Aideen POV
Kishin kaluar gati 3 orë dhe gjëndja e Mallorys ishte po e njëjta. U afrova afër saj duke I dhënë një puthje në ballë.
Ishte kaq e ftohtë.
-Të lutem mos më lër, kthehu për mua Mel, të lutem…
Ndihesha kaq bosh, po filloja të ndieja të njëjtin boshllëk që ndjeva ditën që humba Harryn dhe mamin.
Edhe pse ishte thuajse pa jetë, kishte një bukuri kaq përrallore.*****
Xherd POV
Nuk mund t'u besoja dot syve, nuk mund ti besoja asaj që sapo kisha parë, një aura. Aideen dhe Mallory ishin ….një shpirt i vetëm, një shpirt i ndarë në dy trupa, i cili sapo kishte gjetur vetveten, diçka e tillë ndodhte shumë rrallë, por kurrë nuk mund ta besoja se kjo mund ti ndodhte pikërisht tim biri. Aura e tyre kishte ngjyrë të bardhë në vishnje, vishnjë një shpirt i zemeruar pasi nuk po arrinte të gjente dot gjysmën e tij, nuk arrinte ta ndjente. Shpirtrat e tillë, janë të destinuar të qëndrojnë së bashku në përjetësi, madje përtej jetes njerezore.
Nëse Mallory nuk rikthehej në jetë, do të më duhej të përgatitesha edhe për humbjen e tim biri, sepse nese një lidhje e tille mes shpirtrash prishej atëhere gjysma tjetër, do të vetshkatërrohej, do të vdiste dhe në rastin e Aidenin, nuk kishte mundësi të dyta si të gjithë ne gardianët. Mallory dhe Aideeni i perkisnin vetem njëri-tjetrit që në momentin e parë, që ishin takuar e deri në pafundësi dhe si të tillë, nuk mund ta braktisin më njëri- tjetrin.
Ishte kaq e dhimbshmë, sepse që nga momenti i krijimin ky shpirt kishte qënë i paplotë dhe në ketë jetë që sapo kishte rigjetur vetveten, po e humbiste sërisht duke u shkatërruar përgjithnjë… dhe unë nuk mund të bëja dot asgjë për të shpëtuar ndonjërin prej tyre.Aiden POV
Ndihesha aq i lodhur dhe nuk arrija të kuptoja se ku isha , por e vetmja gjë që arrija të dëgjoja ishin vetëm rënkime.
Hapa syte dhe kuptova që më kishte kapluar gjumi, por rënkimet ishin reale, ngrita kokën dhe pashë Malloryn, e cila ishte në gjëndje agonie, po fliste përçart, po qante dhe duart e saj ishin të gërvishura dhe tërë gjak.
Ndoshta ishte një haluçiacion, nuk …
Iu afrova pranë, dhe pashë që jo vetëm duart ishin të gjakosura, por në kuvertën që e mbulonte, ishte bërë një njollë e madhe gjaku.
Me duart që më dridheshin, e ngrita mbulesën dhe mbeta i shokuar. Mallory ishte plagosur në ije, dhe dukej në gjëndje shumë të rëndë.
-Ndihmë ! Ndihmë ! Ndihmë !
Askush nuk më dëgjonte, dola jashte në korridor dhe pashë një infermiere.
-Zotëri, çfarë po ndodh ?
-Ju lutem në dhonën 56 kemi një urgjencë thërrisni, mjekun Xherd Taylor.
Infermierja u largua drejt drej sallës së mjekëve sa hap e mbyll sytë.
-Mallory
Mallory nuk ndodhej më në shtrat kishte vajtur në një cep të dhomës, po qante ishte aq e frikësuar sytë e saj ishin thuajse bosh.
-Mallory,- tentova të hidhja një hap drejt saj pasi kisha ngelur i shtangur në pragun e derës.
-Mos, të lutëm, mos më lëndo te lutem, - ajo ishte aq shumë e frikësuar aq sa nuk po arrinte të dallonte asgjë.
-Mallory
-Të lutem…
-Mallory, jam unë Aiden,- tashmë ndodhesha vetëm disa cm larg saj. Sytë e saj dukeshin aq të mëdhenj e të frikësuar, duke i dhënë pamjen e një vogëlusheje.
I zgjata dorën, por ajo nuk po më afrohej,-Mallory, jam unë ?
Më pa disi momente dhe më pas hodhi një hap drejt meje duke shuar kështu çdo hapësirë që ndodhej mes nesh, por vështrimi isaj nuk iu shkëput për asnjë moment atij timit.
