Une dhe Noeli jemi bashke perseri."dhe iu hodh ne qafe Noelit.
*************************
Noel's POV
Kejsi dhe Danieli ndodheshin jashte asaj dhome dhe ai po digjej nga kureshtja per te degjuar ato cka ata po bisedonin. Inesa po fliste papushim por mendja e tij nuk ishte fare tek ajo. Thjesht buzeqeshte dhe pohonte vazhdimisht si per ti treguar qe ishte i vemendshem. Nuk kishte degjuar asnje fjale te saj por fjala e fundit qe nxorri ajo nga goja e shokoi pa mase.
"Kthehemi serish bashke Noel. Me ka marr malli."
Ai nuk kishte ndermend te kthehej me nje psikopate si ajo. Kur kishin qene bashke ajo ishte ne cdo vend me te e kur nuk ishin vetem e telefononte. Kishin qene 6 muajt me te shemtuar te jetes se tij por i kishte duruar per hir te shokut te tij te ngushte dhe per hir te familjeve te tyre pasi kishin lidhje te ngushta.
"Ines ... ne i kemi dhene fund. Une tani jam i perqendruar vetem tek puna ime dhe nuk dua dicka qe te me shperqendroi."
"Por une te dua Noel. Te betohem nuk do te jete si hera e fundit. Do e shohesh qe keshtu do jete."
"Me mire mos e vazhdojm me kete bisede pasi nuk dua te te lendoj. Te kam shume perzemer por e di se mes nesh nuk ka per te funksionuar."
"Ajo ia ka vene syrin vellait tim Noel."
"Cfare po thua,Ines?"
"E vura re menyren se si po e shihje por nuk do te eci me te. Tani vellai im do jete ngjitur si me mastic me buzet e saj ... ose ndoshta ndoshta mund te jene futur dhe ne dhome e ... me mire mos te vazhdoj me."
"Ines nuk me intereson. Ajo eshte studentja ime. Donte te pajtohej me tet vella dhe une e solla ketu. Kaq. Dhe nuk mendoj se po ndodh gje mes tyre."
"Eja ta shohim atehere."
Ajo u ngrit dhe ai nxitoi te hapte deren perpara saj. E hapi dhe pa ate qe nuk donte te shihte. Ines kishte te drejte. Sapo dera u hap ata te dy nxituan te largoheshin nga njeri tjetri. Ishin puthur prape. Ishin pajtuar. U ndje i tradhtuar dhe pse nuk kishte arsye pse. Ne ate moment mori nje vendim. Iu afrua Ineses dhe i peshperiu prane veshit.
"Le ta provojme perseri,zemer."
Duart e tyre u lidhen me shpejtesi dhe ajo nuk duroi ti jepte lajmin atyre.
"Vella gjeje cfare?"
"Cfare,Ines?"
"Une dhe Noeli jemi serish bashke."dhe iu hodh ne qafe.
Fytyra e Kejsit ndryshoi por vetem per pak sekonda, ose ndoshta skishte ndryshuar fare e ashtu i ishte dukur atij. Kishte pare ate ckishte dashur te ndodhte jo ate qe kishte ndodhur me te vertet.
"Urime ju te dy."buzeqeshi perzemersisht ajo.
"Dhe ne u pajtuam."tha qetesisht Danieli dhe e afroi ate prane vetes.
"Me behet shume qejfi."folen njekohesisht Noel dhe Inesa.
***************************
Kejsi's POV
Kur ato fjale dolen nga goja e asaj bjondines u ndje keq. Ashtu sic ishte ndjer kur kishte pare Noelin me ate vajzen ne club. Nuk duhet te jete xhelozi. Thjesht ishte protektive ndaj atij pasi kohet e fundit i kishte hyr shume ne zemer. Po po keshtu duhet te ishte. Ose ashtu donte te mendonte ajo se ishte. Nuk mund ta pranonte kurre qe kishte ndjenja per ... profesorin e saj.
Filluan te bisedonin serish e gjithe kohen "cifti" i mbante duart shtrenguar e tere kohen syte e Kejsit ishin tek ato duar te bashkuara. Donte te shkonte ne shtepi sa me shpejt e nxorri nje justifikim per tu larguar.
