Një 17 vjetor mjaftueshëm I krisur...apo jo ?!

69 5 0
                                    

Mallory POV

U zgjova në mes të natës, pikërisht në orën 03.00 të natës, pashë përreth dhomës dhe instiktivisht mendova se jashtë dritares po fshihej dikush, një vrull mendimesh mu turrën në ato çastë...Ndërsa po mundohesha të vështroja përtej dritaresh, më zunë sytë dy hijë, e frikësuar u struka nën batanije, ta hante dreqi isha aq e frikësuar ...Vallë kush isha ato dy hijet jashtë dritares ? Mos vallë donin të më rrëmbenin dhe më pas të më abuzonin me mua për të kënaqur egon e tyre mashkullore ? JOO nuk mund të kisha një fund të tillë...

Vendosa të ngrihesha nga krevati dhe duke u munduar të mos bëja zhurmë mora raketa e tenisit duke e shtrenguar fort në duart e mia, aq fort po e shtrëngoja saqë po çaja mishin me thonjtë e mi.

Hapa dritaren dhe pashë që jashte nuk kishtë asnjëri, por akoma po vazhdoja të dridhesha nga frika.

Mjaft u bërë budallaqe mendova, mbylla dritaren dhe kur u ktheva ia futa një të uluriture...

- "Gëzuar Ditëlindjen Mel !!" dhe mjaft bërtitë si një e krisur sepse nuk po të prek njeri.

Charlie do të mbys –fola teksa po mbaja ende të shtrenguar në dorë raketen e tenisit -dhe mjaft qeshe -I thashë duke u munduar të tregohesha e rrepte.

Por nuk po mundja më teksa shikoja Charlin të veshur si Marlin Menro.

-A mund të se çfarë bën I veshur si Marlin Menro në orën 03.00 am, ta hajë dreqi Charlie e di që çmëndesh pas saj por ...

-Mel të lutem e di që jam një biseksual dhe nuk është e nevojshmë të ma kujtosh sa herë që shikon këmbën e mia të padebiluara – te fjala e fundit e uli zërin dhe po imitonte atë kategori grash të quajtura më një term të vetem "histerike".

Dhe pas kësaj të dy shpërthyem në të qëshura.

Qëndruam zgjuar deri nga ora 05.00 am më pas më zuri gjumi.

Zgjimi I 13 Shtatorit nuk ishte dhe aq I mirë edhe pse duhej të isha e lumtur sepse ishte ditëlindja ime në fakt isha shumë e mërzitur sepse ishte dita e parë e shkollësssss.

-Mallkuar qoftë !- mendova me vetë nuk kishte fat më të madh se ky. Të kishe ditëlindjen në ditën e parë të shkollës. Po mos të kisha fat të keq, s'do kisha fat fareeeeeeeeeee...

U ngrita nga krevati dhe shkova drejt banjos, pasi bëra një dush të ftohte, I cili më solli në terezi, vajta sërisht drejt dhomës dhe u zhyta brënda dollapit tim shumë rrobësh. Momenti I dollapit ishtë më i dhimbshmi nga e gjithë rutina e përgatitjes së mëngjesit kisha aq shumë rroba saqë nuk dija kë të vishja uff...

Pasi provova gati 15 fustane vendosa që të vishja një fustan ngjyrë të zi, i cili më rrinte mbi gati një pëllëmbë mbi gju, dhe çizmet e mia të preferuar ngjyrë kafe ose siç i quaja ndryshe "pupat e leshit" ishin aq të rehatshme.

Iu drejtova sërisht pasqyres kreha flokët e mi të bronxtë, ishin pika ime e dobët ishin të gjatë dhe me onde, I ngjaja shumë mamasë sime ishim thuajse si binjake isha bardhoshe, kisha sy në ngjyrë lajthie, buzë të mbushura, ngjyrë të kuqe, isha e gjatë gati 1.68. Më pëlqente vetja ime dhe kur them që më pëlqënte vetja ime nuk e kam fjalën se e përfshija veten në kategatorinë e vajzava të përkryera, më pëlqente sepse, kur shikoja vetën në pasqyrë më dukej sikur shikoja mamanë time dhe jo vetveten, pasi bëra dhe make-up futa librat dhe i-padin në çantë, mora iphone dhe kufjet dhe zbrita poshte duke iu drejtuar katit të parë ku ndodhej dhoma e ndënjes, e lojrave dhe kuzhina.

"Gëzuar Ditëlindjen " – më tha Semi vellai im i vogël, i birësuar, 10-vjeçar.

-Mami dhe babi, po të presin, - më shkeli syrin dhe u fut drej dhomës së tij, kuzhina po gumëzhontë, me siguri Dena dhe Haroni po bënin plane për ditëlindjen time, gjithnjë mundonin të bënin më të mirën e tyre për mua, asnjëherë nuk më detyronin për asgjë, edhe pse ata nuk ishin prindërit e mi të vërtetë, unë I doja si të tillë.

MalloryWhere stories live. Discover now