Kapitulli 14

17 2 0
                                    


Përpara 3 vitesh

Mallory POV
   Më në fund shkolla kishte mbaruar dhe për herë të parë në jetën timë, pas gjashtë vitesh po ndihesha e lumtur, që po kthehesha në Fairland, pavarsisht gjithçkaje që kishte ndodhur.
Netët më ishin kthyer në makthe, sa herë që tentoja të mbyllja sytë më shfaqej ajo natë.
Pse mua…
O zot sa të nevojshme e kisha të flisja me dikë, por nuk mundesha me askënd, përveçse Charliet. Por jo, ai më shpëtoi nga Danieli, dhe i kisha premtuar vetes që do e lija atë jashtë kësaj, ndërsa prindërit e mi. Uuuuu, më vinte të plasja nga inati, kur mendoja që Danieli e shfrytëzonte mëndjen e tyre si të dëshironte, për pasojë nuk mund t'u tregoja atyre atë që kishte ndodhur.
Falë zotit kishte gati një muaj që ishte larguar pa lënë as namë e nishan.
Tashmë ndodhesha në shtëpinë time, në shtëpinë time të vërtetë, në atë çka ishte e imja duke përfshirë çdo gje brënda.
Asgjë nuk kishtë ndryshuar gjithçka ishte si atëherë, familja e Teos ishte kujdesur për ketë shtëpi.
Poshtë këmbëve të mia ndodhej parketi ngjyre mjalti, në të majtë të hollit ndodhej salloni i madh në te cilin gjatë mesnatës kthej në një front lufteje mes meje, tim eti dhe Alexit, më tutje ndodhej një korridor, i cili të çonte në studion e tim eti, ku mbyllej shpesh herë për një kohë të gjatë. Në të djathte ndodhej biblioteka dhe pak më tutje guzhina dhe dhoma e ngrënjes.
Në fund të sallonin ndodhej një portë e veshur më xham, i cili pasqyronte verandën, në të cilën ishin mbjellur lulë te shumëllojshme mbi të gjitha trëndafilat e kuq, duke e kthyer kështu në një kopësht.
Edhe pse për kopështin kujdesej ime me, shpesh herë na ndihmonte edhe Dori Kidner, babai i Teos, shokut të ngushtë të Alex.
Mora guximin të ngjitesha në katin e dytë dhe u futa në dhomën time, dola prej saj duke kaluar menjëherë në atë të prindërve të mi.
Ajo ishte dhoma në të cilën kaloja kohën më të madhe, kur qëndroja në shtëpi. Adhuroja të flija më prindërit e mi dhe të qëndroja me ta, në pjesën tjetër të dhomës ndodhej këndi i tim eti, një piano dhe një kitare. Kishte një zë të mrekullueshem, tani që po e mendoj: “Si mundi që iu përkushtua më tej shkencave, kur ishte i çmëndur pas muzikës sidomos pas rrokut”.
Po qeshja me veteveten…
-Kush ndodhet lart ?-nga salloni u dëgjua një zë.
Zbrita poshte dhe pashë Sashën, bashkëshorten e Dorit.
-Sasha
-Mallory, s’mund ta besoj,
-Nuk e prisja të të shihja, eja këtu më lër të të përqafoj.
Iu hodha në qafe dhe po ndjeja aromen e asaj që quhej shtëpi e ëmbla shtëpi.
-Ku është Teo, më ka marrë kaq shumë malli…
-Mos ma kujto atë mistrec Mallory, edhe pse është im bir, nuk ka dy fije mënd në kokë, një zot e di se çfarë dreqin po bën me jetën e tij, them se në darkë duhet të jetë këtu.
-Do të vish nga ne për darkë.
-Sasha, mos më keqkupto por do të ishte më mirë që të shkoja drejt e në krevat ka qënë një udhëtim shumë i gjatë, e duke mos përmëndur më kujdestarin që mu desh të duroja gjatë udhëtimit.
-Je e sigurt që dëshiron të qëndrosh e vetme në këtë shtëpi.
-Po Sasha mos u shqetëso, do jem mirë, më pas jemi fshqinj kështu që…
-O zot, një Teo numër dy, mirë vogëlushe, po të lë të pushosh, mos ngurro të më telefonosh për çdo gjë.
-Në rregull, mirë u pafshim.
Pasi Sasha u largua u ngjita sërisht në dhomën e prindërve dhe u ula mbi krevat.
Tanime isha sërisht vetëm, pas vdekjes së prinderve te mi kisha lidhur pakt e vetminë, por tani ishte krejt e kundërta.
Ndjeja dhe dëgjoja, vetëm zëra, zëra dhe vetëm zëra, të cilët po gërryenin mendimet e mia, shpresën dhe shpirtin tim. Nuk isha e qetë, dukej sikur ato zëra më shtynin drejt diçkaje a dikujt, por ishin mjaftueshëm të dhimbshëm duke shkatërruar dhe atë fije shprese, që po më mbante të gjallë.

