10.

402 24 10
                                    

"Te kam thene qe nuk me rri dot larg,bukuroshe." u degjua ai zeri te cilin do ta njihte kudo.
"Z.Anderson,mos po me ndiqni gje?"u pergjigj Kejsi pa u kthyer mbrapa qe ta shihte.
"Do te beja te njejten pyetje."foli shkurt ai.
"Mos ia bej qejfin vetes,Noel. Jam ketu me te dashurin tim. Dhe tani qe u kujtova me duhet te shkoj,Xhoi duhet te jete bere merak"
"Sa me pelqen kur me therret Noel."beri nje buzeqeshje flirtuese ai."Nese do ti dhe Xhoi mund te na bashkoheni mua dhe shoqeruese time?"
"Nuk do doje qe te te shihnin ne nje club me studentet e tu. Nuk do ishte etike."
"Mos u bej merak per mua bukuroshe." ngriti vetullen dhe iu afrua afer"Apo mos ndoshta ke frike se si mund te reagosh nese do jesh ne nje ambjent me mua per nje kohe te gjate sidomos nen efektin e alkoolit?"
Kjo vendosmeria e tij e tepruar e acaronte ne maksimum. Ajo nuk kishte as me te voglen terheqje ndaj tij.Perse vazhdonte akoma ai ta ngacmonte e flirtonte? Mos ndoshta ajo i kishte dhene shkas qe ai te sillej keshtu?Mos ndoshta ajo kishte njefare terheqje ndaj tij?
"Hajdeni na u bashkoni tek tavolina jone nese doni,Z.Anderson." tregoi me gisht vendin ku ndodhej Xhoi "na nderoni me prezencen tuaj. Ju pres atje."
U drejtua per tek Xhoi i cili ishte duke biseduar me nje prej banakiereve. Menyra se si ajo e shihte te dashurin e saj nuk i pelqeu fare Kejsit ndaj sapo iu afrua i hodhi krahet mbi shpatullat muskuloze dhe i dha nje puthje ne faqe. Banakierja u vrenjt dhe u largua menjehere.
"Pse u vonove kaq shume?" e pyeti ai kur Kejsi zuri vend afer tij.
"Takova dike kur dola nga tualeti."
"Ke?" foli ashper Xhoi
"Noelin ... dmth Z.Anderson."
"Qekur ke filluar ta therrasesh ne emer ti?" ngriti zerin ai.
"Mos bej skena zemer. E ftova qe te vinte bashke me shoqeruesen e tij te ulej me ne."
"Ti bere cfare???" rrudhi vetullat ai.
"Nuk eshte ndonje gje e madhe,shpirt." e afroi pas vetes dhe e puthi. Si fillim ai kundershtoi tia kthente puthjen por Kejsi e dinte qe heret apo vone do i dorezohej dhe keshtu ndodhi... pa kaluar as 5 sekonda ai e kishte mbeshtjell te teren me krahet e tij te fuqishme...
"Hehe ... mund tju nderpres?'te dy kthyen koken ne drejtim te zerit dhe perballe qendronte Noel se bashku me shoqeruesen e tij ... prit cfare??! Ngjitur tij me fustanin e zi qendronte vajza me te cilen ajo kishte pare babain pak me perpara. Skena e cila sikur ishte harruar paksa tashme u kthye serish. Edhe Xhoi e njohu dhe menjehere ktheu koken nga Kejsi e cila ishte zbehur ne fytyre dhe ai i shtrengoi doren si per ti thene qe mos ta jepte veten. Shtrengimi i dores se tij i dha kurajo dhe beri nje buzeqeshje te shtirur...
"Mund te uleni..."
Ata te dy zune vend perballe Kejsit e Xhoit. Bjondja buzeqeshi embel dhe filloi te hapte biseda pasi e pa qe situata nuk ishte dhe aq e ngrohte mes Xhoit e Noel...
