Por ai nuk e ktheu koken pas. U nis drejt nje makine te bardhe dhe fluturimthi u largua jashte deres se madhe te hekurt te universitetit.
*************************
Asnje ore mesimi nuk i kishte kushtuar vemendje. Priste me padurim fundin e ores se 4 e cila do e permbyllte dhe kete dite te lodhshme mesimore. Donte patjeter te fliste me Noelin per ceshtjen e Danielit. Duhet te gjente nje menyre kontakti per ti kerkuar falje. Fatkeqesisht ate dite nuk kishte patur mesim me Noelin dhe per kete arsye nuk kishte folur fare me te.
Minuta e shumepritur erdhi dhe pedagogu i dha fund asaj morie fjalesh qe per Kejsin ate dite nuk ishin gje tjeter vecse fjale e fjali te pakuptimta. Doli me nxitim ne oborr dhe u drejtua per nga parkingu duke kerkuar makinen e Noelit me sy me shpresen qe ai do ishte ende ne kampus. Disa vende tutje makines se saj e pikasi dhe me nxitim u mbeshtet pas saj. Disa minuta me vone ndjeu aromen karakteristike te parfumit te tij.
"O shyqyr zotit erdhe..."
"Po me prisje me padurim? Kejs ca po ben ketu ... do na hapesh telashe po na pane."
"Nuk do te marr shume kohe te betohem. Doja vetem te me ndihmosh te kontaktoj me Danielin. Ai mendon se e perdora."
"Pse nuk e perdore?"filloi te fliste me kunja ai.
"Jo edhe ti tani ... Nuk e di cpata. Me erresoi syte inati e urrejta.
"Dreq"shau nen ze Kejsi."Te lutem profesor. Eshte hera e dyte qe nuk ma pranoni detyren. Me trego cfare gabimi kam bere."
"Kejs ... cfare p-?"
"Noel ... me falni e degjova padashje biseden tuaj."dekani u afrua dhe i hodhi doren rreth supeve Noelit."Kejsi eshte nje nga studentet me te mira. E di qe po beni punen tuaj dhe nuk favorizoni student por tregohuni me tolerant,ju lutem."
"Patjeter zoteri ... ma sill dhe njehere ne zyre detyren ta rishqyjtoj."
"Faleminderit profesor ... dhe ju Z.Clifford."
"Me behet qejfi qe ndihmova."dhe me aq u largua.
"Shpetuam per nje fije."
"He pra do me ndihmosh?"
"Do vij te te marr ne oren 7 para shtepise tende,bukuroshe."
"Ohh shyqyr qe te kam. Shifemii"filloi te vraponte drejt makines.
Kishte shume gjera per te bere para se te takonte Noelin; te perfundonte projektin,te conte Alisen ne festen e ditelindjes se shoqes se ngushte dhe me e rendesishmja te pergatiste fjalimin qe do mbante para Danielit. Ai duhet ta falte.
***************************
Kishte 1 ore qe qendronte para kompjuterit me fletet e perhapura ne tavoline dhe i dukej sikur spo nxirrte asgje ne drite. Ai projekt po ia hante shpirtin.
"Kejsi zemer mund te hyj?"u degjua pas deres pas disa trokitjeve.
"Hyr."
Mamaja u fut ne dhome e u ul ne fund te krevatit dhe po e veshtronte ngultazi ate.
"Cfare po ben?"
"Nje projekt."
"Si je?"
"Me mire ska ku te shkoj. Pse pyet?"
"Nuk dua ta permend por a je me te vertet mire? Dua te them pas ndarjes?"
"Po pse mos te jem?"
"Nuk po e zgjas me atehere. Si thua dalim sot une dhe ti? Si ne kohet e vjetra?"
"Mund ta shtyjm per neser? Me duhet te shkoj diku ne 7."
"A mund te te pyes se ku?"
"Nuk do takohem me Xhoin pa merak."
"Nuk doja te thoja ate."
"Kam nje pune urgjente. Dalim neser ma,te premtoj."
"Mire zemer."iu afrua dhe i dha nje puthje ne balle."Alis po behet gati. Do e percjellesh ti per ne feste?"
"Po."
"Nese do mund te shkoj une. Ti e di se ne shtepine e kujt organizohet festa."