"Noel,si thua ngrihemi? Duhet te marr motren nga ajo ditelindja qe te thashe."
Edhe ai dukej sikur ate kishte pritur pasi sapo ajo nxorri keto fjale nga goja ai u ngrit menjehere nga divani.
"Sigurisht. Na falni neve."dhe u drejtua nga dera por ne asnje moment nuk ia leshoi doren asaj. Nderkohe qe syte e saj ishin tek ata te dy, krahu i Danielit gjarperoi rreth supeve te saj dhe e afroi prane vetes.
"A je akoma dakord per ate takimin ... shoqeror??"
"Sigurisht qe jam. Me telefono kur te duash."iu afrua dhe e puthi lehte ne faqe kurse ai e mbeshtolli me krahet e tij. "Ikim?"
Noeli pohoi me koke e u be gati te hapte deren por zeri acarues i bjondines e ndaloi.
"Sdo me puthesh para se te ikesh? Mos te te vij turp nga vellai im. Nuk eshte hera e pare qe na sheh."
"Hehe ... nuk eshte etike,zemer."por dhe pse sipas tij nuk ishte etike iu afrua dhe i dha nje puthje te shpejt. Kejsi nuk mund ta shihte ate skene dhe uli syte e u mundua te gjente dicka per te hequr mendjen. Kur ata u ndane nga njeri tjetri,dora e Noel kapi te sajen dhe e terhoqi jashte deres.
"Noel,doren."u degjua zeri grrices i te dashures se tij dhe menjehere ai ia leshoi.
U futen ne makinen e tij dhe per pak kohe nuk nxorren asnje fjale deri kur Noeli prishi qetesine.
"Mund te shkojme ta marrim motren tende bashke?"
"Ska nevoje. Boll te kam shqetesuar."
"E bej me kenaqesi."
"Duhet ta telefoj si fillim se ndoshta nuk kane mbaruar ende."
"Mund te shkojme diku derisa te mbaroj."
"Po. Me fal pak te shoh nese ka mbaruar."
Kejsi vendosi telefonin ne vesh dhe gjithcka qe ai donte te degjonte ishte "Shkojm diku ..." por deshira e tij nuk e realizua.
"Mund te shkojme ta marrim. Ajo eshte gati per te ikur."
"Ne rregull. Ku duhet te shkoj?"
Pasi i dha adresen filloi ti jepte 1001 keshilla se cfare duhet te thoshte perpara Alises.
"Me kuptovee. Nuk do i thuash qe je profesori im edhe nese bie fjala tek Xhoi ti nuk e di arsyen sepse nuk i kam thene familjes time pse jemi ndare. Jemi dakord?"
"Kur po me jep kaq shume keshille vetem sepse po takoj motren tende te vogel imagjino cdo me besh kur te vij te takoj prinderit e tu."buzeqeshi embel ai.
"Pse do i takosh pri- ... ooo mos me ve ne siklet tani"e gjuajti lehte tek krahu.
"Bej shaka,bukuroshe."
Ndaluan perpara shtepise dhe Kejsi telefoni serish Alisen per ti thene qe ishin jashte.
"A nuk eshte Xhoi ai?"
"Po. Kjo eshte shtepia e tij. Kudo ku kthehem eshte ndonje copez e atij. Jam kaq pafat. Nuk me lene rehat ta harroj."
"Edhe ai duket qe nuk te ka harruar akoma."beri me shenje nga Xhoi i cili sapo pa ne drejtimin e tyre gjujti me shkelm nje kosh mbeturinash qe ndodhej aty prane.
"Shume mire. Dua shume qe ai te vuaj edhe te ndihet sic u ndjeva une kur lexova ate mesazh."filloi te fliste per ate nate me urrejtje por ndaloi ne momentin qe u hap dera e makines e u fut Alisa.
"Kejsi ... kaq shpejt e zevendesove Xhoin?"
Noeli dukej se po zbavitej shume nga kjo situate por iu kthye serioziteti ne momentin qe ajo i gjuajti fort ne shpatull.