"Faleminderit qe na ftuat te uleshim me ju. Te them te drejten isha merzitur pak pasi ky ketu" beri me shenje nga Noel "qekure ka filluar pune ne shkolle eshte bere serioz e i ka humbur fare sensi i humorit. Edhe sot mezi e solla ketu sepse sipas ketij nuk kishte kohe fare per te korrigjuar provimet. Gjithe shtepine na e ka mbushur me fletore studentesh. E ka marre shume seriozisht poziciomin e pare te punes." perfundoi ajo.
"Selin,boll tani. Te gjithe njerezve qe takojme vetem kete i thua." u ankua Noel.
"Po pse nuk kam te drejte?"
"Pusho ... sa i paedukate qe jam. Nuk iu prezantova. Selin, keta jane Xhoi dhe Kejsi."
"Gezohem shume" foli duke buzeqeshur vesh me vesh ajo.
"Gjithashtu" tha neper dhembe Kejsi ndersa Xhoi tundi koken dhe i shtrengoi doren dhe me forte Kejsit.
"Pra,si ndiheni ne fakultetin tone Z.Anderson?" pyeti Kejsi sa per te ndryshuar pak atmosferen.
"Te lutem me thirr Noel. Z.Anderson me ben te ndihem shume i vjeter." foli serioz ai duke mos ia ndare shikimin duarve te lidhura te Xhoit e Kejsit. Ndoshta hera e pare qe Kejsi e kishte pare pa ate buzeqeshjen flirtuese qe e karakterizonte. "Dhe sa per pyetjen tende ... ndihem shume mire,shume i mirepritur."
"Sidomos nga femrat apo gabohem ... Noel?" filloi ta ngacmonte ajo.
"Nga te gjithe pa perjashtim Kejsi.Pastaj qellimi im nuk eshte ta kem mendjen tek femrat qe me rrethojne aty. Nuk me duket fare etike." vendosi brrylat mbi tavoline qe te ishte me prane Kejsit. " A nuk mendon dhe ti keshtu?"
"Jam mese dakord,por duhet te jete shume e veshtire te rezistosh. Fundja fundit je i ri dhe fakulteti yne mbahet per femra terheqese prandaj mendova se mund ta kishe problem si fillim." vendosi koken tek supi i Xhoit. "Por mesa duket e paske marr me te vertete seriozisht. Me behet qejfi. Bravo."
"Epo vetem kete qellim kam. Tani nese me falni po dal pak jashte te pi nje cigare."hodhi syte nga Kejsi"deshiron njeri te me bashkohet?"
Tre te tjeret mohuan dhe ai u largua ne drejtim te deres. Xhoi dhe Selina filluan te bisedonin dhe Kejsi qendronte ne heshtje. Sa e vogel qe ishte bota! Ne dreke mesoj lajmin qe babai i saj kishte je lidhje jashtemartesore dhe ne mbremje e dashura e te atit i prezantohet si shoqeruesja e pedagogut te saj, e ndoshta mund te jete dhe e dashura e tij gjithashtu. Jeta e saj nuk kishte qene ndonjehere kaq lemsh. Mendimet e saj i nderpreu zilja e celularit qe filloj te binte pa pushim. Ne ekran u shfaq emri i se motres. Po kjo cfare kishte qe e shqetesonte valle?
"Po me telefonon Alis. Po dal pak jashte te pergjigjem" tha ajo teksa u ngrit e u drejtua per nga dera e jashtme ku pak me pare kishte dal dhe Noel. Doli jashte ne ajrin e ftohte te nates qe bente kontakt me krahet e saj te zbuluar.
"Alo?" u pergjigj ftohte ajo.
"Kejsi ..." u degjua ne anen tjeter zeri i babait te saj. O zot donte tia mbyllte. Nuk mund te fliste me ate tani,por nuk duhej ta jepte veten. Jo tani qe ishte njohur me shkaterruesen e familjes se tyre dhe iu dha mundesia tia perplaste ne fytyre tradhetine te atit.
