Charlie

22 4 0
                                    


Mallory POV
   Kishin kaluar gati një muaj nga fillimi i shkollës dhe tashmë ishim shumë të ngarkuar, provime, netë të tëra, pa gjumë, Charlie ishte shpërngulur me afër meje në shtëpinë e kumbarit të tij tashmë ishim komshinj, thuajse nuk fliste fare me familjen e tij, se kuptoj pse ia bënin këtë Charlit, ai ishte shumë ndryshe nga ata, jo vetëm nga shpirti, por edhe nga pamja, ishte flokët e tij të çelët, sy ngjyrë të gjelbërt, i bardhë si bora, por ajo çka adhuroja më tepër ishte kur ai linte flokët e tij të rriteshin dhe i shfaqeshin kaçurrelat e tij të mëdha, kurse prindërit e tij ishin të kundërtit e tij, si shumë të zeshkët, për të patur një fëmijë si puna e Charlit, ndonjëherë më dukej se edhe ai ishte e birësuar, por kurrë nuk ia kisha thënë me zë të lartë këtë mendim, sidomos në prani të Charlit apo dikujt, ndoshta ai duhej tu kishte ngjarë gjyshërve të tij apo ku di unë.
   Por Charlie nuk ishte i vetmi problem, tjetri ishte Aiden, ose siç i themi të gjithë Prof. Taylor, është kaq i bukur, thuajsë të gjitha vajzat ishin të marrosura ndaj tij, përfshirë edhe mua brënda, ishte vetëm 26 vjeç, shumë i ri për të dhëmë mësim, sipas informatave të vajzave, që i kishin nxjerrë nga administratorja e shkollës, një tjetër thashathemexhije, na doli që prof. ynë ishte aq i zgjuar, saqë vitin e fundit të gjimnazit dhe vitin e parë të universitetit ku kishte studiuar nuk I kishte kryer, por kishte dhënë vetëm provime e duke kaluar direkt në vit të dytë.
Studentët që kryenin këtë system shkollë, ishin shumë të rrallë dhe tepër të zgjuar…
Ishte aq i bukur, por bukuria e tij për pak sa nuk më mori në qafë, herën e parë që u ngrita në mësim. U hutova fare, po të mos ishte për Charlie, ndoshta do të kisha marrë ndonjë notë negative.
Por, mund të them se ishte qindra herë më mirë se profesori austriak që kishim dy vite më parë, ai ta bëntë historinë ferr, kurse ky parajsë, madje edhe Lana kishte ndërmënd ta kapte këtë lëndë simestrin tjetër.
Profesor Taylori, po e rriste shumë popullatën, ndoshta simestrin tjetër do të hapej edhe një klasë tjetër historie…
   Tanimë, ndodhesha pikërisht në klasën e historisë, kishim provimin e parë në histori, për këtë vit.
Provimet e historisë i kisha tmerr, kaq shumë vite, fakte, data…
Aiden erdhi me një fytyrë të qeshur, ndoshta po i pëlqente fakti, që po shikonte fytyrat tona të shtrëmbëruar.
Provimi nuk ishtë dhe aq i vështirë, vetëm sepse duhej të shkruaje shpejt, për të mos ngelur mbrapa, min po kalonin sa hap dhe mbyll sytë, zilja e përfundimit të orës sapo kishte rënë dhe klasa kishte filluar të boshatisej, tashmë në klasë kishim mbetur unë dhe Charlie, zakonisht ai mbaronte i pari, por sot kishte mbetur i fundit…
-Mallory, Charlie
-Një sek. Profesor, se mbarova…
-Shpresoj të kesh lënë ndonjë gjë pa shkruar, se duke parë gjëndjen e fletës tënde.
I dhashë një të buzëqeshur, por që mu duk si buzëqeshja më idiote në gjithë jetën timë.
I ktheva kurrizin dhe u drejtova drejt bankës sime për të marrë çantën…
Diçka nuk po shkonte me Charlin.
-Charlie, Charlie…-por ai nuk po më kthente përgjigje.
Ula kokën për të parë fytyrën e tij, por ai dukej kaq keq, sytë e tij ishin të kuq gjak, njësoj si sy vampire,
-Charlie…-klitha me zë të lartë.
Por reagimi i tij nuk ishte mos përgjigja, por përkundrazi më vështroi me ergërzi njësoj sikur donte të më shqente të tërën.
U ngrit me vrull dhe më përplasi pas murit, ishte aq i acaruar.
-Mallory…-dëgjova zërin e Aidenit, provova të ngrihesha, por ishte e pamundur, sytë më ishin errësuar dhe nuk arrija të shikoja qartë.