Pas tre vjetësh

-Mallory, mendoj se tani duhet të rikthehesh përpara se të jetë shumë vonë.
Isha thuajse e humbur në dhimbjen e atij pylli, por ishte e çuditshme, sepse përveçse asaj dhimbjeje të tmerrshme, po ndieja diçka tjetër, një aureolë u rrotullua rreth meje duke më pëcjelle një afsh të ngrohtë e të ëmbël.
Po ndjeja një prekje në duart e mia, edhe pse askush nuk ishte duke më prekur. Ishte një ndjenjë disi e çuditshme.
Po ndihesha e dobët, nuk ndihesha shumë e kthjellët, dukej sikur mëndja kishte filluar sërisht të bënte truqet e saj. Po shikoja…vetëm time dukesha thuajse e vdekur në një shtrat spitali, dhe po e rindjeja sërisht atë prekje dukej sikur dikush që mëndodhej pranë. Mund të shikoja dorën e tij, që kishte shtrënguar timen… ishte Aideni, ai ndodhej pranë meje.
Pas kësaj ndihesha më konfuze se në fillim nuk po kuptoja asgjë, nuk po arrija të ndaja më realën nga jorealja.
U ula në tokë, ndihesha kaq e pafuqishme, ndjeva tim atë që u afrua pranë meje dhe më mori në krahët e tij duke më përqafuar fort. Sa më kishte munguar ky përqafim.
-Ba, kam nevojë për ty, mos shko të lutëm,
-Mellory, mos qaj vogëlushja ime, ti e di që do të jem gjithnjë pranë teje edhe kur të mos më shohësh më do të jem në zemrën tënde, si unë ashtu edhe mami, do të jemi gjithnjë këtu e shtrënjta ime.
-Më mungoni kaq shumë, dua të jem me ju përgjithnjë,
-Do të jemi bashkë, por është shumë herët për ty, për tu bashkuar me ne.
-Por…
-Mallory nuk ka asnjë por, ti duhet të jetosh je ende në fillim të jetës, ke kaq shumë gjëra për të jetuar qofshin këto të bukura apo të shëmtuara.
-Jam kaq e lodhur nga gjithçka,
-E vogla ime më shiko, -ngrita kokën dhe vështrova sytë e blu, që ishin të thellë si një oqean.
-E di që ato që të ka vendosur jeta përpara kanë qënë shumë të vështira, dhe ende nuk e dimë se çfarëdo të sjelli, por di vetëm për një gjë jam i sigurt, je shumë e fortë për të përballuar gjithçka, kurrë mos u dorëzo, kurrë. Beso të ndjenjat e tua, shprehi ato. Dhe hiqe nga mëndja idene më idiote që mund të ekzistoje që:” Dashuria të bën të ndihesh i dobët”, përkundrazi ndodh e kundërta.
-Ba nuk më intereson asgjë dua vetëm të jem me ju, - dhe pas nesh u dëgjua një disa ulërima ujqërish dhe filloi të fryntë një erë e ftohtë dhe e tërbuar.
-Çfarë dreqin ishte kjo?
-Mallory, mbathja duhet të dalësh nga rrethi i trëndafilave,
-Pse?- Im atë po fillontë të dukej si një vision, i cili po zbehej dalëngadale, -Ba
-Mallory, duhet të largohesh ata po vijnë jeta jote është në rrëzik, nuk duhet të të gjejnë në këtë dimension.
-Dimension?
-Mallory, ti ke aftësinë të ecesh nëpërmjët tri dimensioneve: realit, jorealit dhe atij të ndërmjetëm, në të cilin ndodhemi tani, ndaj dhe dil nga rrethi i trëndafilave përpara se të jetë shumë vonë.
-Nuk shkoj askund pa ty, të lutëm qëndro me mua, -por isha thuajse e vetme im atë nuk ndodhej më pranë meje ishte zhdukur.
Ulërimat e ujqërve sa vinin dhe afroheshin, gjithçka po fillontë të errësohej akoma dhe më shumë. Ndihesha kaq shumë e frikësuar, fillova të vrapoja, hapat rrugëdalje, nuk arrija të mbushesha dot me frymë.
Nuk mund të ecja më, këmbët e mia kishin ngecur nga rrënjët e bimëve kishin filluar të zgjatëshin, ngatërroheshin dhe lidheshin nëpërmjet këmbëve të mia.
Sa më shumë mundohesha ti largoja ato bënin të kundërtën.
Dreqi ta merrtë tanimë isha e vdekur, dikush ndodhej pas meje arrija të dëgjoja frymarrjen e tij të rëndë, hungërimën e tij.
-Mos më vrit të lutëm !!!
*****
E vetmja ajo që ndieja ishtë ftohtë, tëntova të ngrihesha, isha e tëra e mbuluar në gjak, nuk mund të ngrihesha sepse kisha një shkop të ngulur në brinjë, e cila po më merrte frymën dhe shpirtin dalëngalë. Falë zotit ishin larguar, mendoja se Daniel Shajd ishte monstra e vetme që ekzistonte, por mesa dukej, kishte edhe më keq, çfarë dreqin ishin ato, nuk gjeja dot term për ti përkufizuar.
Mora frymë thellë dhe mora guximin të shkulja shkopin i cili më ishte ngulur në brinjë. Dhimbte si dreqi, u mundova të ekuilibroja frymarrjën dhe pashë sërisht atë aureolë, e cila po më drejtonte drejt një rrugë dhe pas kësaj gjithçka u ngjyros në të zezë.

MalloryWhere stories live. Discover now