12.

317 20 5
                                    

"Te ndahem nga kush Kejsi?"
Pasi u mendua dhe pak ne duhet te shprehej apo jo doli ne konkluzionin qe me mire te priste. Jo,nuk kishte frike se ai do ndihej i zene ne kurth. Nuk i interesonte fare se cfare ndjente ai kur vet ishte e shkaterruar edhe fajtor ishte ai dhe vetem ai. E dinte qe po ta mbante brenda edhe per disa kohe do i dhembte me shume por do e duronte. Do e duronte per arsye se menyra si do e nxirrte zbuluar ate do ishte spektakolare. Ajo kishte nje plan ... plan i cili kishte nevoje per ca perpunim.
"Ba,faleminderit per dreken. Shifemi ne shtepi." fshiu ato lote te nxehte te cilet nuk i kishte vene re qe kishin pushtuar fytyren e saj. "Pacim!"
Dhe me kaq u ngrit nga tavolina. Eci e vendosur drejt deres pa e kthyer koken pas pavaresisht thirrjeve te te atit. Doli dhe ajri i fresket beri kontakt me faqet e skuqura e te nxehta te saj. Ecte me hapa te ngadalte pa e ditur se ku po shkonte,por e dinte qe kudo ku do e conin kembet do ishte me mire se brenda atij lokali,tashme teper te zymte. Ecte e ajo e ecura e ngadalte e coi perballe nje parku te vogel me peme te larta e disa stola poshte tyre. Femijet vraponin pas njeri tjetrit duke buzeqeshur vesh me vesh;sa naiv qe ishin. Sikur ta dinin qe bota nuk eshte ashtu sic duket,sikur ta dinin qe asgje e askush nuk eshte sic duket ... ndoshta ajo buzeqeshje do fshihej si me gome nga fytyrat e tyre. Sa me fat ishin qe problemi me i madh qe mund te kishin ishte vetem nje loder e prishur ose gjella jo e preferuar teksa servirej nga e ema ne tavoline.
U ul ne nje nga stolat,vendosi kufjet dhe e hoqi vemendjen nga femijet e vegjel dhe e drejtoi tek veprimet e njerezve te tjere. Te gjithe dukeshin te lumtur teksa bisedonin,lexonin ulur neper stola ose vraponin rreth e rrotull parkut per te mbajtur trupin ne forme. Kaq e cuditshme;kur je poshte emocionalisht gjithkush qe te rrethon te duket i lumtur,i zhveshur nga hallet e problemet.
"Ke nevoje te flasesh me dike?" zeri qe do e njihte kudo e nxorri nga mendimet.
Ngriti koken e u perball me syte me te bukur. Floket i ishin ngjitur me ballin e ne fytyre i dalloheshin buleza te vogla djerse. Dukej qe kishte vrapuar.
Nuk nxorri asnje fjale;thjesht pohoi me koke e ai nuk humbi fare kohe e u ul ne stol prane saj. Qendruan ne heshtje. Ai donte ti linte kohe te fliste vet e ajo nuk dinte cte thoshte,por heshtja ishte shurdhuese dhe dikush duhej ta thyente.
"Pra ...?"
"Pra cfare,profesor?"
"Pra deshiron te me thuash cte shqeteson ... dhe a nuk i lame menjan keto formalizmat ne te dy? Jashte shkolles jam Noel."
"Dua te shprehem por nuk di nga tia nis ... dhe nuk di nese je personi i duhur."
"Nisja nga fillimi" buzeqeshi perzemersisht ai.
"Uffaa..."
Qendroi ne heshtje per disa sekonda te tjera duke pare qiellin i cili ate dite nuk ndodhej ne shoqerine e reve ose te diellit. Ishte i vetem ... ashtu sic ndihej dhe ajo. Ishte e rrethuar nga njerez qe e donin po prape ndihej vetem.
"Si fillim prinderit e mi duan qe te ndahem nga Xhoi." fytyra e tij u cel e ajo e vuri re por nuk foli fare.
"Pse?"
"Oh ... per 1001 gjera. Por kjo nuk eshte me e keqja. Me e keqja eshte se ...."
Ia shpjegoi te gjitha duke lene menjane pjesen se kush ishte e dashura e te atit. Ai ishte nje i panjohur por pse dreqin ndihej kaq mire prane tij. Pse ndihej sikur ai do ishte zgjidhja e gjithe problemeve te saj??