"Ska rendesi. Ai me siguri nuk do jete fare ne shtepi. I urren festat qe organizon motra e tij. 'Festat me suko te liliputeve'i quante"buzeqeshi nga ky kujtim por ajo buzeqeshje u shua menjehere."Do shkoj une ma mos u bej merak."
Ajo u largua dhe kur degjoi perplasjen e lehte te deres iu kthye projektit. Nuk kishte dhe shume kohe keshtuqe u mundua te perqendrohej.
**************************
"Kejs,nisemi jemi vone."u fut Alis me nxitim ne dhome.
Pa e ngritur koken nga fleta ku po shkruante ajo pohoi me koke."Te kam thene te trokasesh. Dil dhe provoje perseri."
"O Kejs jam vone."
"Dil ose sdo shkosh fare."
Trokitje u degjuan ne dere dhe pasi degjoi ate "po" e mekur te Kejsit ajo u fut serish me vrull.
"Ngrihu tani."
"Me prit poshte sa te nderroj veshjen."
Doli duke vrapuar neper shkalle. U ngrit me pertes nga tryeza e studimit dhe iu afrua deres se dollapit. Nxorri me nxitim xhinset e shkurtra te preferuara dhe nje bluze te thjesht te bardhe. Donte te dukej seksi por ne te njejten kohe sikur nuk ishte munduar fare. Nese Xhoi do ishte ne shtepi duhet ta shihte ckishte humbur. Zbriti me nxitim shkallet dhe pasi mori celesin nga varsja e celsave prane deres doli dhe u perball me nje Alis te vrenjtur.
"Te thashe te mos vonoheshe."
"Qetesohu picirruke. Deshtaket shkojne te parat neper festa,e di apo jo?"
"Nisu Kejs."
******************************
Ndaloi perball shtepise se madhe te Xhoit. Muzika e larte buciste nga bokset e vendosura ne cdo cep te shtepise. Pa rreth e rrotull por skishte asnje shenje te tij,vetem adoleshente me pucrra e floke te lepira,vajza me bishtaleca e fustane shumengjyresh.
"Ia kalofsh bukur. Ik tani."
"Mami i Leas me tha qe te shkoje ta takoje se e kishte marr malli per ty."
"O Alis seriozisht e ke? E di situaten time ti apo jo? U ndava me Xhoin. Mos me ve ne siklet."
"Hajde mos me nxirr genjeshtare."
"Thuaj qe te solli mami jo une."
"Teper vone."tregoi me gisht ne drejtim te mamase se Xhoit qe po buzeqeshte. Tani ajo skishte me shpetim. I buzeqeshi,doli nga makina dhe iu afrua.
"O zemer sa me kishte marr malli. Pse nuk ke ardhur te na vizitosh?"
"Nuk e dini?"
"Cfare duhet te di?"fytyra e saj nuk ishte me e buzeqeshur por kishte marr nje hije serioziteti.
"Duhet te dish qe Kejsi u nda nga mua."u degjua ai zeri seksi qe deri dje vdiste ta degjonte por tani e urrente ne maksimum.
"Cfare? Por pse moj zemer? Ju ishit aq mire bashke."
"Zonje me gjithe respektin qe kam per ju ... me mire te pyesni djalin tuaj. Do ti shpjegoi ai te gjitha."
"Ma,une bera nje gabim i kerkova falje. Nuk eshte ndonje gje e madhe. Te gjithe gabojm."
"Gabim? Gabimm?! Ti me tradhtove trap. Edhe me ke? Me ate bimben kuqalashe."
"Xhoi ... si munde?"ishte mamaja e tij ajo qe iu kendervu.
"Ma te lutem mos nderhy."
"Me falni zonje. Ju merzita. I uroj Leas dhe 100 vite te lumtura. Une po largohem se kam pune per te bere."perqafoi mamane e Xhoit dhe u drejtua per te makina pa i hedhur asnje shikim atij por e ndjente qe ai po e shihte. Nxitoi te dilte nga rrugica e shtepise se tij. Ishte acaruar. Gabim i vogel? Gabim i falshem? Ai eshte kaq hipokrit.
Zilja e telefonit e hoqi nga mendimet.
"Alo."
"Bukuroshe,jam perpara shtepise tende."
"Jam vetem 2 minuta larg shtepise. Cova motren ne nje ditelindje."
"Ok te pres."
Fiks pas 2 minutash ishte perpara shtepise. Ai po e priste mbeshtetur pas makines.
"Me prit sa te fus makinen ne garazh."