-Ai-deen, -dhe dora e saj lëvizi drejt fytyrës sime, duke më fshirë lotet, me gishtat e saj te hollë e të gjatë, të cilët lëvizën me tej, drejt buzeve te mia.
Zemra ime rrihte si e çmëndur, i dhashë një te puthur në kokë, dhe e përfshiva të tërën në krahët e mi, por pa e shkëputur vështrimin nga Mallory.
Arrija të ndjeja prekjen e mishit të saj drithërues i cili, kishte fituar ngrohtësinë e tij, pas asaj ftohtësie të llahtarëshmë në të cilen ndodhej më parë.
E dëshiroja në pafundësi Malloryn, nëse më parë jeta më dukej e kotë, tashmë e kisha një arsye, dhe ishte pikërisht ajo që ndjeja për të.
Përkula kokën dhe rrëmbeva buzët e saj në të mia. Isha çmëndur po bëja pikërisht diçka që i kisha premtuar vetes që nuk do ta bëja, por kujt i interesonte. Kisha kaq nevojë ta ndjeja atë. Mallory po i përgjigjes puthjes sime, ishte e ngrohtë, e butë, ftuese. Ishte kaq perfekte.
U shkëputa prej saj sepse një aureolë na kishte rrethuar të dyve, një aureolë e bardhe në vishnjë, Mallory lëvizi duke u ngjeshur akoma dhe më shumë pas meje, dhe kur dora ime preku të sajën diçka e çuditshmë ndodhi, dukej sikur Mallory, po më tregonte gjithçka çka I kishte ndodhur që nga momenti që ishte larguar nga unë atë mbrëmje, e deri ne momentin që e kishin plagosur, por imazhet ishin të mjegullta, edhe pse shumica e tyre ishin disa të pakuptimta, vendi në të cilin ajo kishte qënë, prania e babait të saj, Danieli, që e kishte kërcenuar sërisht, dhe pretendonte se kësaj rradhe do ta bënte të tijën, por kjo do të ndodhte vetëm nëse ai do të shkelte mbi kufomën time.
Mallory po humbiste vetëdijen sërisht, duart dhe bluzja ime ishin te mbuluar nga gjaku, ta merrte e mira, po humbte kaq shumë gjak, e mora në krahë dhe e çova në shtrat.
-Aideen, çfarë ka ndodhur kështu,
-As nuk ia kam idenë më të vogël, edhe pse kam qënë gjatë gjthë me të.
Im atë më pa i shtangur, për disa sekonda dhe më pas u afrua pranë Malloryt.
-Ta marrë e mira
-Çfarë po ndodh ?
-Po e humbasim Aideen , dhe dil jashtë. Karen, bëj njoftimin për të berë gati sallën e operimit dhe bëj gati 2 qese gjak rrezus pozitiv.
Kurrë, në jetën time nuk isha ndjerë aq i padobishëm sa tani, kurrë.
-Aideen, dil jashtë.
Im atë më foli sërisht por kësaj rradhë dukë ia këputur një të ulëriture, ndërsa po dilja jashtë dëgjova teksa i pëshpëriti Malloryt:
-Mund t’ia dalësh vogëlushë.****
Mallory POV
E ndjeja trupin shumë të rënduar dhe kisha dhimbje të tmerrshme. Nuk mund të hapja sytë sepse kishte kaq shumë dritë saqë dukej sikur po më verbontë. Mu desh një kohë e gjatë që të stabilizoja shikimin, por nuk isha vetëm në dhomë, pranë meje kishte mbështetur kokën Aideen, të cilin e kishte zënë gjumi, dukej kaq i sfilitur dhe i lodhur, i përkëdhela flokët duke u munduar që të mos e zgjoja.
Akoma nuk e kuptoja sesi kisha arritur të dilja nga pylli, pas asaj që kishte ndodhur dhe vallë si më kishin gjetur sepse supozohesha të isha në një dimension tjetër.
Kaq shumë pyetje, por fatkeqësisht të gjitha prej tyre pa përgjigje, më pas përse Aideen ndodhej këtu, ai nuk kishte asnjë detyrim ndaj meje, edhe pse thellë thellë në shpirtin tim ndihesha e lumtur që ai ndodhej këtu me mua.
Edhe pse shpesh here më bënte të ndihesha si një shpirt i trazuar, ai më bënte të ndihesha e sigurt, e plotë dhe mbi të gjitha e lumtur.
