"Shprehu" vendosi pipezen mes buzeve dhe piu nje gllenjke te madhe nga pija perballe saj.
"Me fal?" vendosi goten ne tavoline.
"Shprehu pra ... E di qe po vdes te pyesesh."
"Po prisja te shpreheshe ti te them te drejten."
"Epo ... ska shume per te thene. Ai me tradhetonte." uli syte dhe u mundua ta fiksonte vemendjen tek menuja mbi tavoline.
"Ai ... te tradhetonte ty???" Ishte i shokuar! Ne asnje moment nuk i kishte kaluar ne mendje qe arsyeja e ndarjes do ishte kjo. Ai kishte nje femer perfekte ne krahe dhe nuk e vleresoi aq sa duhej. E cudiste mjaft fakti se si mund ti hidhte syte nje femre tjeter. Ai e kishte te tijen dhe e humbi vetem sepse nuk mund ta mbante brenda ne pantallona;ndersa nga ana tjeter Noel po mundohej ta bente per vete por qe dyshonte se do ia arrinte qellimit. Misioni ishte veshtiresuar ne momentin qe kishte nisur shoqeria e tyre. Ai nuk donte te hidhte ndonje hap te pamenduar qe te vendoste ne rrezik kete shoqeri.
"Kaq e veshtire per tu besuar te duket?" pamja e saj ndryshoi. Lotet po i formoheshin ne cepat e syve dhe ajo po mundohej ti luftonte. I kishte premtuar vetes qe nuk do qante me dhe nuk do ta bente. "Dhe une ashtu mendoja por ja qe e kisha gabim."
"Bukuroshe,mos u merzit."i hodhi krahun rreth supeve dhe e afroi prane vetes. "Ai nuk i meriton lotet e tu."
"Faleminderit qe me je gjendur prane tere keto kohe ... profesor."
"Dhe ishte mese e pritshme qe do e prishje momentin."i ferkoi koken si te ishte femije i vogel.
"Ejjj... flokeeet. E ke idene sa kohe me duhet qe ti kthej ne formen perfekte qe i kam."e shtyu lehte me brryl.
"Modestia ne maksimum."qelloi ballin me qepallen e dores duke buzeqeshur lehte.
"Shiko cdo bejme tani..."e ngazellyer kerceu nga vendi ajo dhe e terhoqi dhe ate pas vetes.
"Cfare ke ne mendje ee?"foli me ton flirtues ai dhe reagimi qe mori me pas;nje grusht i lehte ne krahe;ishte mese i pritshem.
"Zgjidh nje vajze dhe shko ti flasesh. Nese duket e interesuar dhe te jep numrin e telefonit deri ne oren hmmm ... 4 te megjesit,do me japesh nje denim mua. Nese jo atehere do ndodhi e kunderta. E njejta gje vlen dhe per mua. Do behet mbremja me interesante"perfundoi fjalimin ajo.
"Po nese ndodh ndonje gje me shume me ate te zgjedhuren??"
"Atehere do me japesh 2 denime se e ke arritur qellimin dyfish."buzeqeshi e lumtur ajo. Gjithmone ne cdo vend do e gjente ndonje sfide qe e bente gjithcka me intriguese. "E gjete te perzgjedhuren?"
"Po sikur te te zgjedh ty?"
"Nuk quhet."e tha aq shpejt pasi e priste kete pergjigje."Zgjidh se une ia vura syrin njerit. Shifemi,No."
U largua ne drejtim te nje mashkulli shume terheqes;jo me shume se Noel po prape ngelej tmerresisht shume terheqes. Ai ishte ulur ne banake dhe po shijonte muziken teksa pinte hera-heres gllenjka te medha nga shishja e birres qe mbante ne duar. U ul ne stolin ngjitur tij dhe pasi i dha porosine banakierit hodhi syte flirtueshem nga bukuroshi ne krahe por nuk foli. Priste ta hidhte ai hapin e pare dhe nuk priti shume pasi kur banakieri vendosi para saj goten me lengun e kuq dhe ajo u be gati te paguante,duart e mashkullit ngjitur u treguan me te shkathta e ai pagoi per te. Nuk mund te thoshte qe nuk e priste pasi qe ne momentin qe u ul prane tij kishte ndjere ata sy blu te akullt mbi te. U kthye ngadale e duke buzeqeshur i peshperiti nje "Faleminderit" dhe u kthye serish tek pija e saj,por mashkulli ne krahe dukej se nuk dorezohej lehte ndaj zeri i tij seksi u degjua papritur.
"Nje zonjushe kaq e bukur si ju vetem ne nje vend te tille. Si ka mundesi?"u mundua te niste biseden ai.
"Fjale cliché."ktheu koken ne drejtimin e tij ajo.
"Auch. Po me quan cliche??"beri si i lenduar ai." E kisha seriozisht ne fakt. Pse je vetem?"
"Nuk jam vetem. Shoku im me braktisi." tregoi me gisht nga Noel i cili kishte vendosur duart tek te pasmet e nje bjondeje teksa e puthte egersisht. Sa i shpejt!!
"Epo Noel do dali i fituar sonte mesa shoh."qeshi i panjohuri.
"E njeh?"
"Shok femijrie."
"Uou,sa e vogel paska qene bota."
"Si quhesh?"doli drejt e ne teme ai.
"Kejsi"i zgjati doren"Ti?"
"Daniel"u pergjigj ai pasi mori doren e saj ne te tijen. "Si dreqin te la Noel vetem ty per ate bimben e plastifikuar??"
"Po ne shok jemi e me e rendsishmja ai eshte pedagogu im."
"Nese studentet do ishin te gjitha keshtu si ti do e kisha menduar dhe une te merresha per ca kohe me mesuesi."
