Ne foton e mesiperme eshte Noel.
*************************************************************'Dhe upss moter me fal te ajo festa nuk te mbuloj dot.Mesa duket do e humbasesh'foli Alis dhe doli nga salloni me syte e mbushur gjithe lot.Ajo qe kishte me shume frike kishte ndodhur.Po qendronte me fytyre nga dera dhe po veshtronte ne heshtje hapesiren bosh tashme ku pak sekonda me pare kishte qene Alis.Dera e dhomes se saj u mbyll me zhurme por jo para se mamaja ti thoshte qe do fliste me vone me te.Tani kishte ngelur vetem me prinderit dhe veshtrimin e tyre e ndjente mbi te dhe nuk kishte guxim te kthehej pasi e dinte shume mire se cfare e priste,por e dinte shume mire qe tani nuk kishte si te shpetonte keshtu qe u kthye ngadale nga prinderit.Te dy ishin duke e pare me egersi.Ishte hera e pare qe e kishte pare te atin ne te tille humor kurse per mamane nuk ishte ndonje gje e re.Babai u ul ngadale ne divan dhe ajo e vuri re qe ai po mundohej te qetesonte veten.Pas disa minutash heshtje me ne fund ai foli qetesisht.
'Te lutem ulu.'nuk kishte ndermend tia ngrinte me shume nervat dhe beri sic i tha ai.U ul duke pritur per fjalimin.'Cfare ishte ajo per te cilen po fliste jot moter?'
'Kush nga te dyja ba?Festa apo...'u nderpre nga ulerima e te atit.
'Ti e di shume mire qe nuk me plas fare per festen.Cfare dreqin te thote mendja te besh skena te tilla jo etike?'
'Ba,une dhe Xhoi kemi shume kohe bashke dhe mua nuk me duket ndonje gje e madhe ajo qe ishim duke bere.'dhe ne keto momente kritike nuk mund ti linte ironite.
'Po mundohesh te luash me nervat e mia Kejsi sepse nese po je duke ja dal.'uleriti edhe me shume se ne fillim ai.
'As qe e kisha per qellim fare kete'foli thate dhe hodhi syte nga mamaja e cila nuk kishte thene asnje fjale dhe po e shihte me sy te akullt e qortues.
'Ne rregull'u mundua te qetesohej i ati'Nuk me mbetet gje tjeter vecse te dyfishoj denimin qe te ka dhene mamaja jote dhe ... do beje mire qe ti shkepusesh marredheniet e tua me Xhoin ose perndryshe do me detyrosh mua ti shkepus me zorr.'
'Ti nuk e ke seriozisht apo jo ba?Nuk e kuptoni qe une e dua ate njeri.Ai eshte i vetmi qe me ben te lumtur.Mundohuni ta kuptoni ju lutem.'
' Nje mashkull qe nuk ka respekt per familjen tende detyrimisht qe nuk ka as pike respekti per ty dhe ne asnje menyre nuk e meriton dashurine tende keshtuqe ben mire te besh sic te thashe une ose do e zgjidhim ndryshe bashke.'keto ishin fjalet e fundit te tij.U largua nga salloni dhe ajo u kthye nga mamaja e cila nuk kishte levizur asnje muskul.
'Ma,te lutem...'u pergjerua ajo
'Ti e degjove fare mire babain.Dhe une jam shume dakord me te.Xhoi nuk eshte influence e mire tek ty.'
'Oh zoot.Po sikur te them qe gjithe ate e nisa une dhe sigurisht ai eshte mashkull dhe kur kupton qe nje femer e deshiron do e vazhdoj.'
'Duke qene se rrethanat ishin te tilla ai duhet te te kishe ndaluar ... nese e ke nisur ti ne te vertet.'u drejtua per nga dera por u ndal nga zeri i te bijes serish.
'Te lutem...'zeri kishte filluar ti dridhej dhe disa lot te paftuar u duken ne syte e saj te bukur.Nuk e mbante mend heren e fundit qe kishte qare sepse ndihej shume e dobet dhe ajo vetem e tille qe nuk ishte.
'Nuk ka me fjale.'ia preu shkurt mamaja.U zhyt ne divanin prane saj dhe filloi te qante me denese.Bota rreth saj ishte shembur.Si dreqin do i jepte fund asaj lidhjeje kaq te bukur?Jo nuk do ta bente.Do bente gjithcka qe kjo lidhje te vazhdonte dhe nese kjo do te thoshte te vazhdonte me Xhoin ne fshehtesi.Nuk mund ta linte ate.Ai ishte gjysma e saj,ai qe i jepte force ne momentet me te veshtira dhe ky ishte nje i tille.Kishte nevoje ti degjonte zerin keshtu qe mori celularin dhe u ngjit ne dhomen e saj per ta telefonuar.U shtri ne shtratin e rregulluar shkujdesur dhe shtypi butesisht emrin e tij ne celularin e saj.Direkt thirrja i shkoi tek sekretaria telefonike.
YOU ARE READING
Mision i pamundur
RomanceAjo eshte e bukur,e zgjuar,e pasur,arrogante. Ajo kishte gjirhcka qe deshironte;nje te dashur perfekt,familjen perfekte,dhe gjithe shkollen ne kembet e saj. Kejsi kishte jeten qe cdokush do e deshironte deri ne momentin qe ne shkollen e saj vjen nje...