Gardianet

23 3 0
                                    

Mallory POV

Kishin kaluar gati katër orë, Charlie, akoma vazhdonte të qëndronte pa ndjenja.
-Po fillon të më sosi durimi,-fola duke thyer heshtjen e vendosur në dhomë, por mesa duket nuk isha e vetmja...
-Vëllaçko, a mund të më huazosh pak makinën tënde?- dhe në derë u shfaq një vajzë, thuajse në moshë të afërt me Aidenit.
-OOO më fal vëllaçko nuk e dija që ishte i zënë- vazhdoi të fliste teksa po më shikonte drejt e në sy.
-Cynthia -i foli Aideni, duke iu afruar afër, e kishte kapur nga krahu dhe e kishte drejtuar nga Charlie.
-Ta marrë e mira, po ketë peng e keni marrë, nuk e dija që...- por nuk arriti të përfundonte fjalën sepse Aideni po e vështronte akoma dhe më i acaruar.
-E kuptova vëllaçko, të pres në kuzhinë...-dhe u largua nga dhoma pa bërë as zhurmën më të vogël.
Cynthia dukej që kishte një karakter të çuditshëm, madje edhe më të çuditshëm se timin, edhe pse po më vinte keq ta pranoja.
-Më fal, për sjelljen e sime motre - foli Aideni, si për tu shfaqësuar nga ajo situatë e sikletshme që sapo kishte kaluar.
-Mos e vrit mëndjen...
-Aiden, fola sërisht, -Pse je duke na ndihmuar...-dhe as vetë nuk e kuptova pse e thashë këtë.

Aiden POV

E dija që do të ma bënte këtë pyetje herët e vonë.
-Pse po ma bën këtë pyetje Mellory ?
-Po ta bëj këtë pyetje sepse më duket e çuditshme, që dikush që ka vetëm një muaj që na njeh, pikërisht në një moment të tillë, shfaqesh si një ëngjëll mbrojtës...sepse askush nuk do ta bënte diçka të tillë në momentin, kur do të shihte Charlien, duke vepruar në atë mënyrë, i pavetëdijshëm, armiqësor, e mbi të gjitha me një fuqi të mbinatyrshme...
-Mallory
-Apo vallë, ju dini diçka më shumë, ndaj ofruat ndihmën tuaj...
Mallory ishte aq e mprehtë, nuk dija se si duhet të veproja me të, nuk dija se çfarë ti thoja dhe nëse do ti thoja të vërtetën nuk dija se si ajo do të reagonte...
Gjithçka që po ndodhte ishte e tepërt për të, ishte vetëm 17 vjeç.
-Mel- më dukej sikur goja më ishte kyçur dhe nuk po arrija të nxirrja asnjë fjalë.

