ate te sajen. Por serisht luftoi, me veten.
- Si ti duk libri? - pyeti me ne fund ajo pas tere atyre bisedave te vogla qe kishin bere deri ne ate cast.
- I lezetshem, ne ate jo realitetin e tij. - ia ktheu ai. - Nje vit, nje vit eshte nje kohe shume egjate per mos te harruar dike.
- Po, por kur ke kuriozitetin dhe ato kujtimet e nje dite... - u hodh ajo ne mbrojtje te personazheve kryesore si te ishin dy persona reale qe kerkonin mbrojtjen e saj. Eriseldi deshironte te qeshte me ate pasionin me te cilin ajo perhumbej ne boten e librave romantike, historite e te cilave ndoshta i kishte kerkuar edhe ne boten reale aty ku ato nuk ekzistonin. I kishte kerkuar ne krahet e Frenklit i cili vetem nje dite me pare e kishte zhgenjyer.
- Gjerat mund te ndryshojne ne nje cast. Vetem nje cast mund te ndryshoje gjithcka. Jo me nje vit qe perbehet nga nje pafundesi castesh te tilla. - i kujtoi ai.Nje cast i tille kishte ndryshuar edhe jeten e tij. Nje cast ne te cilen gjate nje ndeshjeje kalceto me shoket e tij te gjimnazit zemra e tij ishte dorezuar dhe ai ishte rrezuar ne toke.
Duhej vetem nje sekond, nje cast per te shqiptuar fjalen kancer, emrin e atij armiku qe tashme mbarte freret e jetes se tij.
Ne nje cast nje qelize e tij kishte vendosur te rebelohej, te transformohej dhe kishte qene ai tranformim vulosesi i gjithckaje. I fatit te tij, i dhimbjes se te emes teksa ate mengjes ishte rrezuar e perlotur ne toke perpara kembeve te te birit kur ky i fundit i kishte rrefyer per semundjen e tij, per prognozen e keqe te saj duke mos i fshehur per asnje cast ate mundesi te frikshme qe ishte vdekja, nje tjeter cast i vetem qe ndryshonte gjithcka...
Por jo gjithcka ishte e keqe ne ate rrjedhe castesh, kishte dhe nga ato qe i perkisnin Arseles dhe ajo ishte nje dhurate mes tere atij hidherimi. Ajo ishte rrezja e drites qe gervishte, rripte ate pelerinen e erret qe jeta i kishte hedhur persiper, ajo ishte rrezja drita e se ciles kishte filluar te zbehej nje dite me pare sepse nje i pafytyre kishte thyer zemren e saj te bukur. Ajo ishte casti i tij i bukur prej te cilit nuk deshironte te hiqte dore, ai casti qe deshironte ta zgjaste ne pafundesi...
- Kaq pesimist Eriseld. - u hodh Arsela. - Mendoj qe jeta ka mjaft vend per pesimizem, mund ti lejojme vetes te perhumbemi ne historite e bukura optimiste te librave per pak caste. Ato ia dolen dhe ndonese e di qe ne jeten reale askush nuk do ti mbijetonte distances, kohes per nje cast kur perfundova ate liber ishte e bukur te mendoja qe dicka e tille ishte e realizueshme. Qe jo cdo sfide me distancen duhet te ishte domosdoshmerisht e humbur qe ne fillim. - tha ajo teksa shikonte filxhanin tashme bosh te kafes se saj. Ne do ti mbijetonim distances dhe kohes Arsele, nese une i mbijetoj kancerit. Kam besim qe ne do te ishim ai perjashtimi, ai rasti nje ne njemilione per te cilen shkruhen libra dhe behen filma. - deshironte ti rrefente i sigurte, ti premtonte por nuk mund ti bente asnje premtim asaj, per sa kohe nuk mund ti premtonte asgje as vetes, persa kohe ishte i humbur ne ato thellesite e padijes, e pasigurise dhe te mijerapyetjeve qe e mundonin 'A do tia dilte valle? A do te jetonte?'- Te kam sjelle edhe une nje liber kete here, - i tha dhe nxorri nga poshte tavolines librin e tij, ate liber qe gjate tere rruges kishte shtrenguar ne dore duke u munduar ta fshihte nga syte e saj kurioze.
- Cfare libri? - kerkoi te dinte ajo e buzeqeshur si nje femije cokollatat e te ciles ishin librat.
Zgjati librin e tij drejt saj kete dhe ajo e mori ne duar plot delikatese, sikur ai do te shperbehej ne mijera flete nen prekjen e saj.
- Shakaja? - lexoi ai.
- Une i lexova librat e tu, tani eshte rradha jote qe te lexosh timin.Dhe do gjesh ne ato faqe nje shprehje qe do te te pelqeje shume. - i premtou ai duke ju referuar asaj te fjalise se thjeshte qe i referohej optimizmit si opiumi i njerezve, ajo shprehje te cilen e kishte perdorur si nje mburoje ne ditet e para te qendrimit te tij ne ate dhome te piset spitali.
- Faleminderit, - tha ajo serisht e buzeqeshur teksa shtrengonte librin prane gjoksit te saj ashtu sic Eriseldo do deshironte te shtrengohej prej Arseles.
Me perqafo mua Arsele, - deshironte ti lutej, - mua qe marr fryme dhe ndjej dhe jo ate send, ate liber. Me perqafo dhe puth shpirtin tim me butesine e tendit, me infekto me optimizmin tend te dikurshem. Me puth sepse nuk i trembem as ftohtesise se merzise se mbremshme qe te ka pushtuar, madje puthe shpirtin tim me buzet e ftohta te hidherimit dhe zhgenjimit se te premtoj qe do ti tres me ngrohtesine e zemres sime qe deshiron me shume se gjithcka te vazhdoje te rrahe. Per jeten, per cdo gje te bukur ne bote, per ty...
CZYTASZ
Nje çast (shqip)
General FictionTe mesosh te jetosh ndonjehere eshte me e veshtire sec duket. Te jetosh vertete do te thote te hidhesh e sigurte ne te panjohuren dhe mos te lejosh asgje te te vere perfund. Nje jete, nje shans, pafundesisht mundesi...