Mallory POV
-Pra pas kaq shumë kohësh do kem një party me pj…
-Hahahaha mesa duket ka kaluar kaq shumë kohë Cynthia…
-Yup, e di para dy vitesh provova të kisha një party me pj, me tim vëlla, por rezultoi, e dështuar.
Tanimë po qëshnim që të dyja dhe në mënd po më vinin partyt më pj që bëja me Lanën, por që gjithçka shkatërrohej nga budallëqet e Charliet dhe Jasonit, duke e shndërruar nga party me pj, në luftë më jastikë.
-Besoj se ke nevojë për një dush të mirë, për tu ç'tensionuar nga dita e sotme, dhe këtu po lë të një palë pj, Mel, unë po zbres poshtë të shoh se ç'po bëjnë?Aiden POV
Më në fund ndodhesha vetëm, nuk mund ta besoja, Klausi ishte babai i Mallorys. Pas atyre që ndodhën sot ishte e pamundur, ti qëndroja larg.
Mallory, ishte ndryshe nga të gjitha vajzat që kisha njohur, ishte e bukur, rebele, e zgjuar, por më tepër ishte një pus i vërtetë sekretesh. Në të njëjtën kohë e admiroja për guximin që ajo kishte, por edhe më frikësonte.
Dola jashtë në verandë dhe pashë që hëna ishte e plotë, thuajse më kishte dalë nga mëndja, vallë çdo të ndodhte sot më njerëzit ujqër, sepse hera e fundit nuk kishte qënë dhe aq e këndëshme për ta, pasi panë që nuk ishin të vetmit në pyll… por as që nuk doja të mendoja më për asgjë…dita e sotme kishte qënë një ferr i vërtetë…
-Aiden…
-Po ba
-Desha të shoh si je, më trëmbe, kur të pashë pa ndjenja…
-Jam mirë..
-Çfarë rastësie, bir…kush mund ta besonte se pas kaq shumë kohe do të shikoja sërisht Malloryn, fatkeqësisht nuk arrita të shikoja sërisht prindërit e saj, miqtë e mi, më të mirë.
-Dhe të mendosh se është studentja ime...Mallory POV
-Thashë se humbe Cynthia
-Jo, po bisedoja me Charlien, shumë i lezetshëm miku yt
-Shpresoj mos të të ketë prallisur ndonjë budallëk.
-Mund të them vetëm disa komplimente…Si ndihesh tani?
-Mirë, përveç disa dhimbjesh kockash, këtë ia dedikoj Charlie.
-Pra të flihet gjumë…
-Jo vuaj nga pagjumësia.
-Edhe unë.
Nata më pj me Cynthia kaloi lezetshëm, më tregoi me tepër për familjen e saj, për Alishën, gruan e Xherdit, për faktin, që ajo i pranoi për atë që ata ishin, për motrën e saj më të vogël, 5 vjeçaren Kate, që ishte një fryt I dashurisë ndërmjet Xherdit dhe Alishës dhe për djalin e madh të Alishës, Erikun, i cili ishte moshatar me të, por fatkeqësisht ai jetonte në Gjermani, nga mënyra se si fliste për të mund të arrijr mjaft lehte në përfundimin se i kishte rënë në kokë për të.*****
Nuk mund ta besoja ishte ende mesnate dhe më kishte dalë gjumi. Pagjumësia ishte një problem serioz i imi.
U ngrita pa bërë zhurmë dhe dola në verandë.
Doja të largohesha, dhe ndoqa atë që më thoshte instikti, ishte rreth 2:00 am, u vesha pa bëra zhurmë, mora sendet personale dhe si ninja i vertetë që isha, arrita të dilja jashte pa bërë zhurmë.
Ndeza makinën dhe eca ngadalë, sa dola nga rezidenca, më pas shtypa pedalen e gazit, pa i dhënë rëndësi asgjëje.******
E adhuroja erën e oqeanit, dallgët, madhësinë e tij, zura një çadër dhe e vetmja gjë që bëra ishte të shkrehesha në vaj, sa herë që ndihesha keq dhe e vetmuar, vija pranë oqeanit.
Oqeani më mbushte me shpresë, më ngushëllonte, ishte miku im më i mirë, tashmë isha e humbur në vëgimet e së shkuarës më prindërit e mi që kaloja pranë detit në Johanasburg.
Ishim aq të lumtur, më mungonin aq shumë.Aiden POV
-Aiden zgjohu…
-Ta marrë e mira Cynthia është ende ora 3:00, akoma nuk ka gdhirë mirë.
