Kapitulli 8

23 3 0
                                    

Mallory POV
Nuk arrija dot të lëvizja as një centimetër të trupit tim, kisha kaq dhimbje, por diçka ishte e çuditshme nuk ndodhesha plotësosisht as në shazllone dhe as në rërë, por në një gjys krevati madje shumë të rehatshem.
Hapa sytë, por i mbylla shpejt sepse drita më vrau shikimin, më pas i rihapa por me ngadalë, nuk isha e vetmë,  krah meje ishte edhe Aideni, zemra po më rrihte si e çmëndur saqë për një moment mendova se do të më shpërthente, lëviza pakëz, bashkë me mua edhe ai.
-Më fal, nuk doja të të zgjoja…
-Nuk ka problem, -ta merrte e mira e kisha trëmbur, o zot sa budallaçkë që isha..
-Si ndihesh? - më pyeti duke më vështruar drejt e në sy.
-Mirë…them se mirë, edhe pse kokën e kam një katastrofë të vërtetë dhe trupi më dhëmb si dreqi, them se jam mire.
Më dha një buzëqeshje por që nuk ishte aspak në sinkron me fytyrën e tij sepse ajo ishte e lodhur, e trishtuar, dhe as vetë nuk dija se si ta shpjegoja.
-Më fal, për arratisjen time, gjatë natës, nuk kisha si synim të shqetësoja askënd…
-Nuk ka problem, vetëm më tepër më shqetësonte fakti sepse ishte hene e plotë.
-Të pëlqen oqeani…
-Tunda kokën në shenjë pohimi , -Gjithçka e bukur në jetën time lidhet me oqeanin, si këtu edhe kur isha në Johasburg, edhe pse e urrej tashmë atë vënd.
-Duket sikur ai vënd është i mallkuar e urrej aq shumë për ato që kanë ndodhur më parë, -zëri i tij po dridhej dhe sytë kishin filluar ti njomeshin.
-Më vjen keq, Aiden, Cynthia më tregoi se çfarë ka ndodhur, dhe të kuptoj shumë mirë aq sa s’mund ta marrësh dot me mënd.
-E di…-foli me gjysëm zëri dhe pas saj gjithçka humbi në heshtje.

                          *****
Aiden POV
    Më në fund kisha gjetur pak qetësi, tashmë Mallory ndodhej në shtëpinë e saj, isha shumë i shqetësuar për të, gjëndja në të cilën ajo ndodhej disa orë më parë nuk ishte aspak e mirë, edhe pse dukej sikur mund ta përballonte, sidomos kur shumë plagë së të shkuarës ishin rihapur sërisht.
-Aiden, mundem…
-Eja Cynthia -dhe në krahë po mbante 5 vjeçaren Kate.
-Çkemi bukuroshe-por mesa duket Kate, as që e kishte mëndjen të merrej me mua kishte gjetur një punë më të rëndësishme me flokët e Cynthias.
-Çfarë dite apo jo…
Tunda kokën, i pafuqishëm për të folur…
-Ndihesh mirë…
-Se di Cynthia…
Kishte kaluar aq kohë, që unë dhe Cynthia nuk rrinim së bashku duke biseduar të qetë, pasi gjithnjë kishim mospërputhje mendimësh, inate fëmijërie, por jo sot të gjitha këto ishin zhdukur njësoj sikur të mos kishin qënë asnjëherë mes nesh.
-Aiden, do të të bëj një pyetje dhe dua të më përgjigjesh sinqerisht…-dhe fytyra e saj kishte marrë një pamje serioze.
-Çfarë ?
Hëzitoi, më pas foli: -Çfarë ndjen për Malloryn?
-Cynthia, si mund të mendosh…
-Aiden, të njoh më mirë se veten dhe e anasjellta, edhe pse grihemi gjatë gjithë kohës.
-Jam e lumtur që po e lë pas Natalin, por ajo është vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç…
-E di Cynthia, dhe nuk mund ta marrësh me mënd se çfarë lufte jam duke bërë me vetën, që ta largoj nga zëmra, por nuk mundem, sa më shumë i largohem, ndodh e kundërta.
-Ah vëllaçko thonë se: “Disa gra të hyjnë në gjak, disa të tjera të bien në kokë.” Por në rastin tënd vlejnë të dy hipotezat…
-Ajo që ndjej për të është shumë e forte, madje as ajo që kam ndier për Natalinë, nuk mund të krahasohet me të, Natalia, ishte e qetë, e dashur e dhimbshur, tani që po e kuptoj dashuria ime ndaj Natit ka qënë në kufirin e një dashurie vëllazërore asgjë më tepër, por s’do ta harroj kurrë, ishte dashuria ime e parë. Akoma e ndjej mungesën e saj, dhe nuk më besohet që nuk është më pranë nesh, ajo sëmundje e mallkuar i mori jetën.
Ndërsa Mallory erdhi në jetën time si një uragan duke kthyer çdo gjë nga poshtë lartë, duke ndryshuar rrjedhën e saj.
-Nëse do të isha në vëndin tënd, nuk di se do mund ti qëndroja pranë dhe duke e dashuruar në heshtje, Aiden.
-Ndonjëherë nuk ka zgjidhje tjetër, Kate eja te unë, eja te vëllai yt …se ke idenë se sa shumë të dua vogëlushe.
-Epo paska qënë e shkruar të vuajmë për dashurinë…
-Akoma me Erikun…
-Fatkeqsisht po, edhe pse ajo që provuam dështoi akoma nuk e kam harruar…
-Aiden, shko thuaja Mellory, atë që ndjen, jam e sigurt që do të të kuptoj.
-Absolutisht jo, Cynthia edhe pse Mallory është shumë e pjekur për moshën që ka, sërish nuk mund t’ia them. Ajo as që më shikon në të njëjtën mënyrë, që unë e shoh.
-Atë se dimë Aiden.
-Cynthia mblidhe mëndjen, ajo që po mendon ndodh vetëm nëpër filma…
-E di, po asnjëherë si dihet…
-Si thua e mbyllim me kaq këtë muhabet dhe le ti bëjmë një shëtitje kësaj vogëlusheje…
-POooo dua të bëj xhilooooooo, po urraaaa…-tashmë Kate ishte tërbëruar…
-Aiden, vuaj pasojat tani, se kuptoj asnjëherë pse nuk më ke përkëdhelur edhe mua si Kate, jam xheloze, dua dhe unë xhiro.
Eja dalim do të na bëjë mirë të dyve, ose më saktë të treve.

MalloryWhere stories live. Discover now