Surprizat nuk kanë të mbaruar...

23 3 2
                                    


Aiden POV

-Prof Taylor nuk e di çfarë ndodhi, më vjen keq për gjithçka, më vjen keq që të kam katandisur në këtë gjëndje, as vetë nuk e di sesi ta bërë këtë gjë, të them të drejtën më duket e çuditshme, pasi gjithnjë më kanë rrahur, dhe tani del që kam rrahur dikë…
-Charlie, nuk ka problem, do të mësohesh edhe me faktin e të qënit gardian…
-S’mund ta besoj unë gardian…
-Ej Cynthia, nga humbe me Mallorin…-por ajo as që ma vari, por nga fytyra e saj dukej që diçka nuk shkonte siç duhej.
-Ba, Mallory është pa ndjenja nuk di se çfarë i ndodhi
-Sa kohë ka në atë gjëndje…
-Se di ndoshta nja 10 min.
-Charlie më ndihmo të ngrihem fola teksa pashë tim atë që po largohej nga dhoma e ndënjes…
-Mos tento të lëvizës as një centimeter - më tha im atë teksa po mbante në krahë Malloryn, e cila ishte e pavededijshme.
Por s’ia vura shumë veshin dhe u ngrita duke u mbështetur te Charlie.
-Çfarë ka?
-Asgjë shqetësuese, thjesht ka pulsin e dobët dhe tensionin e ulët, është lodhje nervore, pas gjithë asaj që kaloi sot.
-Ta marrë e mira –foli Charlie, ora është 7.30 pm, Mallory tani po që është e vdekur, nqs ajo nuk përmëndet dhe nuk u telefonon prindërve të saj për tu dhënë një justifikim të mirë, plot 25 thirrje, 15 Dena dhe 10 Harroni.
-Charlie –foli im atë.
-Po Zoti Taylor
-Dena dhe Haroni, prindërit e Malloryt, por unë e di që prindërit e saj quhen Loren dhe Klaus Westerning…
-Ke shumë të drejte, por ka nja dhjete vjet, që prindërit e saj të ndjerë nuk janë më, tashmë ajo është Mallory Alex Westerning Kadisha, është e birësuar nga një familje indianësh…
-Por kur ka ndodhur kjo... si…
-Në Fairland të Johansburg ba-foli Cynthia, dhe të tre ngrimë duke vështruar njëri tjetrin në heshtje.
-Sapo ma tha- foli Cynthia duke mërmëritur, vallë çfarë lidhje kishin prindërit e saj në Fairland dhe pse im atë i njihte ata.

