9.

362 22 22
                                    

Ne ate moment u degjua dera e lokalit teksa hapej e mbyllej,disa kercitje takash,ne horizont u duk nje vajze flokeverdhe e veshur me nje fustan te zi te shkurter e pas saj ... pse dreqin zoti po tregohej kaq mizor me Kejsin??!
Pas saj,me kostumin e zi e kravaten blu te erret ishte babai i Kejsit i cili butesisht i vendosi doren ne fundshpine vajzes bjonde dhe e ndihmoi te ulej ne karrige pikerisht perball Kejsit. Ajo filloi ta shikonte vajzen ne cdo aspekt. Ishte simpatike me sy bojeqielli te embel e buze te trasha te lyera me te kuqe te erret. Ishte e re,ndoshta disa vite me e madhe se Kejsi dmth shume e re per babain e saj. Ndoshta mund te jete ndonje kliente e te atit. Pse duhet te mendonte gjithnje me te keqen??
"Shpirt,cfare ke?Ke po shikon..."ndaloi kur e vuri re personin pas tij "Kush eshte ajo Kejs?"
"Nuk e di ... nje kliente ndoshta?"
"Mire zemer ... Mos e ki mendjen tek ata. Me thuaj cfare doje te me thoje?"
Iu desh pak kohe qe te perqendrohej tek arsyeja e vertet perse ishin aty por kur me ne fund ia doli ktheu koken nga Xhoi dhe buzeqeshi trishtueshem.
"Dje pasi ike u be nje sherr i madhe ne shtepi prej asaj qe degjoi mami im dhe Alis ia tregoi prinderve gjithcka dinte per mua .. perfshir ate"
"Tallesh apo jo?" u shtang Xhoi.
"Si dreqin mund te tallem me nje teme kaq delikate ore?"
"E cte thane prinderit?"
"Qe duhet te ndahem urgjentisht nga ty."
"Jo. Nuk do ndahemi. Jojo do e gjejme nje zgjidhje. Ne kemi shume bashke e nuk do ndahemi vetem prej kesaj."filloi te fliste me shpejtesi ai.
"Normal qe jo. Por nje zgjidhje ama duhet gjetur." u mundua ta qetesonte Kejsi.
"Do e gjejme vetem ti mos u merzit."e mori ne krahet e tij dhe e puthi ne floket e saj te bute.
Qendruan ashtu ne heshtje per pak kohe. Teksa qendronte ne krahet e njeriut qe donte me shume dhe mendonte se ishte njeriu me me fat qe kishte gjithcka qe cdo vajze do deshironte,ktheu koken nga tavolina ku ishte ulur i ati dhe qielli i ra mbi koke. Vajza kishte hedhur krahet rreth qafes ae te atit dhe po e puthte embelsisht. Ndjeu qe lote te nxehte te paftuar po krijoheshin ne cepat e syve te saj por meqenese ajo ishte nje vajze e forte dhe nuk donte te dukej e dobet para te dashurit te saj u ngrit ne kembe dhe e terhoqi dhe Xhoin pas saj
"Nuk duroj dot me"tha ajo me zerin qe i dridhej lehte. Xhoi ktheu direkt koken nga tavolina e babait te Kejsit.
"Me prit jashte sa te paguaj zemer"
Ajo u largua nxitimthi. Nuk mund ta besonte ate qe i kishin pare syte. Si mundej ai tia bente kete gje? Si mund tia bente mamase se saj qe e donte me gjithe shpirt? Si mund te ishte nje tradhtar i ndyre ai njeri qe gjate gjithe jetes se saj ajo e kishte pare si idhull? Si mundej ai ti jepte leksione asaj mbi lidhjet dhe respektin kur ai per vete ishte i tille? U fut ne makine me keto mendime dhe nuk mund ti mbante me lotet. Shpertheu ne te qara me ngasherim. Si mund te kthehej nje moment aq perfekt,aq i paqte ne nje situate te tille qe nuk mendonte se do e perjetonte ndonjehere?
Xhoi u fut pak pas sekondash ne makine dhe e perqafoi forte e ajo vazhdonte qante.