-Mallory është zhdukur…
-Si, po a nuk ishte me ty,
-Ishte por kur u përmënda nuk ishte më…
Gjaku më kishte vërshuar në kokë, ajo vajzë po më çmëndte, ishte larguar, çfarë dreqin i kishte shkrepur në kokë, ishte larguar në mes të natës, dhe ajo që po më shqetësonte më tepër ishte fakti se ishte hënë e plotë, mund ti kishte ndodhur gjithçka, as nuk doja të mendoja diçka të keqe, nuk doja të mendoja që kisha humbur atë që kishte zënë një vënd të rëndësishëm në jetën time.
-Cynthia i ke thënë ndonjë tjetri, për këtë…
-Jo vetëm Charlie e di, ishte zgjuar kur zbrita poshte, tani është shumë i shqetësuar, babi është në spital, sepse është rojë nate, kurse Alishën…
-Jo mos njofto askënd tjetër, më prit me Charlie, sa të vishem…
-O zot bëje që të mos i ketë ndodhur asgjë, nuk mund ta humbas edhe atë, jo atë- po flisja ndërsa po vishesha, rrëmbeva një nga bluzat me zinxhir dhe iu drejtova dhomës së ndenjës.
-Charlie, a ke ndonjë ide, se ku mund të jetë Mallory.
-Ndoshta mund të ketë vajtur në shtëpi-foli Cynthia.
-Jo, kjo është e pamundur…ndoshta është në plazh të çadrat, ajo e adhuron oqeanin…-foli Charlie.
-Në rregull, Cynthia më kalo pak çelsat e makinës.
-Do vi edhe unë.
-Jo Charlie do të qëndrosh këtu më Cynthian, sapo je shndërruar, emocionet e forta nuk të favorizojnë sidomos tani që je një guardian.
Dola menjëherë jashtë, dhe lashë pas Charlin, i cili po mërmëriste duke mos qënë dakort me atë që i thashë.*****
Më në fund kisha arritur, kisha ngarë si i çmëndur, jashtë frynte shumë erë, dhe sa më shumë ti afroheshe oqeaninit aq më ftohtë bëhej.
-Mallory, ku dreqin je…
Po vazhdoja të ecja përgjatë bregut derisa degjova një zile celulari, që ishte dy tre çadrat më larg, ishte ajo…
Kur ia afrova afër pashë që e kishte zënë gjumi, fytyra i ishte tharë nga lotët.
U afrova dhe e putha në ballë.Mallory POV
Isha aq e lodhur saqë nuk mund të hapja as sytë, po ngrija së ftohti, por ndjeva diçka të ngrohtë në ballë, ishte një puthje, e cila më ngrohu të tërë trupin, po përveç kësaj ndjeva edhe diçka tjetër, dashuri dhe dhëmbshuri, të mikluara së bashku.
-Mel…-nuk mund ta bësoja zëri i ëmbël që po dëgjoja në ato momente, ishte i Aidenit, më siguri po ëndërroja, nuk doja që kjo ëndërr të mbaronte kurrë, dhe ndjeva që fytyra po më lagej sërisht nga lotët.
-Mallory…
Kësaj rradhe vendosa ti hapja sytë, kisha kaq nevoja të shikoja fytyrën e tij perfekte, doja të shikoja sytë e tij të ëmbël dhe të ngrohtë.
-Aiden- fola me zërin tim thuajse të ngjirur nga të qarit.
-Je mirë…më pyeti sërisht, nuk munda të nxirrja zë, tunda kokën dhe sytë që po vazhdonin të lotonin.
Aideni u ul pranë meje dhe ndjeva që ndjeva krahët e tij që më rrethuan dhe më pas më afroi rreth vetes, mbështeta kokën në kraharorin e tij dhe ia shkreha sërisht të qarit, ndihesha aq çuditshëm, asnjëherë nuk më kishte ndodhur të ndihesha në atë mënyrë. As nuk e vrava mëndjen sesi mund të dukesha në sytë e tij në ato momente, edhe pse më vonë do të pendohesha për ketë gjë.
Nëse disa minuta më parë po ngrija së ftohti, tani thuajse po shkrija, ndihesha e dehur nga aroma e tij dhe puthjet që më jepte herë pas herë në ballë dhe në kokë.
Por unë si idiote që isha ia kisha lagur bluzën nga lotët e mi të pabindur.
Isha thuajse e humbur, e mpirë, por nuk munda të mendoja më sepse gjithçka brënda mejë kishte vajtur diku larg, ku vetëm ngrohtësia dhe dashuria dilnin fitimtare dhe mbretëronin në harmoni me njëra – tjetrën.
YOU ARE READING
Mallory
FantasyJeta ime është e çuditshme, dhe kur them e çuditshme është me kuptimin e plotë të flasës, emri im është Mallory siç thuhet ndryshe sipas francezëve të vjetër "e pafatë" kur e dëgjova për herë të parë kuptimin e emrit tim mendova se e gjithë jeta ime...