*PAS 2 JAVESH*

"Dreqi ta haj Noel ... doja te thoja profesor ... mos nxito kaq shume."
Ai u kthye kur degjoj zerin e saj dhe ajo u perplas forte tek gjoksi i tij.
"Uoo kujdes bukuroshe."
"Pas mesimit do te coj te vizitohesh se nuk je mire fare nga veshet" foli duke u munduar te rregulloj frymemarrjen nga vrapi qe kishte bere. "Me vdiqe fare."
"Dhe une do te marr me vete per vrap mbasdite se je e mbaruar fare. Kush lodhet me 10 metra vrap?"
"Kur te provosh te vraposh me taka flasim prape bashke." rrotulloi syte ajo "I gjete ato?"
"Interesaxhie." tha neper dhembe teksa nxirrte nga portofoli kater bileta per ne Coachella.
"Ti e di qe une te degjoj mjaft mire apo jo?" beri si e lenduar ajo. "Je ti ai qe ka nevoje per vizite veshesh"
"Mos bej te indinjuaren tani po merri..."i zgjati dy nga biletat.
"Ooo je me i miri e di " e entuziazmuar ishte gati ti hidhej ne qafe po u kujtua ne kohe qe ndodhej ne shkolle "Selin do vij apo jo?"
"C'je fiksuar me Selinen dhe ti ... po do vij ia mbusha mendjen."
"Faleminderit dhe njehere."
U largua nga ai dhe u drejtua nga klasa. Mezi e priste ate fundjave ne Coachella ku do mundohej te miqesohej edhe me shume me Selinen. Dy javet e fundit gati cdo ore te dites i kalonte me Noelin dhe Selinen. Jo se ankohej pasi shoqeria e Noel i pelqente shume. Keto dy jave kishte arritur ta njihte mire. Vetem keto dy jave kishin bere qe ajo ta adhuronte gjithcka te tijen. Mjaft gallat por qe di te jete serioz ne momentet qe duhet;shume i serte por qe mund te jete edhe i embel e i kujdesshem me personat qe ka perzemer. Gjithcka e Noel ishte perfekte por ishte Selina ajo qe nuk i pelqente fare dhe kjo nuk vinte si pasoje e lidhjes se saj me te atin por prej karakterit te saj acarues. Pavaresisht te gjithave duhet ta duronte se ne te kundert plani i saj nuk do realizohej. Keshtu ishte afruar shume me ata te dy;aq shume sa Noel shpesh here tallej duke thene qe vetem shtratin nuk ndanin bashke. Ky afrimiteti i tepruar i atyre te dyve Xhoit i kishte ardhur ne maje te hundes e ia kishte shprehur dhe Kejsit por kjo e kishte qetesuar duke i thene qe shoqerohej me ta vetem per nje arsye por ne vetvete e dinte qe plani i saj nuk ishte e vetmja arsye se pse shpenzonte aq shume kohe me ta.
"Gjesi" degjoi zerin e thelle te Xhoit teksa i ulej prane.
"Ckemi zemer" e hutuar i ktheu pergjigje "Gjeje ku do shkojme kete fundjaveee"
"Nuk jam ne terezi per gjeegjeza Kejs"foli ftohte ai.
"Qenke zgjuar keq ... do shkojme ne Coachella ... Noel na gjeti bileta."
"Nuk do ikim"ia,preu shkurt ai
"Une do iki e po shpresoja te vije dhe ti."
"Asnjeri nga ne nuk do iki"
"Une do iki Xho. Tani mendohu e me thuaj cdo besh ti."
Po humbiste durimin. Ajo nuk ishte prona e tij qe ai te vendoste se cfare do bente ose jo;ku do shkonte edhe ku jo.
Ai me nuk foli dhe u perqendrua tek disa mesazhe ne celularin e tij. Me bisht te syrit ajo mundohej te shihte emrin e mesazh-derguesit qe e kishte marre gjithe vemendjen e Xhoit i cili mbylli ekranin direkt sapo pa syte e saj ne drejtim te celularit te tij.
"Nese nuk do vish do jem vetem me Selinen dhe ... Noelin." theksoi emrin e tij duke shpresuar qe ai do pranonte.
"Befsh qejf atehere." tha fare i painteresuar ai.
"Patjeter qe do bej." foli thate para se te ngrinte doren duke pritur lejen e Noelit per te dale jashte. Doli nxitimthi e vrapoi drejt tualetit per te freskuar fytyren. Mendja po i luante lojra. Po po keshtu duhet te ishte. Nuk ka mundesi qe te kishte lexuar "Shirli" ne telefonin e tij. Xhoi nuk do ia bente kurre.
E keshtu duke vene ne dyshim syte e saj per te justifikuar ate u fut ne klase me nje qellim;do mundohej te ndizte serish zjarrin mes saj e Xhoit,ate zjarr qe kohet e fundit ishte shuar e per kete ajo fajesonte gjithnje veten qe nuk i kishte kushtuar vemendje atij kohet e fundit. Nga ta dinte naivja Kejs qe dashuria i kishte zene syte e nuk e lejonte te shihte te verteten qe i servirej fare qarte perpara saj.