"Hajde zemer se do i jap une makines."
Pa thene asnje gjysem fjale doli nga makina e u ul ne vendin e pasagjerit. Mbeshteti koken tek xhami i makines. U mundua ta permbante veten por skena i dilte perpara syve dhe keshtu qante serish. Nuk e dinte sa kishte qendruar ashtu,iu duken si ore por ne fakt kishin kaluar vetem pak minuta. U permend nga zeri i Xhoit.
"Arritem zemer"
Doli nga makina pa folur fare. Xhoi u afrua prane saj dhe e perqafoi forte.
"Te te shoqeroj deri tek dera?"
"Te lutem rri me mua. Nuk dua te jem vetem ne keto momente."
"Ndoshta nuk eshte ide e mire te jem rreth e rrotull shtepise tende pas sherrit te djeshem."
"Ne keto momente nuk me intereson fare. Te lutem,Xho."
"Shpresoj te mos te na hapen probleme." i kapi doren dhe te dy u drejtuan per tek dera e shtepise se saj. Dera e madhe u hap me zhurme dhe fatmiresisht asnje nuk u shfaq tek pragu i saj keshuqe u ngjiten direkt tek dhoma e Kejsit. Ne korridor u perballen me Betin e cila po pastronte nje pikture te vjeter te familjes. Ndaloi perballe saj dhe pa fytyren e lumtur te mamase teksa mbante koken te mbeshtetur ne supin e babait,fytyren e lumtur te Kejsit qe buzeqeshte gezueshem hipur mbi kurrizin e te atit dhe Alisen qe ishte mbante nje biberon ne goje por qe serish dukej shume e lumtur. Genjeshtra!Te gjitha ishin genjeshtra. Genjeshtra te thurura nga babai i saj tradhetar.
"Kejsi,zonjushe a jeni mire?" foli Beti e shqetesuar kur pa syte e skuqur te Kejsit.
"Me mire ska ku te shkoj." foli gjithe ironi ajo dhe u fut ne dhomen e saj e ndjekur nga Xhoi. U shtri ne krevat dhe ia beri me shenje Xhoit te shtrihej prane saj. Ai beri sic iu kerkua dhe e afroi prane tij. Vendosi koken ne gjoksin e tij dhe u fut ne mendime.
"E pe foton qe po pastronte Beti?"
"Po,nuk ishte hera e pare qe e shihja".
"Jo ... e di po doja te thoja. Asnjehere nuk me ka bere pershtypje se e besoja gjithmone ate qe dukej ne foto. Nje familje e luntur. Po qe tani me duket shume e veshtire per ta besuar. Ai i prishi te gjitha Xho." edhe njehere filloi te qante me ngasherim. Nuk kishte qare asnjehere kaq shume ne jeten e saj. Kishte qene gjithnje e forte por ai e shkaterroi. Ndoshta i erdhi si bombe se nuk e priste kurre nga i ati,idhulli i saj,njeriu me i sinqerte qe ajo njihte ... deri me sot te pakten.
"Jeta ime,ai eshte i humburi sido qe te jete. Mamaja jote eshte nje grua e mrekullueshme kurse ajo bjondja e do vetem per parate e tij. Jam mese i sigurt per kete."
"Edhe une e di shume mire kete por si dreqin mund te jete kaq i verber? Gjithcka qe i duhet e ka ketu mes nesh. Te pakten e di qe ti do jesh gjithnje krahe meje. Nuk do ma besh asnjehere ate qe babai im eshte duke i bere mamase sime."
Ne ate moment u hap dera dhe tek pragu i saj u shfaq e ema. Sapo pa Xhoin u vrenjt por kur pa syte e skuqur te se bijes u afrua me nxitim te krevati.
"Kejsi,zemra mamit cfare ka ndodhur?" tha e shqetesuar e ema.
Kejsi nuk donte tia tregonte. Nuk donte te ishte ajo e cila do ia thyente zemren se emes. Ktheu koken nga Xhoi i cili e kuptoi fare mire dilemen e saj.
"Kejsi .. te lutem po me ben shume merak?"u ul ne fund te shtratit mamaja dhe i mori doren mes duarve te saj.