"Ba?Nuk ke celular vet?" foli tere ironi ajo.
"Kisha nje pershtypje qe do me injoroje nese do telefonoja nga numri im."
"Dhe kishe mese te drejte. Cfare deshironi?"
"Dua te vish ne shtepi. Te lutem zemer mos kundershto. Ne te duam te miren." foli qetesisht ai
"Shifemi neser ba. E vetmja gje qe dua te bej sot eshte te qetesohem dhe te argetohem me miqte e mi. A mund te ma lejoni kaq gje?"
"Nese me premton qe kur te vish do flasim?"
"Po" foli shkurtimisht ajo duke pritur me padurim te mbyllte telefonaten pasi dhe pak minuta duke degjuar zerin e tij dhe mund te nxirrte gjithcka qe donte aq shume tia thoshte,por qe ishte me mire ti mbante perbrenda edhe per pak kohe.
"Mire bije. Bej qejf"
"Naten" dhe me kaq mbylli telefonin. U kthye per tu futur serish brenda por silueta e dikujt qe mbante nje cigare ne dore mbeshtetur pas murit e ndaloi.
"Erdhe per te me kerkuar?" foli qetesisht ai duke thithur cigaren.
"Sigurisht qe jo." u afrua,u mbeshtet tek muri prane tij e ngriti koken te shihte yjet. "E dashura jote eshte shume simpatike. Nuk e kuptoj si lodhesh duke flirtuar me mua qe jam dhe e lidhur kur ate qe ke ne krahe e ke yll."
"E dashura the?!!" shpertheu ne te qeshura.
"Hmm ... nuk mu duk dhe aq per te qeshur ajo qe thashe,Noel." po e shihte ajo konfuze.
"Kejs,ajo nuk eshte e dashura ime. Cfare te beri te mendoje se ishte?"
"Epo ajo tha na e ka mbushur shtepine me fletore studentesh. Dmth qe jetoni bashke." u mundua te shpjegohej ajo.
"Oh,waw sa e vemendshme." buzeqeshi ai" shiko tani ... eshte histori e gjate. Ok,jo dhe aq e gjate po nejse. Tani qe mbarova shkollen jam kthyer ne vendlindje edhe po mundohem te gjej nje shtepi e nderkoh qe kerkoj po jetoj me babain e gruan e tij,e cila eshte edhe mamaja e Selines. Besoj se je e qarte tani?" e permblodhi ai gjithe historine.
"Okaay ... e sikletshme."vendosi ajo duart perpara fytyres" nuk duket ta kisha hapur fare kete teme."
"Jojo me behet qefi qe i sqaruam gjerat." hodhi cigaren ne toke dhe e shkeli me kembe. "dhe meqe ra fjala ... me pelqen me shume Kejsi qe nuk me kundershton per cdo fjale."
"Ikim profesor?" u mundua te nderronte teme ajo.
"Ikim" tundi koken duke qeshur ai.
U futen serish brenda dhe ashtu duke biseduar u kthyen tek tavolina ku ndodheshin Xhoi e Selina.
"Pse u vonove?"pyeti Xhoi duke i vendosur puthje te lehta ne gjithe siperfaqjen e qafes.
"Po flisja me babin" ndaloi per nje moment ne medyshje nese duhet tia thoshte apo jo per mini-biseden e kendshme me Noelin pasi nuk donte ndonje nga reagimet e tij,por nejse nuk eshte se beri ndonje gje qe sduhej "pastaj prita Noelin derisa mbaroj cigaren."
"Ti do me vdesesh mua"foli qetesisht por acarimi i dallohej fare qarte ne ze. "Cfare tha babi?"
"Qe neser kur te shkoj ne shtepi duhet te flasim.Nuk e di a e bej dot Xho. Me duket sikur vetem duke e pare do ia them te gjitha ato qe dua ti them."