"Dhe cliche-ja vazhdon."u ngrit ajo e u drejtua per ne pisten e kercimit e cila tashme ishte boshatisur. Kishte vetem disa cifte te cilet qendronin te perqafuar e leviznin sa majtas djathtas nen tingujt e nje kenge jo dhe aq te pershtatshme per ate lloj kercimi.
"Kaq shpejt po iken? Te pakten me lere dicka qe te filloj kerkimin te nesermen,Hirushe."
"Nuk po iki gjekundi thjesht dua te kercej. Do me shoqerosh?"e ftoi ajo dhe ai nuk priti asnje sekond por brofi ne kembe dhe kapi doren e saj.
Leviznin ne sinkron me njeri tjetrin.Ishin aq afer saqe ajo e ndjente ngrohtesine e trupit te tij,ndjente frymen e tij teksa perplasej me qafen e saj te zhveshur,ndjente prekjen e tij ne kurrizin e saj. Parfumi i tij e bente edhe me terheqes. Syte e tij blu shkelqenin ne erresiren e clubit.
"Nuk dua te tregohem edhe me shume cliché por doja te te thoja ... jeni shume e bukur." I psheretiu keto fjale flirtueshem prane veshit te saj.
"Clichè mesa duket do te jete fjala jone." buzeqeshi ajo teksa beri nje rrotullim dhe e qeshura e tij terheqese u degjua menjehere pasi mbaroi fjaline ajo.
"Me pelqen ti ... me pelqen tipi jot."e afroi dhe me shume prane vetes ai ne momentin qe kenga mbaroi por ajo u tregua me e shpejt dhe iu largua kraheve te tij. U ul serish ne vendin e meparshem dhe piu nje gllenjke te madhe nga pija e saj.
"Menyra se si e rrekelleve gjysmen e gotes se alkoolit nuk e di pse me jep pershtypjen se do ta perdoresh si arme per te luftuar ose harruar dicka." foli ai duke qeshur por ne fakt nuk e dinte qe i kishte rene pikes.
"Psikolog?"
"Cfare? Une?? Jo. Pse mendove ashtu?"
"Sepse ... e gjete."
"Oh me vjen shume keq."tha me nje ton teper te sinqert ai. "Nuk kemi koefidenca fare por nese te ben te ndihesh me mire mund te flasesh me mua."
"Mund te ta tregoj ... por duhet te te tregoj historine time qe ne fillim dhe do jete e merzitshme."
"Ngrihu"tha me ton urdherues ai.
"Pse?"
"Te shkojme tek ndonje kafene e qete. Aty mund te bisedojme me rehat. Mua me pelqejne historite e gjata."
"Je i panjohur."
"Jam shoku i Noel."
"Nga ta di une?"
"Je kaq kokeforte"dhe e terhoqi jashte lokalit. Ajo e lejoj pasi e besonte. Kishte dicka ai. Nje lloj ngrohtesie,si ajo qe ndinte kur ishte prane Noelit.
****************************
U ulen ne nje Starbucks aty perballe clubit ku ishin me pare. Noelit i dergoj nje mesazh ku i shpjegonte gjithcka dhe vendosen te takoheshin tek makina e tij diku pas ores 4 te mengjesit.
Pasi porositen kafete e forta qe do i mbanin zgjuar deri javen pasardhese filluan te bisedonin.
"Cila ishte historia jote?"
"Epo sot zbulova qe i dashuri me te cilin isha prej 4 vitesh me tradhetonte."
"Cfare bastardi!!"
"Kam qene 15 vjec kur e kam njohur...."
Ia tregoi fije per pe historine e saj. Nuk la menjane dhe pjesen e babait dhe cuditerisht ishte dicka qe kishin te perbashket. Jo vetem ajo por dhe ai u hap per gjithcka. I tregoi per familjen,shkollen,lidhjet dhe per shoqerine e ngushte me Noel. Ishte ciltersia e tij ... ndoshta dhe pak trishtimi qe ndjente arsyeja per veprimin qe ajo vet beri me pas.
****************************
"E putha o Noel" fliste si te kishte bere mekatin me te madh.
"Puthe Danielin? Ta ktheu?"fliste neper dhembe ai.
"Ehh cte kthyer."
Skena i perseritej ne mendje. Ai i buzeqeshte embel teksa luante me floket e saj dhe me pas ajo qe i afrohej ne fillim me druajtje e me vone guximi e pushtoi dhe sulmoi buzet e tij mishtore. Atij i erdhi si e papritur por habia e tij nuk vazhdoi me shume se pak sekonda sepse pak momente me pas ajo ndjeu krahet e tij te fuqishme rreth saj e dhembet e tij ne buzen e saj te poshtme teksa kerkonte me shume prej saj.
"Pra te paska shijuar." u mundua te mos tingellonte xheloz ai.
"Tmerresisht shume."buzeqeshi si e ndjere ne faj ajo" Nejse,rendesi ka qe do te jape denimin tani."
"Kurse une denimin e dyfishte,bukuroshe."
Ne ate moment sapo degjoi ate fjali dicka ndjeu. Dicka qe nuk e kishte ndjere ndonjehere. Dicka e cila kishte qene e fshehur diku ne skutat e erreta te qenies se saj e ajo dicka quhej xhelozi edhe pse ajo nuk donte ta pranonte.
"Mund te vazhdosh..."Heyy💕 ai ne foto lart 🔝 eshte Danielii😍.
YOU ARE READING
Mision i pamundur
RomanceAjo eshte e bukur,e zgjuar,e pasur,arrogante. Ajo kishte gjirhcka qe deshironte;nje te dashur perfekt,familjen perfekte,dhe gjithe shkollen ne kembet e saj. Kejsi kishte jeten qe cdokush do e deshironte deri ne momentin qe ne shkollen e saj vjen nje...