"O ma ... hmm .. epo" belbezonte ajo.
"Znj. Jonas ... me gjithe respektin qe kam doja tju thoja qe vendimi juaj per ndarjen time dhe Kejsit e ka cuar vajzen tuaj ne gjendjen qe eshte tani."
Fytyra e shqetesuar e mamase ndryshoi ne moment e mori nje pamje krejt tjeter.
"Epo une thashe se cfare te kishte ndodhur mooj"foli ajo gjithe mllef "Xhoi ai vendim eshte mese i drejte pasi kur ju jeni bashke silleni ne menyre krejt te papergjegjshme. Ndoshta pak kohe te ndare nuk do ishte keq. Ndoshta do kuptoni cfare ndjeni me te vertete nese do qendroni larg per pak kohe."
"Ma,mos u perzje me me kete pune. Do e zgjidhim une e Xhoi."
"Nese do ua leme ne dore ju te dyve e di shume mire si do e zgjidhni ju."filloi mamaja te ngrinte zerin pak nga pak.
"A ka mundesi te largohesh ma se nuk jam fare ne terezi?"
"Nuk mund te me thuash ti se cfare mund te beje ne shtepine time,Kejsi"
"Edhe ti nuk mund te me thuash se cdo beje une me jeten time,ma" u ngrit nga krevati dhe u drejtua nga dera"Xhoi ke ndermend te rrish aty?"
"Kejsi as mos guxo te largohesh!!" bertiti e ema.
"Kam faj une qe per te mos te lenduar ty lodh koken time"foli neper dhemb ajo.
"Cfare the Kejsi?"
"Nejse,mama. Lere fare. Shihemi me vone"
"As mos gu..."u nderpre nga dera qe u perplas fuqishem prej Kejsit.
Ajo nxitoi te dilte nga shtepia. Xhoi e ndoqi nga pas dhe perpara se te futej ne makine ai i kapi krahun dhe e ktheu nga vetja.
"E di qe po i prish pune vetes me kete sjellje?"
"A mund te largohemi? Dua te jem sa me larg kesaj shtepie per disa ore. A nuk ke nje kenge per te regjistruar ti?"
"Dreq... e harrova fare."
"Hip pra ne makine. Dhe te lutem mos me mbush koken me brockulla gjate rruges per atje."
"Por a do jete nje ide e mire qe ti te jesh ne ate zone? Ti e di shume mire se ku eshte studioja."
"Do i bej shut down trurit. Sdo mendoj per gje tjeter pervec vetes,pervec teje,pervec festes qe do shkojme pasi te regjistrosh ti dhe sigurisht pervec pas asaj qe mund te ndodhi pas festes kur te dy te jemi nen efektin e alkoolit dhe te kemi deshire vetem per ... njeri tjetrin." i dha nje te puthur te lehte dhe u fut ne makine.
"Por a je ne gjendje te ngasesh makinen?"
"Pse mos te jem??"
"Je duke u munduar te mposhtesh dhimbjen qe po ndjen zemer. Nuk eshte fare gje e mire".
Me ne fund dhe ai ishte ne makine.
●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●
Mendonte se duke degjuar Xhoin e grupin duke kenduar do ia hiqte mendjen nga problemet qe kishte por e kishte shume gabim. E vetmja gje qe do ia fshinte totalisht ate pjese te memories per pak kohe eshte alkooli. Mezi po priste perfundimin e provave qe te niseshin drejt clubit me te afert. Ndoshta te nesermen do te ndihej njesoj sic ndihej tani,ndoshta edhe me keq pasi dhimbja shpirterore bashkuar me dhimbjen e tmerrshme te kokes qe do ndjente ne mengjes nuk do jene cifti perfekt por ne kete moment donte qe ajo qe po ndjente te largohej. Nuk mundej me. Nuk ishte ndjer ndonjehere keshtu. Jeta i ka shkuar gjithnje vaj,mendjen nuk e kishte vrare ndonjehere per gje e kjo e sotmja i dukej e padurueshme. E kishte fundosur jashte mase. Me shume i dhimbte se si do ndihej e ema kur ta merrte vesh. Fundja fundit brenda asaj vajzes kokeforte e moskokecarese ndodhet nje person qe nuk menfon vetem per veten e vet,nje person qe shqetesohet per te tjeret;por qe ka frike ta nxjerri ne siperfaqje pasi shume njerez e marrin dhe per dobesi kete miresi.
