18.

707 24 11
                                    

"Krist,ai me tradhtonte."
"Oh..."
"Kristi pse nuk me dukesh e befasuar?"
"Normal qe jam e befasuar. Ju ishit bere per njeri tjetrin. Si mundi ai ta bente kete gje?"u mundua ta nxirrte veten nga situata por me kot. Kejsi e njihte dhe e kuptoi shune mire qe ajo kishte dijeni per Xhoin e Shirlin.
"Dje te kam njohur une ty moj? Une vetem nga shprehite e fytyres e kuptoj nese je duke genjyer apo jo,nese je e shqetesuar apo jo. Te njoh mjaft mire Krist. Si munde te me mbaje te fshehte dicka kaq te madhe?"
U be gati te mbyllte ekranin e laptopit por zeri i Kristit e ndaloi.
"Kejs,mos e mbyll. Do te te shpjegoj gjithcka. Te lutem?"
" Asgje qe mund te me thuash nuk do te te justifikoj."
"Besoj se do me kuptosh. Me degjo. Une e mora vesh tek festa e fundvitit. Xhoi u largua me justifikimin se duhet te shkonte ne tualet. Ate nate kamarieri u pengua dhe pija qe mbante ne dore u derdh ne fustanin tim dhe e di qe ty te kujtohet shume mire. U detyrova te shkoja ne tualet dhe sapo u futa degjova renkime ne tualetin pas meje. Nuk i kushtova rendesi pasi ne keto lloj festash nuk eshte e cuditshme te shohesh te rinj duke bere seks neper banjo. Vazhdova te pastroja fustanin dhe pas pak dera e banjos u hap e prej aty doli nje vajze me floke te kuqe duke rregulluar fundin e pas saj ... Xhoi. Sapo me pa u zverdh ne fytyre dhe urdheroi vajzen te largohej dhe mu drejtua duke mu lutur te mos tregoja gje por une nuk mund ta mbaja sekret dicka te tille e nuk pranova."
"Nese nuk do kishe pranuar do me kishe treguar. Cjane keto genjeshtra sy per sy moj?"
"A mund te me lejosh te vazhdoj? Nuk pranova deri ne momentin qe me kercenoi duke me thene se do detyronte te atin te prishte kontraten me babain tim. Nuk doja ne asnje menyre qe puna e tim ati te cilen e kishte nisur qe prej 1 viti e gjysem te hidhej ne koshin e mbeturinave prej meje keshtuqe e mbajta gojen mbyllur. Por nuk e ke idene sa kam dashur te te tregoj ;sa here ai te puthte e te prekte. Pse mendon ti se une nderhyja gjithmone kur iu shihja afer? Ti ndoshta ke menduar se une nuk dua te te shoh te lumtur e se nuk te dua te miren por ka qene komplet e kunderta. Une po te mbroja. Ti je motra ime. Te lutem mos me mbaj inat."
Kishte ngelur totalisht pa fjale. Si kishte mundur ai ta kercenonte. Ishte nje levizje shume e ulet madje dhe per nje njeri aq te ulet sa ai.
"Nuk mund ta besoj. Flasim neser perball Krist. Duhet te mendohem. E kam koken lemsh."
"Ne rregull zemer. Por te lutem vendose veten ne vendin tim. Nuk kisha zgjidhje tjeter. "
"Naten e mire."
Dhe pa hezituar mbylli laptopin dhe u shtri ne krevat. Si mundet qe ajo jete aq e bukur qe kishte me pare te permbysej ne kete menyre? Madje dhe ate fije lumturie qe kishte e humbi. Noeli tashme ishte me dike tjeter e ndoshta dhe shoqeria e tyre do shuhej prej asaj bjondes. Danieli nga ana tjeter ishte nje shok i mire por asgje me shume se kaq
Nuk e mendonte veten me te.
*************************
E kishte zene gjumi e u zgjua nga trokitjet ne dere. Futi koken poshte jastekur sikur vetem ashtu zhurma do ndalte por e kishte gabim pasi te trokiturat i shtuan dhe kur ajo nuk i ktheu pergjigje ajo u hap vrullshem.
"Je akoma ne gjume?"
"Alis sikur te me lije rehat mire do beje."
"Une te le rehat po sbesoj se do qe ai bruni me sy bojeqielli qe eshte ulur ne divan te iki e te lej rehat."ajo doli zhurmshem dhe kur Kejsi i procesoi fjalet qe sapo kishte degjuar u ngrit me nxitim.
