Kapitulli 12

20 2 0
                                    

Lana POV

Beeep Beeep Beeep !!!!

   Kjo ishte e dhimbshe, hapa sytë dhe pashë orën, nuk mund ta besoja kisha fjetur vetem 20 minuta, gjatë gjithë natës kisha folur me Jasonin, saqë të dy e kishim harruar orën dhe faktin, që të nesërmën kishim mësim.

Me gjithë dembelizmin e botës, që ekzistonte, u ngrita dhe u drejtova nga dollapi, rrëmbeva rrobat e para të cilat më pengonin pamjen dhe u drejtova drejt tualetit.

-Lana, u bëre gati… -foli mami përtej deres.

-Erdha për çerekun e çerekut te sekondit ma.

Ta merrte e mira se kuptoja pse sa herë shihesha përpara pasqyrës më dukej vetja e shëndoshë, edhe pse kohët e fundit kisha humbur gati 3 kg, pavarsisht të gjithave prap ndihesha e shëndoshë.

-Joooooooooooo

Rrëmbeva çantën dhe zbrita poshtë për në kuzhinë, Lili po stërvitetej për shfaqjen e saj në mbrëmje, isha e sigurtë, që me ritmin që ajo kishte nisur pasionin e saj së shpejti ajo do të bëhëj një prima ballerina.

-Bijë akoma nuk je bërë gati, i ke flokët një katastrofë të vertetë dhe të dyja ju po bëhemi kockë e lëkurë.

-Mam, sinqerisht të dukem “kockë e lëkurë”, -duke i dhënë kësaj të fundit një timbër mosbesues.

-Lana je normale, mjaft me mitin e të shëndoshës, -foli Lili, ndërsa po praktikohej.

S’mund ta besoja, askush nuk shihtë atë që unë shikoja, kjo ishte e tmerrshme.

-Zemër, eja se do bëhesh vonë për shkollë.

-Erdha ma, -se di pse ndihesha aq e mërzitur, ndoshta ishte nga efekti i pagjumësisë.

U ula në sediljen e pasme, me turinj varur, në fakt nuk kisha arsye që të isha e mërzitur, sepse kisha gjithçka që një vajzë 17-vjeçare mund të dëshirojë, isha një nxënëse shëmbullore, kisha një motër të madhe dhe prindër të adhurueshëm, kisha Melloryn, ose të dashurën time, siç thoshte ime më, pasi të dyja ishim shumë të lidhura, Charlien, të cilin e doja si vëllain tim, kisha një mace më origjinë peruane, e cila vdiste të mi shqyente të gjithë çorapet e mia, ato ishin pasioni i saj dhe së fundmi Jasonin i fejuarin im, i cili e kishte dëshmuar që në fillim të lidhjes sonë, që synimet e tij ndaj meje ishin të sinqerta dhe jo djallëzore, si shumica e djemve së moshës sonë.

Isha e dashuruar marrëzisht pas tij, ai ishte i pari në jetën time dhe i tillë do të mbetej gjithnjë.

Nuk mund ta dënoja veten time, me termin e shëndoshë, vetëm se kisha një prapanicë disi te madhe dhe këmbë paksa të trasha, nejse për tu treguar e sinqertë gjithçka më pëlqente te vetja, kisha sy të errët, flokë në ngjyrë kafë të çelët me onde, isha bardhoshe, përveç dy elementeve të urryeshëm nga unë, që për të tjerët thuajse nuk ekzistonte, uuu se harrova edhe gjatësia, por nuk ishte ndonjë problem shumë i madh pasi shumicën e rasteve rrija në majë të takave, i adhuroja.

-Zemër, je mirë, dukesh shumë e zbehtë sot, -zëri i ngrohtë i simë mëje, mu duk sikur mu përplas më fytyrë dhe duke më trullosur më tepër nga ç’isha.

-EHE, -u kthye pas dhe më dha një të buzëqeshur.

-Mam, sot do të qëndroj nga Jasoni.

-E di, që të dy e doni shumë njeri-tjetrin po a nuk e kemi marre si shume me nxitim ju të dy, bëni kujdes keni një jetë të dy përpara për të siguruar.

-Mam, të lutem, -kur vinte puna te këto biseda e ndieja veten një katastrofë totale, më pas unë dhe Jasoni do e gjenim një mënyrë për të dalë nga telashët, ta merrte e mira gjithnjë e gjenim.

MalloryWhere stories live. Discover now