●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●
NOEL'S POV

Kur e pashe tek vraponte ne drejtim te tualetit zemra mu ngrit peshe. Dukej qe kishte pire pak si shume. Me siguri nga merzia pasi i dalloheshin fare qarte rrathet poshte syve. Edhe ashtu ishte shume e bukur. Shpresoj qe ai bastardi qe ka per te dashur te mos ta kete lenduar,pasi nese eshte keshtu do ta ... oh,Noel ti nuk mund te besh asgje ... asgje. Nuk mund te shkosh ti kerkosh llogari atij pasi per Kejsin je thjesht nje prej pedagogeve te saj ose nje prej djemve te shumte qe i shkojne pas. Ajo eshte nje mision i pamundur per mua pasi zemren e saj e zoteron dikush tjeter. Dikush qe nuk e meriton. Dikush qe nuk ia di vleren asaj qe ka ne krahe. Eshte e vetmja femer qe me ka injoruar. E vetmja qe nuk eshte hedhur vet ne krahet e mi ne momentin kur une kam treguar interes per te dhe kjo me cmend. Dua ta bej timen. Do ta bej timen. Heret apo vone ai deshtaku do ta beje nje gabim qe do e shkaterroj ate qe ata kane. E di shume mire kete gje. I njoh tipat si ai. Kam qene nje tip i tille dikur. Por dua te ndryshoj dhe ate e dua qe te jete pjese e ndryshimit tim. Ajo vajze per fare pak dite me ka bere teresisht per vete dhe jam i gatshem te luftoj. Te luftoj per kete mision te pamundur.

●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●
Rruges per ne shtepine e pushimit te Xhoit e bene ne qetesi. Ishte e lodhur. E vetmja gje qe donte te bente tashme ishte te shtrihej dhe te binte ne nje gjume te thelle por fatkeqesisht kishin dhe ca rruge per te bere. Vendosi nje muzike te lehte ne sfond dhe ktheu koken nga Xhoi i cili qetesisht shikonte rrugen.
"Cfare dite kjo e sotmja!"
"Cdo gje do te shkoj mire zemer. Me beso." i kapi ai doren dhe ia shtrengoi forte;nje veprim qe i jepte kurajo gjithnje. E dinte qe gjithcka do te shkonte mire. Cfaredo qe do te ndodhte ndoshta do te ishte me mire. Pas kesaj zymtesie dielli do te shkelqente serish per te. E ndjente kete gje. E dinte shume mire.
●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●●
Rrezet e arta te diellit i binin mbi fytyre. Ishte nje dite e bukur po kjo nuk e reflektonte gjendjen e Kejsit. U zgjua me nje dhimbje te tmerrshme koke. Jo se nuk e kishte parashikuar por gjithsesi. U kthye nga ana tjeter dhe pa fytyren e bukur te Xhoit duke fjetur. Ishte gjysem i zhveshur dhe ajo filloi te admironte format e bukura te trupit te tij. Tatuazhet qe mbulonin nje pjese te mire te trupit te tij. Ndaloi se e veshtruari vetem kur degjoi deren te trokiste butesisht.
"Mos ... dhe kjo me duhej tani." foli nen ze.
U ngrit gjithe pertes. Uli bluzen e Xhoit qe e kishte veshur perpara se te shtrihej per te fjetur. E hapi deren ngadale dhe pas saj ndodhej nje kokekuqe simpatike e cila sapo pa Kejsin ne pragun e deres u vrenjt.
"Si mund tju ndihmoj?" foli ajo gjithe pertese duke vendosur doren perpara gojes qe i hapej papushim nga pergjumja.
"Po kerkoja Xhoin."foli kokekuqja qetesisht.
"Eshte ne gjume. Kush ti them qe e kerkon?"
"Thuaj qe e kerkon ... Shirli" u pergjigj vajza duke buzeqeshur.....

Mision i pamundurWhere stories live. Discover now