Aiden POV
Më në fund kishte ardhur fundjava, kisha mbaruar shpejt në shkollë pasi kisha mësim vetëm orën e parë.
I kisha premtuar një shetitje motrës sime, bullafiqes Kate, askush nuk ndodhej në shtëpi madje as Cynthia kushedi çfarë ia kishte shkrehur në kokë, për të bërë kësaj herë, ishte plot të papritura.
-Aiden… jam gati- ia kishte futur një të uluriture Kate.
Kur vinte koha për shëtitje Kate i shkëlqenin syte, i adhuronte ato, pasi lidha rripin e sigurimit si për vetë ashtu edhe për Kate, shtypa pedalen e gazit dhe ndoqa rrugën, e cila të nxirrte për të çadrat në plazh.
****
Kishim zbathur këmbët dhe po ecnim përgjatë bregut, edhe pse koha ishte gati për shi dhe frynte shumë erë, dallgët, të cilët na përplaseshin te këmbët herë pas herë të jepnin një ndjesi ngrohtësie.
Kate ishte aq e lumtur, sa do të doja të rrëmbeja pak nga lumturia e saj, për disa çaste kisha veten 24 orë që nuk e kisha parë Malloryn dhe më kishte marrë kaq shumë malli, për të, për sytë, aromën, lëkurën e saj të butë.
-Kate, bëj kujdes dhe mos u largo shumë prej meje, -duke pasur mëndjen te Kate u përplasa me një djalosh të vogël.
-Më fal zotëri…
-Nuk ka problem u vrave…
-Sam –nuk mund ta besoja ishte zëri i saj, ishte Mallory, ktheva kokën pas. Ishte pikërisht ajo.
Mallory POV
Nuk duhej ta kisha dëgjuar Samin, për të shëtitur përgjatë bregut. Tanimë ndodhesha përballë Aidenit, po a nuk duhej të ndodhej ai në shkollë në këtë orë.
-Sam mos u largo shumë dhe bëj kujdes….
-E mora vesh Mel…
Tashmë Sam, i cili ndodhej mes meje dhe Aidenit ishte larguar, tashmë aty isha vetëm unë dhe ai.
U afrua afër mejë dhe ndjeva që zemra kishte filluar të rrihte si e çmëndur sërisht.
-Mel, - ngrita kokën dhe e vështrova drejt e në sy, sytë e tij rrezatonin kaq shumë ngrohtësi.
Më pas vazhdoi sërisht: -Si ndihesh tani?
-Mirë faleminderit…
-Mallory,- tashme ishte afruar akoma dhe më shumë pranë meje dhe ndodheshim vetëm disa centimetra larg…
-Dua të të kërkoj ndjesë…- vendosa gishtin tregues në buzët e tij për të mos e lejuar që të vazhdonte më tej.
-Nuk ka rëndesi tani më, të kam falur. Ndjeva krahët e tij, që më rrethuan belin duke më ngjitur pas trupit të tij. Përkuli kokën duke qënë se ishtë me I gjatë, goxha më i gjatë se unë dhe më pas më puthi në ballë, buzët e tij ishin aq të ngrohta, nëpër të gjithë trupin ndjeva të më përshkruan disa valë ngrohtësie, instiktivishit hodha krahët e mi përreth qafës së tij, dhe u ngrita në majë të gishtave. Arrija të ndjeja të ndjeja frymarrjen e tij të çrregullt, rrahjet e zemrës së tij, e cila mesa dukej se ishte me e çmëndur se e imja.
Vallë ndiente ai të njëjtën gjë ?
E gjithë bota përreth thuajse nuk ekzistonte farë, nëse ai do të më lëshonte isha e sigurtë, që do të rrezohesha, isha e dehur nga aroma e tij.
Ndjeva buzët e tij, që po u afroheshin të miave, pothuajse... por... tani gjëndeshim të ndarë. Na kishte shkëputur një vogëlushe, e cila ia kishte plasur të qarit.
YOU ARE READING
Mallory
FantasyJeta ime është e çuditshme, dhe kur them e çuditshme është me kuptimin e plotë të flasës, emri im është Mallory siç thuhet ndryshe sipas francezëve të vjetër "e pafatë" kur e dëgjova për herë të parë kuptimin e emrit tim mendova se e gjithë jeta ime...