Kapitulli 10

20 3 0
                                    

Mallory POV

Tashmë marrëdhënia mes meje dhe Aidenit po shkonte shkëlqyeshem në kuadrin e miqësisë, por asgjë më tepër edhe pse as une as ai nuk kishim marrë guximin për të folur për atë afrimitet të tepruar atë ditë në plazh. Kishin kaluar gati tre ditë nga dreka që kisha kaluar me Aidenin, më kishte marrë kaq shumë malli për të, vazhdoja ende të qendroja në shtëpi dhe të njëjtën gjë do të bëja deri në fundjavë, kisha avancuar goxha me mësimet. Por diçka tjetër më shqetësonte, nuk ndihesha fare mirë, herë pas herë, kisha dhimbje koke, gjakderdhje, të përziera…nuk i kisha treguar askujt për këtë.

Lana, Jasoni dhe Charlie, vinin herë pas herë dhe më telefononin çdo sek për të rejat më të fundit.

Tashmë grupi ynë nuk kishte më të fshehta, Charlie e mori vesh për Jasonin, ndërsa Lana për Charlien dhe Aidenin, pas kësaj ajo ishte mëse e bindur për ta kapur sërisht lëndën e historisë simestrin tjetër.

U futa në dollapin shumërrobësh dhe fillova të kërkoja se çfarë duhej vishja për mbasditen sepse më duhej të shoqëroja Sam në ndeshjen e tij të tenisit.

Nuk mund ta besoja kisha kaluar gati 3 ore duke provuar të gjitha fustanet që kisha në dollap, i kisha pikën time të dobët.

                              *****

Sami ishte shumë nervoz, i dhashë kurajo që të shkontë pranë shokëve të tij dhe vetë u ula në rradhët e publikut.

-Çkemi Mallory ?-ishte Lana , e cila u ul pranë mëje

-Çkemi Jason, Charlie

-Tung, tung –Jasoni erdhi pranë për të më puthur në faqe dhe më pas i dhuroi Lanas një puthje pasionante.

Tashmë djemtë ndodheshin një rrësht poshtë nesh dhe po mbanin pankarta duke bërë tifozllëk për Samin.

-Kam për të të dhënë një lajm shumë të mirë…-dhe më zgjati dorën e e mjajtë dhe në të ishte në të ishtë një unazë floriri me një gur diamante në të.

-Mos vallë, o zot jam shumë e lumtur për ty, -e kisha përqafuar aq fort sa nuk po e lija të merrte frymë, -por kur të propozoi…

-Sot në mëngjes kur erdhi të më mërrte për në shkollë, por humbëm orën e parë,

-Znj. Vallery, -thashë dhe të dyja po qeshnim.

-Më pas më çoi në vëndin, ku jemi takuar herën e parë dhe aty më propozoi, e kemi lënë të martohemi menjëherë pas diplomimit.

-U ke thënë prindërve Lana.

-Po, më saktë ua tha Jasoni, erdhi në shtëpi pas mësimit dhe u kërkoi dorën time.

-Pa shiko Jason na dole kockë e fortë, - u kthye mbrapa dhe më shkeli syrin.

Sapo kishte mbaruar seti i parë dhe Sami qëndronte në krye, isha kaq krenare për tim vëlla.

-E di, -vijoi Lana të fliste,- sot Bri Elle na i ngriti nervat, gjoja ndrydhi këmbën sepse u pengua më profesorin bukurosh Aiden Taylor dhe kur ra, këmba i vajti keq dhe e ndrydhi, bën gjithçka që ti bjeri në sy atij, por ai as që e vështron fare, as ia hedh sytë.

-Ajo është një kuçkë, -fola duke mërmëritur, e kush ishte ajo që guxonte të flirtonte me Aidenin timmm.

Unë mendoj se mëndjen Aidenit ia ka marrë dikush tjetër, po aq sa dhe ai ia ka marrë asaj.

Tani po që kisha shtangur totalisht, -Dhe kush është kjo?

-Ti, je ajo…dhe mos u mundo ta fshehesh të kam parë se si e vështron, se si flet për të, dhe më pas Aideni, ti as nuk mund ta marrësh më mënd sa keq u bë, kur të pa në atë gjëndje atë ditë, njësoj sikur ta kishe vrarë shpirtërisht.

MalloryWhere stories live. Discover now