Aiden POV
    Më në fund kisha arritur të qetësoja Charlin, tani ai kishte humbur ndjenjat, por jo vetëm ai, por edhe Mallory.
Charlie ishte nje guardian, ai ishte një si ne, vetëm se nuk isha i sigurt nëse ai e dinte për atë që ishte, por pas asaj që ndodhi nuk kish pik dyshimi, që ai nuk ishte në dijeni të dhuntisë së tij.
-Mallory, mel…
-Aj…-më në fund arrita ta përmëndja.
-Ku është Charlie ?
-Mallory, ai ka humbur ndjenjat, mendoj se duhet ta çojmë në shtëpi.
-Absolutisht jo.
-Por, Mallory…
-Profesor, ju nuk mund ta kuptoni, Charlie, ka gati një muaj që nuk rri në shtëpinë e tij…
-Por..
-Gjithçka është më e komplikuar nga çmund të duket, ai nuk mund të shkoj as në shtëpinë e tij, as në vëndin ku po jeton momentalisht dhe as në shtëpinë time, nuk di më se çfarë të bëj apo të mendoj.
-Do ta gjejmë një zgjidhje …
-Profesor…
-Po Malllory, dua të të çoj në urgjencë, sepse je e plagosur.
-Nuk ka rëndësi është thjesht një gërvishjë, mos i thuaj asgjë askujt për atë që ndodhi sot, të lutem.
-Mos ki merak, a mund të ngrihesh…-dhe më tundi kokën në shenjë pohimi, vallë çfarë po ndodhte me ta, pse e mbronte me aq ngulm Charlin, ai për pak sa nuk e vrau, po mos kisha ndërhyrë.
    Sistemuam tavolinat dhe karriget shpejt e shpejt, pasi klasa ishte kthyer në një katrahurë të vërtetë, gjatë kohës që po mundohesha të vendosja Charlin nën kontroll, por tanimë ai vazhdonte të qëndronte akoma pa ndjenja, kjo ishte më e mira në këto momente, do ta çoja Charlin në shtëpinë time, do të kujdesesha vetë për të.
-Mallory, do veprojmë në ketë mënyre, shko kontrollo daljen e pasme se mos ka njeri dhe unë do të dal më pas me Charlin dhe më pas do të takohemi në parking.

Mallory POV
   Më dhimbte i gjithë trupi nga goditja, vallë çfarë po ndodhte me të, fytyra e tij ishte aq e shndritshmë, thuajse dukej si ato qëniet e një muaji më parë në pyll, çfarë, po ndodhte me të, ai supozohej të shndërroj në një njeri ujk dhe jo në një qënie të tillë.
Isha aq konfuze, pasi u sigurova, që Aideni dhe Charli kishin arritur pa probleme në parking, shkova edhe një herë në klasë, mora gjërat e mia dhe të Charlit dhe u drejtova sërisht drejt parkingut.
Charlie ndodhej në makinën e Aidenit, ndërsa unë vendosja ti ndiqja pas me makinën time, fatmirësisht atë ditë Charlie kishte ardhur me mua.
   Rruga ishte aq e gjatë dhe nuk po i rezistoja dot më drejtimit të makinës, më dukej sikur kisha ethe, dhimbje dhe plaga po vazhdonte të rridhte edhe pse dukej si një gërvishtje e lehte.
    Më në fund arritëm një një residence, e cila dukej e veçuar nga pjesa kryesore e qytetit, brënda asaj rezidente duhej të ndodheshin gjithsej nja 20 shtëpi, jashtë dëgjoheshin gumëzhimat e fëmijëve, nuk ia kisha kurrë farë idënë kësaj zone.
Shtëpia e Aidenit ndodhej në fund fare, disi veçmas së tjerave, një vilë 3 katëshe, jashtë e lyer me ngjyrë kafe dhe qumështi, shumica e dhomave ishin me xham, që lejonte depërtimin e dritës, përpara shtëpise gjëndej një park i madh, kurse pas ndodhej një rrugicë, që të lidhte me pyllin.
Nuk hymë në shtëpi nga ana e përparme, por nga ajo e pasme, vëndi ku hymë ishte një dhomë e madhe, duhej të ishte dhoma e Aidenit, muret ishin në ngjyrë blu të kaltër, aty gjëndej një bibliotek e madh, në krah të bibliotekës, gjëndej tavolina e punës dhe në të laptopi, printëri dhe një tufë e tërë me libra, pas tyre ndodhesheshin dy dyer, pas tyre vijonte krevati dopjo, komodina dhe në krahun tjetër ndodhej dollapi, një ballkon I madh, I cili ishte I mbuluar nga një perde tyli ngjyrë qumështi dhe një divan, dhe në cep disa cd dhe dvd të hedhura rremujë, ndoshta kjo duhej të ishtë dhoma e tij, kishte kaq dritë brënda saqë, ndonjëherë më dukej sikur do të më verbonte.
   Aideni e vendosi Charlin në krevat dhe doli në një prej dyerve, që mesa dukej të lidhte me ambjentet e tjera të shtëpisë.

****
Aiden POV
-Cynthia, ku është babi ?
-Se di supozohej të ishte në punë dhe ti supozohej të bëje të njëjtën gjë…
-Zërë se stë fola fare…
-Mos e vrit mëndjen vëllaçko…
Cynthia gjithnjë arrinte të mi ngrinte nervat, edhe pse ishte 24 vjeç, sillej sikur ishte vetëm 17.
Shkova sërisht në dhomë dhe I lashë një mesazh zanor tim eti.
Mallory, vazhdonte të ishte shumë e shqetësuar për Charlin, akoma nuk ishte përmëndur dhe nuk dinim se si ai do të reagonte.
-Mallory, duhet të të mjekoj plagën…
-Jo, professor jam mirë, dua vetëm që Charlie të përmëndet…
-Mund të më thërrasësh thjesht Aiden, e di fjala professor, më krijon përshtypjen sikur jam plak…
E kisha bërë të buzëqeshja, sa herë që buzëqeshte, i shndriste fytyra, sa dëshirë kisha ta përqafoja në ato momente, të ndjeja aromën e saj, ti prekja flokët e mëndafshtë.
    Por kjo nuk do të ndodhte kurrë, isha më i madh se ajo dhe ajo dukej që ishte e interesuar për Charlien, një djalosh i moshës së saj.
Duhej ta shtypja atë ndjenjë, ishte më e fortë se unë, dikej sikur po më fundoste në një heshtje të pafundme.

MalloryWhere stories live. Discover now