Mallory POV

Aideni, po më fshihte diçka mesa duket nuk isha e vetmja që mbaja secrete, por ishte e kotë ai as që kishte ndër mënd të më thoshte ndonjë gjë...
Të dy po shikonim njëri-tjetrin në heshtje derisa ndjeva diçka që më zhvendosi nga vëndi, në të cilin isha dhe më hodhi tutje në krevatin, që më parë ndodhej Charlie, por ai nuk ndodhej më aty...
Charlie ishte përmëndur, por jo si njëri, por i transformuar, në ato qëniet e shndritshme ngjyrë argjendi dhe sytë e tij ishin ngjyrë të kuqe.
Nëse dhoma para disa min ishte kthyer në heshtje varri tani ishte kthyer në një fushë betejë, Charlie ishte thuajse i pavedëdijshëm, për veprimet që kryentë, kishte shkatërruar gjithçka brënda dhomës asgjë më nuk ndodhej në vëndin e saj të mëparshëm...
Madje as unë, tashmë ndodhesha mbi krevat dhe po dridhesha nga frika...
Por e vetmja gjë që nuk arrija të kuptoja ishte Aideni, po mundohej të ruante qetësinë e tij në vënd që t'ia mbathte apo ku di unë, më pas Cynthia si kishte mundësi që nuk kishte dëgjuar asnjë zhurmë nga rrëmuja e shkaktuar nga Charlie.
****
Pasi Charlie kishte shkatërruar pothuajse gjithçka, dukej sikur ishte qetësuar, por vazhdonte të ishte I shndërruar.
Zbrita nga krevati, por mesa dukej ky ishte gabimi me i madh që mund të bëja ato çaste, zhurma që kisha shkaktuar e kishte acaruar sërisht Charlie, i cili mu vërsull, tashmë gjëndesha në tokë, ai ishte sipër meje dhe duart e tij të ftohta rreth qafës sime po më mbysnin.
-Cha ..rlieeeeeeeeee- u mundova të flisja më gjysëm zëri, por ishte e kotë, po filloi të shikoja gjithçka të mjergullt dhe kjo ndoshta nga mungesa e oksigjenit...
Edhe pse po humbisja vetëdijen, për një gjë isha e sigurt se ajo që po shikoja në ato monente nuk ishte një haluçiacion, afër nesh po afrohej një tjetër qënie e ngjashme me Charlin...
E kapi Charlien dhe e flakëroi drejt cepit tjetër të dhomës, tashmë ata po përlesheshin të dy, nuk po arrija do të ngopesha me frymë dhe mëndja po më vlonte mendimet dhe mjera pyetje?
Si:
-Çfarë dreq qëniesh janë këto?
-Pse Charlie donte të më vriste?
-Mos vallë Aideni ishte si Charlie, sepse nuk po shikoja më asnjë Aiden aty...
Furia e Charlit po e shkatërronte qënien tjetër dukej të bëja diçka.
E vetmja gjë që më zunë sytë në ato moment ishte një shkop beisbolli, e rrëmbëva dhe godita Charlien në kokë...
Qënia tjetër e argjëndtë u shëmb në tokë, se bashku me Charlien ishte e gjakosur afër brinjës, sytë e tij nuk ishin të njëjtë më ato të Charlit ishin ngjyrë blu, ishin të ngrohtë më të thellë, dhe më pas aroma e tij ishte e njëjtë, me atë...
Tani gjithçka kishte kuptim Aideni, ishte një nga ato qëniet e argjëndta, kishte qënë ai atë natë në pyll ...
Iu afrova afër dhe u ula në gjunjë, plaga dukej shumë keq, nga sytë e tij po lotonin disa pika të shndritshme, i preka pëllëmbën e dorës, dukej kaq i shndritshëm dhe i bukur.
Tashmë Aideni kishte marrë formën e tij të mëparshme, po ashtu edhe Charlie.
-M..e..l -më në fund Charlie ishte përmëndur, por normal kësaj rradhe.
-Charlie...
-Çfarë po bëjmë këtu dhe pse prof.Taylori është i plagosur dhe pa ndjenja...
-Po tallesh vërtet nuk mban mënd asgjë...-Charlie tundi kokën në shenjë miratimi.
-Aiden...-u dëgjua një zë përtej dhe pas disa min u shfaq Cynthia me një burrë rreth të 45.
-Çfarë ndodhi? -foli Cynthia me gjysëm zëri.
-Nuk e di...-foli Charlie i hutuar totalisht...
-Cynthia, eja më ndihmo,-foli burri i panjohur, që duhej të ishte babai i Aidenit, por teksa po afrohej afër meje dhe Aidenit, shtangu duke më parë drejt e në sy...
-Loren...-foli me gjysëm zëri.
-Nuk jam Loren, e njihnit mamanë timë...-tashmë isha unë ajo që kisha shtangur totalisht...
-Mallory, ti je Mallory, je thuajse identike me nënën tënde...
Tunda kokën instiktivisht dhe u spostova më tutje për ti hapur rrugë Cynthias, tanimë isha thuajse e shokuar, nuk mund ta besoja që ai e njihte mamanë time, por jo vetëm atë, por edhe mua.
Ai mjekoi plagët e Aidenit dhe dukej që ai dalëngalë po bëhej më i kthjellët, ndërsa Charlie, po mundohej të kujtonte se çfarë kishte ndodhur...

MalloryWhere stories live. Discover now