Përtej dritares vura rë që po binte muzgu, pra ndodhesha në spital, në vëndet në cilat vdisja aq shumë të eksploroja, por mesa duket tani isha në pozicionin e kundërt, sidomos duke pare veten të lidhur pas aq shumë aparaturave, por njëra prej tyre po mi grinte nervat, ma kishte mpirë gishtin , të krijonte përshtypjen e një kapseje rrobash edhe pse nuk ishte aspak e tillë. U mundova ta lëvizja pakëz, por ishte e kotë me prekjen e pare që kisha tentuar për ta lëviz, ajo aparaturë e mallkuar kishte dhënë një sinjal, që ti nxirrte pizat e veshit nga vëndi.
-Dreq, -kisha zgjuar Aideenin, i cili ishte çuar në këmbë si i llahtarepsur.
-Mallory
-Tung
-Je mirë, falë Zotit je …
-Jam mirë Aideen, thjesht a mund të ma rregullosh ketë të mallkuar sepse nuk arrij të ndjej gishtin.
-Mos më thuaj se tentove ta lëvizesh.
-Yep.
Më dhuroi një buzëqeshje të ngrohtë, e cila më bëri të shkrihesha e tëra dhe filloi të më rregullonte aparaturën duke ma vëndosur nga ana tjetër.
-Më trëmbe, a e di kurrë mos tento të lëvizësh të tilla gjëra.
-Më fal, pastaj mund të ma mësosh si bëhet, në mënyrë që ta lëviz vetë sa herë që më ngre nervat, sepse mesa duket më duhet të kaloj edhe disa ditë këtu.
-Nuk mund ta bësh dot vetë, sepse duhet që të jesh i specializuar për të tilla gjëra.
I dhashë një të vështruar disi mosbesuese.
-Mallory, jam një student mjekësie, plus që im atë është mjekë kështu që…
-Ti student mjekësie, po a nuk supozohej që ti…dhe po mundohesha të mbaja të qeshurën.
-E di, e di, ëndrra ime ishte të vazhdoja studimet për mjekësi, por historia ishte një tjetër nga pasionet e mia të krisura, kështu që vendosa ti bëja të dyja.
-Ou, je i lojtur, unë mezi po pres të mbaroj një e jo më te ndjek dy njëkohësisht, apo të mbaroj njërën dhe të filloj më pas tjetrën, dhe për më tepër të dyja këto janë dy drejtime të kundërta… gjithësesi do t’ia gjej mënyrën se si lëvizet.
-Mallory…dhe zëri i tij tingëlloi disi I rreptë.
-Në rregull, ouch, më është bërë gishti miza miza.
-Mos e lëviz, sepse mund ta thyesh.
-Aiden, çfarë dreq gjërash të shëmtuara, që të mëson ajo dreq shkollë. Pra ti je një student mjekësie dhe ndërkohë një professor historie. E çuditshme.
-E di, përse po qesh ?
-Po vras mëndjen a ke tentuar ndonjë herë të kopjosh.
-Jo.
-Gënjeshtar.
-Të betohem
-Disi e pabesueshme për tu besuar, mund të jem një nga nxënëset me të mira, por që jam shqepur duke kopjuar, sidomos në orën e Znj. Valleri dhe në lëndën e historisë, deri vitin e kaluar, është e pamundur të mbash mënd gjithë ato vite.
Sa herë që ai buzëqeshte më dukej sikur një shok elektrik më përshkonte të gjithë trupin.
Ndihesha kaq e lodhur.
-Aideen-fola sërisht.
-Po.
-A ndodhen këtu prindërit e mi ?
Ai kishte mbetur i shtangur për disa min dhe nga mënyra sesi ai kishte reaguar arrita të kuptoja mjaft mirë situatën. Danieli po vazhdonte ti shfrytëzonte ata më siguri dhe ndjeva fytyrën që mu lag nga lotët.
-Mallory,-Aiden po qëndrontë pranë meje dhe më gishtin e tij të madh më fshiu lotët,-gjithçka do të shkoj mirë .
-Shpresoj –fola më gjysëm zëri, edhe pse në ato momente po ndjeja diçka të çuditshmë.
Më dukej sikur po arrija të ndjeja ndjenjat e dikujt tjetër, por vallë kujt.
Përkujdesje, frikë, dashuri, passion, ishte kaq e çudishme.
YOU ARE READING
Mallory
FantasíaJeta ime është e çuditshme, dhe kur them e çuditshme është me kuptimin e plotë të flasës, emri im është Mallory siç thuhet ndryshe sipas francezëve të vjetër "e pafatë" kur e dëgjova për herë të parë kuptimin e emrit tim mendova se e gjithë jeta ime...