************************
Pas shume lutjesh me ne fund e kishte bindur Xhoin te linte nje dite provash e te shkonin tek shtepia e pushimit te tij. I kishte premtuar dicka qe do ishte shume here me mire se nje mbasdite nen tingujt e muzikes e alkoolit me djemte e bandes. I kishte premtuar trupin e saj ne kembim te pak kohe vetem me njeri tjetrin,gje qe kishte shume kohe qe nuk ndodhte.
Kenaqesia e dikurshme qe ndjente kur ai ndodhej brenda saj ishte zhdukur duke i lene vendin nje dhimbjeje te tmerrshme fizike. Kete here ishte treguar i ashper e fare i pakujdesshem si kurre me pare. Sapo ishin futur ne shtepi ai ishte hedhur ne sulm,u pozocionua mbi trupin e saj duke e sulmuar pa me te voglin kujdes. Kishte shfryre gjithe dufin ne trupin e saj e pasi qendroi dhe pak mbi te per tu mbushur me fryme i psheretiu prane veshit "Kjo eshte ajo qe merr kur kalon kohe me nje mashkull tjeter me shume se me mua" e pastaj ishte ngritur ashtu sic ishte per tu futur ne tualet.
Kishte ngelur e ngrire mbi carcafet e bardhe duke pare nga dera tashme e mbyllur e tualetit. I dhimbte trupi por nuk ia vuri shume re. Me shume i dhembte shpirti nga veprimi i tij anormal sesa trupi nga egersia qe ai kish perdorur. Donte te qante por lotet i kishin shteruar ndaj nuk derdhi asnje pike . Qendronte e hutuar me syte e fiksuar ne hapesiren e zbrazur me shpresen qe Xhoi do dilte duke i kerkuar falje,duke i thene qe ishte nje budalla,xheloz i semure qe nuk e perballonte dot ta shihte ate me nje mashkull tjeter e me pas ta puthte e ta bente te ndihej ashtu sic vetem ai dinte. Asgje nga keto nuk ndodhen por ajo prape shpresonte e shpreses se saj i erdhi fundi kur u degjua nje dridhje e lehte nga celulari i Xhoit i hedhur shkujdesur mbi jastek. Pa e menduar dy here e mori ne duar e syte iu erren kur ne ekranin e ndricuar lexoheshin disa fjale te thjeshta por qe zemren e Kejsit e thyen ne njemije copeza...

Shirli
Kur do shihemi? Me ka marre malli.

Mision i pamundurWhere stories live. Discover now