'Me thirr Noel'me keto fjale te tij ajo hodhi canten ne sup dhe u nis drejt deres 'Ku mendon se po shkon Kejsi'
'Larg teje.Vafsh ne djall Z.Anderson'me kete perplasi forte deren e klases dhe nxitoi per tek makina e saj me e nevrikosur se kurre.Kush dreqin ishte ai qe fliste ashtu per Xhoin e saj?Nuk i interesonte fare se ai ishte mesuesi,nuk i interesonte nese ai ishte mbi te dhe vetem me nje fjale mund te bente qe ajo te fluturonte nga shkolla.Kjo sdo iu pelqente fare prinderve te saj por asaj prape nuk i interesonte.Fundja ajo kishte para.Ne kete bote ku jetojme paraja eshte mbi gjithcka dhe vetem me nje grusht prej atyre per drejtorin e shkolles mund te benin qe gjithcka te kthehej si me pare.Ndezi makinen dhe u nis per ne shtepi duke menduar per pasojat qe do vinin me pas.Ne me pak se 20 minuta ishte perpara deres se shtepise.Para se te futej qendroi per pak sekonda per tu pergatitur shpirterisht per fjalimin qe do mbante mamaja me fjalen aq te degjuar nga Kejsi "je e denuar".Por nuk mund ti fshihej te vertetes duke qendruar prapa deres se do ndodhte cishte e shkruar.Mori fryme thelle para se te ulte dorezen,por jo prej frikes por vetem prej urrejtjes qe kishte per ato fjalime qe ishin te njejte gjithmone dhe i ishin bere si nje refren i perditshem.U mundua te ngjiste shkallet pa zhurme por me kot pasi ndjeu kercitjen e takave te se emes ne dyshemen prej druri dhe me pas zerin e saj tek e therriste.
'Kejsi?'
'Mos'tha nen ze'Une jam,mami' vazhdoi te ngjiste shkallet gje qe e bente gjithmone me shpresen se mamaja thjesht do e pershendetste dhe nuk kishte marr vesh asgje rreth prapsirave pothuajse te perditshme te Kejsit.
'Mos guxo te hedhesh dhe nje hap zonjushe'i tha ajo ashper dhe Kejsi u kthye drejt saj pa folur fare'Ka ndodhur ndonje gje andej nga shkolla sot?'beri nje pyetje retorike e ema pasi pergjigjen e dinte fare mire
'Mesa shof ti je e mireinformuar,ma.Me mire hyr drejt e ne teme e ta mbarojme kete bisede shpejt.'
'Mos po mundohesh te luash me nervat e mia sepse nuk kane ku te shkojne me shume se kaq.Moj ti ku dreqin ishe oren e pare?Une mendova se u nise per ne shkolle.'
'Me Xhoin te provat e grupit te tij.'genjeu ajo
'Dhe mendove se eshte me efektive se nje ore anatomie?'
'Ai ka nevoje per mua,ma.Ai eshte i dashuri im dhe ne e mbeshtesim njeri-tjetrin.Eshte njeriu qe dua dhe...'u nderpre nga shperthimi i menjehershem i mamase se saj.
'E do?Ku merr vesh nga dashuria ti,nje vajze 19 vjecare?'
'Duke qene se kam vite ne nje lidhje me ate person,i kam falur heren time te pare per gjithcka atij dhe nuk jam penduar per asgje mendoj se kjo do the thote dashuri.'
'Ai nuk eshte influence e mire tek ty a e kupton?Historia juaj cliche dihet qarte qe nuk do perfundoj bukur.Ai eshte kapiteni i skuadres se futbolli kurse ti vajza me e famshme e shkolles,keni nje lidhje te gjate bashke,vendosni rregullat ne ate shkolle por ne fund gjithe kjo enderr e bukur do te marri fund,Kejsi.Ai do lodhet me ty do gjej dike tjeter e ne fund do jesh ti e lenduara.'u mundua ta zbuste tonin mamaja.
'A nuk mendon se do ishte lodhur deri tani?Te lutem boll folet keq per Xhoin te gjithe.Se kuptoni qe kjo teme me streson shume.Une e dua ate ai me do mua e me kaq mbyllet historia.Tani nese ke ndonje gje tjeter per te thene ne lidhje me shkollen vazhdo nese do te fillosh prape me temen e te dashurit tim te lutem boll se nuk e duroj dot me.'
'Po kam.Je e denuar per nje jave,vetem shkolle shtepi asnje levizje tjeter,kuptove?'
'Jam mesuar.Ika une'foli qetesisht ajo e filloi te ngjiste shkallet me nxitim
'Dhe kerkoi falje atij mesuesit qe i ike ne ate menyre nga salla e denimit'
'As qe kam ndermend'bertiti ajo nga fundi i shkalleve qe te conin ne dhomen e saj
YOU ARE READING
Mision i pamundur
RomanceAjo eshte e bukur,e zgjuar,e pasur,arrogante. Ajo kishte gjirhcka qe deshironte;nje te dashur perfekt,familjen perfekte,dhe gjithe shkollen ne kembet e saj. Kejsi kishte jeten qe cdokush do e deshironte deri ne momentin qe ne shkollen e saj vjen nje...