🕊 Chapter .12

429 37 31
                                    

Kishin ecur goxha, por nga bisedat e pandërprera, rruga nuk ishte ndjerë aspak. U afruan pranë një ndërtese, në dukje madhështore, me çdo detaj të një rezidence tipike vendase. Burri trokiti në derë dhe aty u shfaq një zonjë, e cila nuk jepte se i kishte mbushur të dyzetat.

-Përshëndetje xha Tom. Një surprizë e mrekullueshme që të shoh. Hyr brenda. Nëna ndodhet në sallon.
-Përshëndetje bijë e xhaxhait, kjo është Reina.
- Mirëseerdhe vogëlushe, të lutem hyr si në shtëpinë tënde.

Po kalonin nëpër një korridor derisa arritën tek i ashtuquajturi "sallon".
" -Hmm më ngjan si një mbretëri."- mendonte Reina duke fërkuar sytë, për tu siguruar se ajo që shihte ishte e vërtetë.

- Miranda, përshëndetje.
-Oh, Tom, u bë kohë që ske ardhur më të më vizitosh. Mos më thuaj se kjo bukuroshe është ajo që po mendoj...
- Oh, jo. Kjo është Reina. Një rastësi na takoi, dhe dua të them se është një zog që kërkon lirinë, si ne të dy vite më parë.
- A e gjetët atë? - pyeti Reina e cila ndodhej në një vend, me njerëz që nuk i njihte, por aspak e stepur për tu shprehur.

Tomi dhe Miranda buzëqeshën përballë njëri-tjetrit, mbase për të mundur të fitonin pak më shumë kohë për përgjigjen.

- Shiko, bijë -filloi Miranda, me zërin e saj të ëmbël e të ngrohtë - njeriu, kurrë nuk ndihet i bindur se e ka gjetur atë që kërkon. Prandaj edhe quhet një qenie komplekse, pasi është gjithmonë në kërkim për më të mirën, për më tepër dhe kurrë nuk ndihet i ngopur me plotësimin e nevojave të çastit. Por, për tju përgjigjur pyetjes tënde, mund të them se duke krahasuar me çfarë kam përjetuar, kjo situatë ku ndodhem tani e tejkalon lumturinë që kam ëndërruar. Ndihem mirë dhe e sigurt në jetën që bëj, por patjetër se atë "lumturinë absolute" skam mundur ta arrij kurrë. Një peng mbetet gjithmonë në shpirt...

***Ndërkohë***

Denoncimi për largimin e Reinës ishte bërë dhe të gjithë mezi prisnin një lajm prej saj. Familja, nuk e priste me mallin që shoqërohet në kësi rastesh, përveç nënës së saj.

Diku në atë qytet të zhurmshëm e ku jeta kurrë nuk zbutej për askënd, një nënë ndodhej me lot në sy, me njëmijë e një mallkime mbi veten e saj, pse nuk e kishte bijën e vet pranë. Një nënë që mbase, me veprimet që kishte bërë, ishte në pikën e fundit të mëmësisë, por përsëri një engjëll mbetej. Ashtu siç janë gjithë nënat, engjëjt tanë mbrojtës... nuk kërkonte asgjë tjetër veç tja ndjente dhe një herë aromën e trupit, edhe një herë zërin, edhe një herë të vetme tia përkëdhelte ata flokë të mëndafshtë, e më pas të vraponte larg kësaj jete. Ishte hera e dytë që ndjeu se jeta e së bijës po i rrëshqiste nga duart e ajo në pamundësi për të bërë gjë lëngonte. Ku ishte? A kishte ngrënë? Mos vallë e kishin mashtruar? Çfarë po ndodhte me të? Nuk bënte dot asgjë për t'i dhënë një përgjigje vetes, vetëm gërricte shpirtin me thonjt e dhimbjes...

Në atë qytet ishin edhe dy djem që vuanin për largimin e Reinës, por secili në mënyrën e tij. Dy shpirtra aq të kundërt, por të dashuruar me të njëjtin njeri.

Danieli, pinte e nuk i vinte dot fre vetes. Për të, Reina ishte ajo dashuria e pamundur, ajo e dhimbshmja që të masakron e nuk të vret, të bën të jetosh pa marrë frymë. Ishte ajo dashuria "kokë e këmbë" por e zhytur në mëkat...

Ndërsa në anën tjetër ishte dikush që kishte një dashuri të pafajshme. Për të Reina kish qenë dashuria e parë, ajo fëmijërorja që në raste të veçanta të ndjek përjetësisht. Edhe ajo e tija ishte e veçantë...një dashuri 8 vjeçare, por e heshtur. Ishte ai, Klevisi, mbrojtësi i saj por njëkohësisht edhe ai që vuante më shumë...

E teksa planet e shefit të Danielit për punën e re kishin filluar, në derën e zyrës së tij dëgjohet një trokitje, mund te thuash e ngjashme me një përplasje nevrike.

- Hyr, se e theve derën.
- Shef, apo jooo, harrova stë thërras dot më ashtu. Hmm, se di tani si ju pëlqen zotëri?
- Daniel - flet i habitur- ç'është kjo gjendje djalosh. Je i dehur dhe as në këmbët e tua nuk rri dot. Ulu, ulu aty e pastaj fol.
-Jo, nuk do flas shum - mundohej t'i lidhte fjalët sic duhet- një vetëm kam, një fjalë...upss më fal është fjali, apo nuk e di...po nejse ç'rëndsi ka. Do le punën. Kaq kam.
-Së pari, je i pirë e nuk e di çthua. E dyta, si mendon se do ta lësh punën, nuk është kaq e lehtë. Pastaj, familja jote e vetme jam unë, ti nuk ke askënd në këtë botë.
- Edhe sikur rrugëve të endem...po rrugëve do endem, tek ti nuk kthehem më. Më ke shkatërruar rininë, familjen, jetën e gjithçka. Do të të fshij nga kujtesa e do filloj jetë të pastër.
-Ti nuk mund ta lësh punën.
- Unë po largohem. E kurrë mos ta pafsha më fytyrën. Në ferr do digjesh për gjith çke bër. Edhe unë do digjem e di, por unë e pranoj se e meritoj.
-Daniel - bërtiti me inat, por e vetmja që u dëgjua ishte përplasja e fortë e derës.

Doli në rrugë duke u përplasur me çdo kalimtar të mundshëm, dhe vuri re se po e ndiqnin. Epo kishte pirë, por përsëri vigjilenca e tij punonte...

__________________________________
Hope you like it❤

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now