'Tiii' thirri Xhoi
I panjohuri po i shihte me syte e tij te bukur por qe nga ajo bluja e bukur e detit ishin kthyer ne blu te erret nga zemerimi ndoshta.'Pikerisht une'foli qetesisht i panjohuri'Me fal qe po ju pyes ee por a behen keto skena aspak etike para mesuesit?'
'Mesuesi?!!'ishte Kejsi ajo qe foli kete rradhe pasi u ngrit nga preheri i Xhoit dhe tani ishte perballe te panjohurit qe mesa duket ishte mesuesi.Ky do te ishte nje vit mjaaaft interesant per Kejsin.
'Dhe une mendova qe ty te kishte ngrene macja gjuhen para nje ore'foli gjithe ironi ai'Me behet qefi qe nuk ishte ashtu si mendoja'beri nje nga ato buzeqeshjet e tij flirtuese.Ai mund te ishte perfeksioni vet por Kejsit po i ngrinte nervat ne maksimum dhe kjo dukej dhe nga fytyra e saj e cila ishte bere e kuqe flake.Ajo nuk u pergjigj por thjesht u ul ne karrigen e vet pa i hedhur as me te voglin shikim atij. Gjithe klasa po e ndiqte me kureshtje debatin e tyre dhe ishin te cuditur pasi asnje nuk ia kishte mbyllur gojen Kejsit me pare. Kishte dhe nga ato vajza te cilave i ishin bere syte zemra nga mesuesi i ri dhe nuk kishin degjuar asnje pjese bisede por vetem veshtronin ate.
'Ne rregull ateher.Shpresoj te jemi sqaruar dhe mos kemi keqkuptime te tilla perseri'ai u largua per tu pozicionuar ne krye te klases'Une jam Noel Anderson dhe do jem zevendesuesi i Z.Jared per gjate gjithe vitit shkollor.Kjo eshte puna ime e pare pas perfundimit te universitetit keshtu qe sdo ia kaloni dhe aq keq me mua.Duke qene se sapo kam dal nga bangat e shkolles dhe vet i kuptoj shume mire problemet e studenteve pasi jo me vone se vjet kam qene dhe vet nje i tille. Kaq kisha une per te thene.Besoj se do ishte mire te fillonim mesimin tani,por nese keni pyetje mund te vazhdoni pa ndrojtje.'perfundoi fjalimin e tij ai.Priti dhe pak e kur pa se asnje nuk kishte pyetja mori ne duar regjistrin dhe filloi te bente apelin.Sa here thoshte nje emer vajze ne klase degjoheshin 'ketu-te' me flirtuese qe Kejsi kishte degjuar ndonjehere dhe kjo po ia shpifte.Ok ai eshte i mire por eshte nje arrogant qe ti bene nervat kacurrel.Kishte rene ne mendime kur degjoi emrin e saj te dilte nga buzet e tij
'Kejsi Jonas'
'Ketu'ngriti doren lehtesisht ajo pa e vene re fare shikimin e tij kur e pa se kush ishte
'Pra ti qenke Kejsi'tha me nje buzeqeshje te lehte ai
'Dora vete'tha ajo pa i shkeputur syte nga dora e Xhoit e cila ishte mbledhur grusht e fytyra e tij qe dukej sikur do shperthente nga momenti ne moment.Noel perfundoj me apelin dhe filloi te shpjegonte mesimin.Matematika nuk kishte qene asnjehere e preferuara e Kejsit,perkundrazi e urrente aq shume ate lende por sec kishte dicka ne menyren sesi ai shpjegonte qe po e terhiqte.Ndoshta ishte zeri i tij terheqes ose ndoshta shikimi i tij qe nuk e la per asnje moment fytyren e Kejsit.Mesimi mbaroi dhe kur Noel u largua nxenesit filluan te dilnin me rradhe pas tij.Kejsi hodhi canten ne sup dhe sapo ishte duke dale Xhoi e terhoqi drejt vetes.
'Zemra ime do shifemi tek ndeshja tani?Une duhet te nxitoj pasi kemi per te bere pak stervitje pergatitore.'foli ai dhe e ngjeshi ate pas trupit te tij muskuloz e i puthi lehtesisht koken.
'Patjeter sdo e humbisja per asgje'tha ajo e ai u largua me nxitim drejt dhomave te zhveshjeve.Ishte duke u drejtuar drejt shkalleve te stadiumit ku do takonte dhe Kristin por nje ze e ndaloi.
'Zonjusha Jonas,fatkeqesisht sot nuk do e shihni ndeshjen pasi ju presin me padurim tek salla e denimit'u kthye ne drejtimin nga vinte zeri dhe e pa Z.Long me nje shikim te ashper
'Me duket se po talleni.Eshte ndeshja me e rendesishme e vitit nuk mund ta humbas per asgje'
'Epo duhet ta kishit menduar me perpara kete'buzeqeshi ai shkurtabiqi i ndyre
'Te q...'u nderpre nga fytyra e vrenjtur e burrit te urryeshem qe qendronte para saj.
'Kujdes me fjalorin Kejsi.Te dy e dime qe nuk te leverdis aspak nje denim i trefishte.'
YOU ARE READING
Mision i pamundur
RomanceAjo eshte e bukur,e zgjuar,e pasur,arrogante. Ajo kishte gjirhcka qe deshironte;nje te dashur perfekt,familjen perfekte,dhe gjithe shkollen ne kembet e saj. Kejsi kishte jeten qe cdokush do e deshironte deri ne momentin qe ne shkollen e saj vjen nje...