Mallory POV
Isha aq e turbullt doja të hapja sytë por ishte e pamundur, ndihesha aq e lodhur.
-Me duket se po përmëndet - dëgjova zërin e Charliet.
Më në fund kisha arritur të hapja sytë, thuajse të gjithë ishin rrotull meje, madje edhe një fytyrë e re, e cila më dha një të buzëqeshur dhe më pas u largua.
-Bën mirë të qëndrosh shtrirë, dukesh ende e zbehtë,-më foli Z.Taylor.
-Jo jam mirë, -fola me gjysëm zëri.
-Se kuptoj pse jemi kaq kokëshkëmb si ti dhe Aideni - foli sërisht zoti Taylori, ndërsa unë dhe Aiden shkëmbyem një vështrim të shkurtër ndërmjet njëri-tjetrit.
-Shko merr një gotë ujë për Malloryn, -foli Aideni, por zëri i tij tingëlloi ashpër.
-Jo nuk ka problem, duhet të largohem, për në shtëpi…
-Nuk ke përse - foli Charlie - fola me prindërit e tu pak më pare, u thashë se ishe te Lana, se ajo ishte ndarë nga i dashuri i saj dhe ishte shumë keq, Dena u mërzit shumë për Lanën dhe më tha që ta marrësh kur të kesh mundësi, dhe të puthte fort, më pas mora Lanën dhe i thashë që nqs e merrte Dena, kjo rast rreziku, ti thoshte që ishte me Jasonin e blaaa blaaa blaaa.
-Charlie…-po tashme zëri im po dilte paksa më i ashpër se i Aidenit…
-Po
-A mund ta di se çfarë i the Lanës…
-EEEEEEE
-Charlieeeee
-I thashë se je me një farë adhuruesi sekret…
-CCCHArlieeee-tashme ia kisha futur një të uluriture, do të të vras gënjeshtar i ndyrë…, a e di se çfarë më ke hapur tani…
-Mund ta gënjesh, fundja se mos ke të dashur ti dhe ai do të bëhet xheloz, thjesht të duhet të vazhdosh gënjeshtrën.
Thellë Charlie kishte të drejtë, sepse sot do të kaloja natën në shtëpine e Aidenit, profesorit që kisha rënë kokë e këmbë në dashuri, por që për momentin e kisha nën kontroll…
-Të betohem, Charlie që ty dhe Marlin Monros tënde do tua bëj jetën ferr…- shfryva e acaruar.
Ndërsa Aideni, Cynthia dhe Xherd ia kishin shkrepur së qëshurit.
-A mund ta di se cila është Marlin Monroe - foli Cynthia e cila po shkulej se qeshuri.
-Histori e gjatë,-folëm njëkohësisht unë dhe Charlie.
-Dreqi ta marrë-fola nëpër dhëmbë.
-Çfarë? -foli Aideni, por tani fytyra e tij ishte më e qetë.
-Nuk kam përfunduar detyrën e Znj. Valleri.
-Mos e vrisni mëndjen, mund tiu justikoj nesër të dyve.
-Mallory…
-Po Charlie…
-Akoma se kuptoj pse ti Lana dhe Jasoni nuk e latë orën e saj…, duhej të kishe marrë shëmbullin tim.
-Zëre se nuk e dëgjova atë që the se mendjen tënde frytëdhënese dëgjuam që përfunduam armiqtë e përjetshëm te Znj. Valeri.
-Zëre se s’fola…
-Mallory
-Po Z.Taylor…
-Më vjen keq për atë, që u ka ndodhur, prindërve të tu, ata ishin miqtë e mi më të mirë.
-Si je njohur me ta…
-U takuam gjatë periudhes së studimit dhe vazhduam më tej gjatë kërkimeve shkencore, por pasi u largova nga Afrika i humba kontaktet me ta, dhe tani marr vesh se çfarë u ka ndodhur, do të ketë qënë shumë e vështirë për ty, isha betuar si kumbari yt se do të kujdesesha gjithnjë për ty, por jeta është e çuditshme…
-Kumbari im, ju kumbari im, mendoja se se kisha një të tillë,
-Po ndërsa yt atë Klaus është kumbari i Aidenit…
-Klausi babai yt, -foli Aideni teksa kishte shqyer sytë duke parë të atin dhe më pas mua.
-Ekzaktësisht, bir, Mallory, tani që të gjeta dua të dish se mund të mbështetesh te unë për çdo gjë…
-Falemindërit.
-Mallory, dua të beni kujdes, sidomos tani që Charlie është një guardian nga njerëzit ujqër…-foli Xherd
-Ata, nuk do të na bëjnë asgjë…
-Pse je aq e sigurtë, -shtoi Cynthia
-Mendoj se është më mirë që tua themi-foli Charlie.
-Çfarë do të na thoni –foli Xherd, por zëri i tij ishte më serioz, se më pare…
-Eeee, familja ime birësuese dhe ajo e Charlit janë njerëz ujqër, ajo çka kisha thënë e kishte lënë familjen e kumbarit tim të posanjohur syshqyer dhe gojëhapur.
-Pra ju e keni ditur për ne, -mërmëriti Cynthia
-Jo nuk e dija që ekzistonin gardianët, e zbulova një muaj më parë, gjatë hënës së plotë, sepse supozohej të ishte shndërrimi i parë i Charliet si një njeri-ujk, por një gjë që nuk ndodhi. Aty ndodhi që u përballa me një guardian.
-Ke qënë gjatë hënës së plotë në pylll, a kupton që mund të kishe vdekur dhe jo vetëm nga ujqërit, por madje edhe nga gardianët, jo të gjithë janë si familja jonë Mallory, -foli Aidenin, por shumë i acaruar dhe tanimë po hungërinte…
Më pas vazhdoi: -Çfarë të bëri, të lëndoi…
-Jo isha me kurriz, kur mu afrua afër, vëtëm më preku flokët dhe më pas u largua sa hap e mbyll sytë.
E vura re që po qetësoj ndoshta e kishte kuptuar që kishte kishte qënë pikërisht ai atë ditë dhe jo ndonjë guardian armiqësor, isha 100% e bindur për këtë gjë…
Vallë i interësoja sepse vura re që pas asaj që sapo kisha thënë nuk po mi  shkiste me sytë.
-Nqs ti je e birësuar, po Charlie, si ka mundesi që nuk është shndërruar në një njëri-ujk, por në një guardian.
-Ndoshta një nga të afërmit e tij ka qënë guardian dhe më pas linja e gjakut është ngatërruar…-hodhi një hipotezë Cynthia…
-Ndoshta –foli sërisht Xherd, -E lemë më mirë me kaq ketë bisedë dhe e vazhdojmë sërisht nesër.

MalloryWhere stories live. Discover now