"Oh dreq"
U ngrit me nxitim per tu bere gati. E anashkaloj dushin ate mengjes e pasi u vesh,filloi ti zbriste shkallet me vrap por si per dreq lecka me te cilen Beti po lante shkallet i doli perpara dhe kemba i rreshkiti ne copen e qullet.
"Aaa"leshoi nje klithme dhe shpetoi per fije vetem fale bordurave te shkalleve. Ne fund te shkalleve u mblodhen te gjithe mamaja,Alis,Beti dhe ...
"Daniel ... cfare po ben ketu?"zbriti dhe shkallen e fundit dhe hodhi krahet rreth trupit te tij.
"Une erdha te te marr te dalim ... po ti a je mire? Degjuam nje klithme."
"Hmm ... rreshkita."
"E shoh qe mezi po prisje te me takoje duke qene se po vrapoje dhe nuk pe ckishe perpara."
"Beti mos i vendos me neper shkalle keto se do thyej qafen ndonje."i foli me perbuzje.
"Kejsi ... trego respekt."i foli ashper e ema.
"Ikem ne."
"Ku jeni njohur ju?"vazhdoi mamaja duke bere sikur nuk e degjoi ate qe tha Kejsi.
"Maa ... ne nje lokal. Danieli eshte shoku i pr- ... nje shokut tim."
"Shpresoj qe mos te dali dhe ky si Xhoi."i psheretiu mami prsne veshit.
"E kam thjesht shok. Ikaa."dhe kete here terhoqi dhe Danielin pas vetes.
"Mirupafshim ... ishte kenaqesi qe u njohem."
Makina e tij i priste perpara shtepise. Ai i hapi deren asaj dhe vrapoi per ne vendin e tij.
"Faleminderit qe u kujtove per mua."
"Ceshte ajo fjale. Tere naten vetem per kete moment kam menduar."buzeqeshi ne siklet ai teksa ndizte makinen.
"Ohh sa i mire qe je."
******************************
U gjenden perballe nje restoranti te kendshem buze detit. Ishte pikerisht ajo qe i duhej asaj. Deti kishte qene gjithmone nje dashuri per te e vetem kaltersia e zhurma e tij e kendshme e qetesonte.
"Nga e dije qe me pelqente deti?"
"Hamendesova?"
"Hamendesim i drejte."
"Pyeta mamane tende."u tregua i sinqert ai.
Ajo i buzeqeshi embel dhe uli koken e skuqur. Ai djale me te vertet interesohej per te. Por sa keq qe mendjen dhe zemren e saj e kishte dikush tjeter.
"Mendova te hanim mengjes bashke si fillim,si thua?"
"Me pelqen ideja."
U drejtuan te dy nga restoranti dhe u ulen diku ku dukej deti dhe pasi porositen filluan te bisedonin. Folen per gjithcka;jeten,shkollen,familjen,ddashurine ... Noelin. Ai ishte mjaft i pjekur jo si shumica e meshkujve te tjere dhe ishte shume e lehte te bisedoje me te. U ngriten nga tavolina vetem kur nje cift me dy femije te vegjel u ulen prane tyre dhe ata filluan te vraponin,luanin e bertisnin neper lokal. Kejsi i pelqente femijet por ne ato momente donte te shijonte qetesine e paqen qe po i falte pamja dhe shoqeria e mashkullit terheqes krahe saj.
"Kam nje surprize per ty."
"I adhuroj surprizat."filloi te hidhej ajo si femije i lumtur.
"Hajde pra."i kapi doren dhe e drejtoi per nga bregu.
"Daniel,cke ndermend te besh?"
"Do e shohesh po nxito."
Ai vendosi telefonin ne vesh dhe filloi te fliste me dike. Ajo degjoi vetem pak fjale dhe ato e bene te hidhej perpjet serish:jaht,ishull,na merrni ne breg.
"Daniel ... seriozisht ke prenotuar jaht per ne te dy?"
"Jo ekzaktesisht. Jahti eshte i babait tim. Une thjesht e huazova per pak ore. Dua ta shijosh kete dite ne maksimun."
"Je i mrekullueshem,e di kete?"i preku krahun e mireformuar lehte.
"Normalisht."
Nje jaht jo shume i madh u shfaq para tyre dhe ai e drejtoi tek nje pale shkalle. Nga jashte dukej i bukur por nga brenda ishte nje mrekulli e vertete. Dhe pse jo shume i madh ishte arreduar me shije dhe kjo e bente te dukej shume luksoz.
"Zoteri,mirseerdhet."
"Pershendetje,Harold. A eshte gjithcka gati?"
"Po. Ejani pas meje."
Shkuan ne skajin me te lart te jahtit kur ndodhej nje jakuzzi dhe prane nje pjate e mbushur me fruta te prera dhe nje shishe shampanje me dy gota. Jakuzzi dhe pamja e detit ishte nje kombinim perfekt.
