13.

341 28 8
                                    

Shirli
Kur do shihemi? Me ka marre malli.

*****************************
"Shume e qete sot ti." ishte Xhoi ai qe theu ate qetesi qe kishte pushtuar hapesiren e ngushte te makines se tij. Pasi degjoi ato fjale Kejsi thjesht ktheu syte e lodhur drejt tij por nuk i ktheu pergjigje. "E ke per ate qe ndodhi? Epo vet e kerkova,Kejs."
"Te lutem thjesht qepe."
"Fol mire te lutem." ngriti pak zerin ai.
"Zerin ngrija sekretares se babai jo mua,palle." bertiti me sa fuqi kishte ajo.
Ai menjehere ndaloi makinen dhe ktheu koken drejt saj e ne fytyte mbante nje pamje prej te habituri.
"He se nuk thashe ndonje gje per tu habitur kaq shume. Mos u mundo ta fshehesh."buzeqeshi ajo duke u munduar te fshihte dhimbjen. Kishte bere pakt me veten qe ne asnje moment nuk do te dukej e mposhtur. Ne fund te fundit ai ishte i humburi.
"Apo do e mohosh?" ngriti vetullen e drejt e te kuruar deri ne detaj. "He pra shfajesohu se je i zoti per keto gjera ti. Mos ndoshta do me thuash qe sekretarja e babait nuk e kishte per ty ate mesazh? Se do e nxirrje veten nga situata po ta thoje. Ti e di qe une te besoj se ti je engjell edhe sdo ma beje kurre mua kete."
"Boll me ironite."tha ai me gjysem zeri.
"Epo se mos po na thoje ti ndonje gje me te mire."nxorri celularin dhe menjehere i dergoi locationin Noelit duke e pyetur nese ishte i lire ta merrte sepse e dinte qe me Xhoin nuk do i mbyllte gjerat mire. "Mos me thuaj qe ta hengri prape macja gjuhen??" ngriti koken ajo pasi fiku ekranin e celularit.
"Kejs,zemer nuk eshte ashtu sic mendon ti..."por fjalia e tij u ndetpre nga e qeshura ironike e vajzes krahe tij
"Oh zot pergjigja tipike e tradhetareve ... Faktet flasin qarte,o zemer." ndjeu telefonin tek dridhej e uli koken.
Noel
Me prit vetem 3 minuta fiks.
"Ke 3 minuta kohe per te justifikuar veten."buzeqeshi ironikisht duke drejtuar ekranin e celularit drejt tij si per ti treguar qe nuk kishte edhe shume kohe. "Po iken koha"
"Do ma falje neqoftese thoja qe ..."zeri i Kejsit e nderpreu serish.
"Per ta falur jo e jo po me mire te te lejoj te shpjegohesh qe mos thuash pastaj u nda me mua pa me degjuar se cfare kisha per te thene."
"Do ndahesh me mua?" zeri i tij doli aq i dobet sa dhe Kejsi qe ishte ne nje hapesire te ngushte me te mezi e degjoj.
"Kaq e veshtire eshte per tu besuar? Ke menduar gjithmone qe je i pazevendesueshem per jeten time apo jo? Mos te te genjej edhe une keshtu mendoja ... epo mire deri para nja 2 oresh doja te thoja se shyqyr zotit mu hapen syte me ne fund." As vet nuk po e besonte se sa e forte po tregohej. Kishte pritur qe do shpetthente ne lote perpara atij por jo;ndoshta ngaqe kishte nje parandjenje mjaft te forte qe gjithcka ndodhi ishte per me mire." Tani kishe gje tjeter per te me thene??"
"Te dua o Kejs. Ok,bera nje gabim por qe do ta rregulloj. Nuk do takohem me me ate ke per ta pare. Do behem i dashuri qe gjithmone ke dashur ti,ai i pari fare. Ai me te cilin ti re ne dashuri. Po po te premtoj ,vetem mos me lere. Nuk e imagjinoj dot jeten time pa ty."mbylli ate fjalim prekes e mori ne pellembat e tij te medha duart delikate te saj  por Kejsit nuk ia ndjente fare. I kishte rene se bombe ai lajm e nuk kishte ndermend ta falte. Le ta perjetonte dhe ai ate qe po ndjente ajo ne keto momente.
"Mendon se jam kaq budallacke sa te me vije keq per ty? Njeriu meson nga gabimet e skam ndermend te bej serish te njejtin gabim."
Ne erresiren e nates dalloi dy drita te forta makinash e menjehere pa oren ne celular. 3 minuta ...
"Shifemi verdall" beri te dilte nga makina por krahu i fuqishem i Xhoit e terhoqi serish brenda.
"Ke thirrur babain te te marr? Fare mire mund te te coja une."
"Uhh larg qofte. Pas kesaj ndodhise se sotme mendon se do doja te shihja fytyren e tradhetarit tjeter? Joo me mjafton ti."
Arriti te largohej nga shtrengimi i tij dhe doli nga makina fiks ne momentin qe dhe Noel po dilte nga makina e tij.
"Hey ... cfare ndodhi?"pyeti i shqetesuar ai.
"Ta shpjegoj rruges me mire?" peshperiti ajo.
Ai pohoi me koke dhe u zgjat ti hapte deren asaj por ndaloi ne momentin kur zeri i Xhoit qe dilte nga makina prishi ate qetesine e nates.
"Kejsi mos u tall. Kete thirre ti?? Cfare jeni bere shok te ngushte tani? Apo mos ndoshta ky eshte edhe arsyeja qe nuk me jep nje tjeter shanc mua?"
Ajo preku lehte shpatullen e mireformuar te Noel dhe i beri me shenje te futej ne makine. Si fillim ai ishte ne medyshje por pranoi kur ajo i buzeqeshi embel si per ti treguar qe ishte mire.
"Xho,pranoje qe nuk kemi me pune bashke. He se nuk do ngelesh pa gje;sekretarja e babit do ti plotesoj gjithe tekat."buzeqeshi shtirshem dhe nje here te fundit e hyri ne makine e cliruar qe ia kishte dal te qendronte e forte. "Nisu" i tha Noelit teksa lidhte rripin e sigurimit.
"Ku do shkojme?" tha ai duke mos dashur ta shtynte ti tregonte gjithcka. E dinte qe heret a vone ajo do fliste vet.
"Dua thjesht te argetohem sot."
E me te degjuar keto fjale u nis me shpejtesi drejt lokalit me te frekuentuar ato kohe. U nis po jo pa i hedhur syte dhe njehere nga Xhoi i cili shihte i deshperuar e me shprese qe Kejsi do ndryshonte mendje e do dilte duke vrapuar ne krahet e tij. Hodhi syte nga ajo e cila po veshtronte e perhumbur nga dritarja. Dukej e qete. Me siguri po mendonte per ate ckishte kaluar me pare. Donte ta dinte edhe ai por nuk foli. Per te rendesi kishte vetem qe ai bastardi u zhduk nga jeta e saj ndoshta perfundimisht.

A/N
Heyyy ... besoj se po cuditeni qe po behem kaq aktive ... kam pasur frymezim ja pse🤣 kjo pjesa pak me e shkurter se te tjerat po e di qe shume prej jush mezi po prisnit reagimin e Kejsit ndaj mesazhit kshuqe thashe mos tju le me ne pritje .... xoxo

Mision i pamundurWhere stories live. Discover now