"Une jam shoku i motres tende,Noel." i zgjati doren.
"Ahh domethene gjithe ate qe degjova nga Xhoi teksa po fliste me grupin e vet nuk paskan qene te verteta?"
"Cfare po thoshte ai derri?"u kthye menjehere mbrapa dhe po e shihte Alisen ngultazi.
"Po ja ... qe ti ... epo."
"Nxirre te shkreten."
"Mos u sill ashtu Kejs."nderhyri Noeli.
"Qe te kishte pare duke u puthur me dike ne oborrin e shkolles dhe qe shoqeroheshe shume me profesorin tend. Madje ai mendon se nje arsye shume e forte qe ti je ndare prej tij eshte se ke ndjenja per profesorin."
Noeli shtrengoi fort timonin dhe ajo duke e pare reagimin e saj i preku doren lehte dhe i buzeqeshi.
"Asgje nuk eshte e vertete,Alis. Zere se nuk i ke degjuar keto budallalleqe me brire. Do flas une me te neser. Po mos guxo te permendesh gje tek mami dhe babi."
Makina u ndal para shtepise se Kejsit dhe Alis doli me nxitim. Noel po qendronte si i ngrire perpara timonit.
"Do e rregulloj une ... vetem ti mos u shqeteso te lutem."
"Nese e thua ti."
"Asgje nuk do ndodhi. Edhe nese Xhoi tregon ndonje gje te paqene ti e di qe mes meje dhe atij dekani normalisht qe do me besoj mua. Pastaj ti e pe dhe sot qe ai me ka perzemer."
"Mos mendojm me per kete tani. Eja te te percjell tek dera."
"Mos u mundo."
Vrapoi drejt deres dhe kur u fut ne shtepi pasi pershendeti prinderit,i beri shenje Alises te mos hapte goje per ato qe kishte pare e degjuar dhe u ngjit ne dhome. Teksa po vishte pizhamat laptopi i saj filloi te tringellonte. Kristi po e merrte ne Skype. E kishte marr malli per te. Ajo kishte disa dite ne Itali dhe nuk ishte munduar ta merrte as edhe nje here.
"Ckemi e panjohur."
"Kejs,zemer me fal qe ste kam marr. Kam qene tere kohen e zene."
"Po e di. Nuk gjeje dot 5 minuta te me telefonoje ose disa sekonda per te me shkruar."
"He moj ti. Te mora tani dhe mund te flasim sa te duash. Neser kthehem dhe do takohemi."
"Me ka marr malli,Krist. Pse nuk je ketu kur me duhesh."nje lot i shpetoi padashur dhe u ndoq mga nje tjeter dhe nga nje tjeter. Ajo ishte thyer. I kishte premtuar vetes qe nuk do qante por nuk e mbajti premtimin;ose ndoshta e mbajti sepse fundja fundit nuk po qante per Xhoin. Po qante per ate qe mund te ndodhte. Noeli mund te ishte ne telashe prej saj.
"Zemer,cfare ka ndodhur?"
"Kaq shume gjera."
"Kam kohe plot. Fol me mua."
"Krist,u ndava nga Xhoi. E tani ai..."I tregoi gjithcka por pa perfshire arsyen e ndarjes.
"Nuk mund ta besoj. Xhoi nuk eshte i tille. Do i them une Jonit te flas me te dhe ta beje te arsyetoj. Por pse sme tregove gjene me te rendesishme. Perse u ndate?"
"Krist,ai me tradhtonte."
"Oh..."
"Kristi pse nuk me dukesh e befasuar?"2 update brenda dites😂😍 po rikuperoje kohen kur kam munguar.
si ju duket kjo pjese?!!
Vote&comment
Xoxo😚😚
YOU ARE READING
Mision i pamundur
RomanceAjo eshte e bukur,e zgjuar,e pasur,arrogante. Ajo kishte gjirhcka qe deshironte;nje te dashur perfekt,familjen perfekte,dhe gjithe shkollen ne kembet e saj. Kejsi kishte jeten qe cdokush do e deshironte deri ne momentin qe ne shkollen e saj vjen nje...