Ai pohoi me koke dhe ajo nxitoi tr futej brenda. Sapo zbriti nga makina mamaja i doli perpara.
"Zemer, e kujt eshte ajo makina para portes?"
"Me duhet te shkoj diku me nje shok. Nuk vonohem."
****************************
Ndodhej perpara deres se nje apartamenti. Apartamenti 308. Deren e hapi nje vajze bjonde qe sapo pa Noelin i shkelqyen syte.
"Mirseerdhe Noel."
"Ckemi Ines ... kjo eshte shoqja ime,Kejsi."
"Gezohem qe te njoh."foli thate ajo e Kejsi e dinte mire arsyen.
"Gjithashtu."
"Eshte Danieli brenda?"u mundua Noel te qetesonte situaten.
"Po futuni."i terhoqi bjondja doren Noelit. "Daniel ke vizita."
Nga nje dhome ne te djathte te deres se jashtme doli ai. Ishte pa bluze, i veshur vetem me nje pale tuta gri.
"Kejsi?"
"Ckemi ... shpresoj mos te te bezdisi prania ime."
Shkoi drejt Noelit dhe bene nje lloj takimi qe vetem miqte e ngushte e dinin e me pas u kthye nga ajo dhe i dha nje puthje ne faqe.
"Jo mos u shqeteso. Uluni"
Filluan te bisedonin te gjithe se bashku. Ines ishte motra me e vogel e Danielit e cila kishte patur nje histori dashurie 6mujore me Noelin e ajo dukej sikur nuk e kishte harruar akoma ishin. Kurse Noelit nga ana tjeter nuk i bente pershtypje fare prania e saj. Syte i kishte vetem tek Kejsi e cila shihte Danielin me bisht te syrit. Shihte cdo levizje te saj me detaj. Se si ajo afrohej prane trupit te tij,mundohej te ishte tere kohen ne kontakt me te e qeshte me cdo shaka te tij sado pa humor apo pa kripe te ishte e ne fund pa sesi ajo iu afrua ngadale prane veshit e i tha nje "A mund te flasim" te mekur. Kjo gje nuk i shpetoj Ineses e cila e perdori si avantazh.
"Noel ... mesa duket keta kane dicka per te sqaruar. Si thua sikur ti leme vetem?"
Noel kerkoi syte e Kejsit e ajo pohoi ngadale e beri nje buzeqeshje te vaket. U ngriten te dy e iu drejtuan nje dhome. Pasi dera u mbyll ajo u kthye nga Danieli.
"Si je?'
"Jo keq."
"Dua te futem direkt ne teme. Me vjen keq. Shume shume keq. Bera nje veprim qe vetem nje kurve do e bente edhe e di qe tani mendimi yt per mua ka ndryshuar rrenjesisht. Dua vetem te te them qe kur pashe ate te vinte drejt nesh mi erresoi syte inati,urrejtja. Doja qe ai te largohej. Nuk doja te perballesha me te. Me vjen kaq turp."
"Kejs ... pusho. E kuptoj mjaft mire situaten ne te cilen ndodheshe. E kuptoj tani domethene sepse kur ndodhi nuk po arsyetoja. Mendimi im per ty nuk ka ndryshuar fare."
"Je i sigurt?"
"Aq i sigurt sa jam dhe per emrin tim."
"Me gezove shume."
Ai u afrua drejt saj dhe i dha nje puthje ne faqe.
"Shok?"
"Sigurisht."
Ajo i hodhi duart rreth qafes dhe kur dera e dhomes u hap serish ata u larguan me nxitim nga njeri tjetri. Ktheu koken dhe pa si shprehja e fytyres se Noel ndryshoi. Iu afrua veshit te Ineses dhe pasi i peshperiti dicka qe ate e beri shume te lumtur i kapi doren.
"Vella gjeje cfare?"
"Cfare Ines?"
"Une dhe Noeli jemi bashke perseri."dhe iu hodh ne qafe Noelit.Cfare mendonii??? Komentoni dhe votoni plzz ... xoxo💕
YOU ARE READING
Mision i pamundur
RomanceAjo eshte e bukur,e zgjuar,e pasur,arrogante. Ajo kishte gjirhcka qe deshironte;nje te dashur perfekt,familjen perfekte,dhe gjithe shkollen ne kembet e saj. Kejsi kishte jeten qe cdokush do e deshironte deri ne momentin qe ne shkollen e saj vjen nje...