●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●
Pas disa oresh ishin ne hyrje te nje prej clubeve me te populluar te qytetit. Perpara lokalit i priste shoku i femijerise se Xhoit,pronari i clubit. U futen mes turmes se krijuar perball hyrjes dhe per pak sekonda ishin brenda. U vendosen ne nje prej tavolinave afer barit dhe porositen.
"Kejsi,bukuroshe ... sot dhe pse kaq e thjeshte dukesh me e bukur se kurre."komplimentoi shoku i Xhoit,Tomi.
"Oh ti dhe lajkat e tua"buzeqeshi lehte Kejsi.
"Me fal po sa here te kam thene nese i ben dhe njeher tjeter kompliment te dashures sime do kesh pune me keto ketu"nxorri grushtat perpara Xhoi pasi kishte vendosur pijet ne tavoline
"Ti e di qe nuk e kam me qellim te keq,vella"buzeqeshi Tomi dhe u zhduk mes turmes se njerzve ne pisten e kercimit.
"Vodka limon?!Kam nevoj per dicka me te forte se kjo zemer. Shume me te forte." foli Kejsi teksa piu disa gllenjka nga gota qe i vendosi Xhoi perpara.
"Ti nuk ke per te marre asgje tjeter pervec kesaj. Nuk kam ndermend te te coj ne shtepi te pire. Sidomos pas mendimit skandaloz qe kane prinderit e tu per mua."kundershtoi ai.
"Kush tha qe do shkoj ne shtepi sot?"e terhoqi ajo drejt pistes se kercimit "tani kerce me mua dhe me bej te harroj. Me bej te harroj gjithcka. Dua qe sot te jete vetem per ne te dy. Askush nuk ekziston pervec ne te dyve."
I vendosi duart rreth qafes se tij dhe filloi te levizte nen ritmin e muzikes. Me goten e alkoolit ne njeren dore e tjetren rreth qafes se dashurise se saj pak nga pak gjithcka qe kish ndodhur ate dite u zhvendos diku ne cepat e erret te memories se saj. Tani ishte vetem ajo,muzika,alkooli dhe Xhoi. Pas 1..2...3...4... shume gotash gjithcka filloi te rrotullohej dhe iu desh te mbahej tek Xhoi qe te ruante balancen.
"Wow,zemer je mire?"i peshperiti ai prane veshit.
'Jam me mire se mire. Jam shkelqyer.Kam nevoj per nje pije." u be gati te largohej por dora e fuqishme e Xhoit e afroi serish prane vetes.
"Jo nuk te duhet nje pije tjeter."
"Po me duhet. Me ler te shkoj te luteem."
"Ke pire mjaftueshem. Hajde ketu tani zemer mos bej keshtu." i rrethoi belin me duart e tij muskuloze dhe kur e kuptoi qe skishte shpetim nga krahet e tij iu afrua buzeve te Xhoit,ato ishin te vetmet qe mund ta benin te ndihej dhe me e dehur,mund te benin qe ajo dita e shemtuar te mos ekzistonte fare me as ne cepat e thella e te errta te memories se saj,por puthjes i erdhi fundi kur stomaku i saj filloi te kthehej permbys. E shtyu Xhoin dhe vrapoi ne drejtim te tualetit i cili fatmiresisht ishte bosh. U pa ne pasqyre dhe ishte nje tmerr i vertet. Lau fytyren me uje te ftohte dhe kur iu duk sikurr u kthye pak ne normalitet doli nga tualeti dhe filloi te ecte drejt vendit ku ishte Xhoi.
"Te kam thene qe nuk me rri dot larg,bukuroshe." u degjua ai zeri te cilin do ta njihte kudo.

Mision i pamundurWhere stories live. Discover now