"Po une skam marr rrobat e banjos."
"E rregullova une kete pune."
Nga canta e shpines nxorri kostumin e saj te preferuar te banjes.
"Si e more kete?"
"Ne bashkepunim me motren tende kete here."
"Paske menduar per gjithcka. Ky eshte takimi shoqeror me i bukur qe kam kaluar ndonjehere."
"Eh ... me behet qejfi,Kejs."
Ai i tregoi se ku mund te nderrohej. U fut ne nje tualet te madh,komplet i bardhe pervecse disa hidrosanitaresh ne ngjyre gri si per ta thyer ate bardhesi. Ne mur ishte nje dritare e vogel nga ku dukej pafundesia e detit. U nderrua shpejt e shpejt,u pa ne pasqyre para se te dilte e u nis serish per ne kuverte. Ai ishte futur ne uje dhe po bisedonte me ate burrin qe mesa dukej quhej Harold dhe sapo ndjeu pranine e saj ktheu koken dhe po e shihte vajzen perballe tij me goje hapur. Linjat e saj perfekte ia tregonin edhe me bukur ato rrobat e banjos bardhe e zi.
"Je shume e bukur."peshperiti ai kur ajo ishte gati te futej prane tij.
"Faleminderit. Jo vetem per komplimentin. Per gjithcka."
"E bera me kenaqesine me te madhe."
Ishin duke biseduar kur celulari i saj tringelloi 2 here. Pa se kishte dy thirrje te humbura nga Noel.
"Nuk ka vale ketu?"
"Patjeter qe ka. Pse?"
"Me kane ardhur dy thirrje te humbura nga Noel. Po e telefonoj me FaceTime."
Zilja ra disa here dhe me ne fund e hapi,por nuk ishte fytyra e Noel ajo qe pushtoi ekranin.
"Vellacko,Kejsi si jeni?"
"Ines,cben me celularin e Noelit?"
"Ai eshte ne dush."
Ktheu kameran nga dera e tualetit nga e cila doli ai,i mbuluar vetem me nje peshqir nga mesi e poshte dhe ngjitur deres ishte krevati i parregulluar e mbi komodine ...
"Booh na e shpifet ... te pakten hidh prezervativin pasi e perdor,o burre."tha Danieli me nje pamje te neveritur.
"Kejs,Daniel ... me falni,me gjetet ne kete gjendje. Ku jeni? Kejsi te kam telefonuar disa here. Me bere merak."
"Nuk ka pasur vale."foli shkurt ajo.
"Me behet qejfi qe je mire."
"Si mos me mire."vendosi koken tek supi i Danielit.
"Uhmm ... ia kalofshi mire."
"Edhe ti. Ia kalofsh edhe me mire."mbylli celularin dhe e la serish ne vendin ku ishte. Filloi te shihte pamjen qe i servirej perpara ne qetesi. Nuk i hiqej nga mendja ajo skene. Ai prezervativi i hedhur shkujdesur mbi komodine.
"Kejs,cpo mendon?"
"Se sa bukur po ia kaloj ketu me ty."
"Edhe une."
Fytyra e tij u afrua prane te sajes. Fryma e tij e ngrohte perplasej mbi buzet e saj pakez te hapura. Donte aq shume ta puthte por jo. Nuk donte ti jepte shpresa te kota. Ai ishte nje njeri kaq i mire e nuk donte ne asnje menyre ta lendonte. Ne momentin final,kur buzet e tyre do bashkoheshin ajo ktheu koken dhe ai e puthi ne faqe. Fytyra e tij shfaqte habi. Ai uli koken e buzeqeshi shtirshem.
"Pra,kur do te besh te tjeret xheloz me puth pa problem kurse kur jam une ai qe hedh hapin e pare shmangesh."u be gati te largohej por duart e Kejsit e ulen serish.
"Mos fol keshtu te lutem. Te kerkova falje shume here. Dua qe te jemi shok,Daniel. Une nuk ndihem gati per lidhje. Nuk dua te prishet shoqeria jone pasi sapo ka nisur. Te lutem,e zeme se nuk ka ndodhur fare kjo gje?"
"Kejs,nuk mund ta harroj kete qe sapo ndodhi."
"Te lutem. Mos e prish kete dite te mrekullueshme."
"Ne rregull. Me fal. Te pakten mund te te bej nje pyetje?"
"Sigurisht."
"Kaq keq ke rene brenda me Noelin?"

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Aug 26, 2018 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

Mision i pamundurWhere stories live. Discover now