🕊 Chapter .8

487 38 4
                                    

E ëma e Reinës, shkon në dhomën ku ishte pllakosur lufta e vajzës së saj me jetën dhe afrohet që të marrë Reinën.

-Eja, bijë. Do të shkojmë në shtëpi. Nuk ke më nevojë të qëndrosh në këtë vend mbytës.
-Çfarë thua? Ky një vend mbytës??-fliste Reina me zërin e saj tashmë të pakët nga agonia në të cilën e kishin futur ilaçet- Ky vend është shpëtimi im o ma, ndërsa ai vend të cilin ti e quan shtëpi për mua është ferr. Aty digjet e copëtohet shpirti im. Aty mbytem unë, jo këtu...
-Oh, bijë mos fol kështu. Ne vetëm për të mirën tënde kemi menduar.
-Apo vetëm për fjalët e të tjerëve...

Në atë moment në dhomë hyn i ati i Reinës.
- Ejani ikim.

***
Mbërritën në shtëpi. Me ndihmën e së ëmës Reina hyri në dhomën e saj. Ishte në të vetmin vend ku ajo gjente paqe, ndihej në territorin e saj. Arushi gjendej përsëri aty në shtrat dhe ndihej sikur ai kërkonte një përqafim. Ishte një lodër ku Reina kishte qarë sa e sa herë pranë tij, kishte qeshur duke i treguar për Danielin dhe kishte shfaqur para tij çdo ndjesi. Çdo ditë ishte ai qe e priste kur kthehej nga shkolla duke i ofruar zemrën që mbante, dhe një ngrohtësi që Reina skish mundur ta gjente tek njerëzit.

Duke kundruar dhomën, vuri re që gjithçka tjetër në atë vend ishte pastruar. Tanimë as fustani i tmerrshëm që i kishte qëndruar përballë netët e fundit para se te vendoste t'i jepte fund jetës, nuk ishte më aty.

"Hmm, shpresoj se paskan hequr dorë nga ideja për të më martuar"- mendonte me vete Reina.

Kërkoi që ta linin vetëm, dhe u shtri duke i dhënë një përqafim të fortë arushit të saj dhe u shkreh në lot. Kishte nevojë më shumë se kurrë të qante, të qante mbase pa një arsye konkrete, por thjesht e dinte se shpirti donte të shprehej, donte ta nxirrte dhimbjen nga vetja me anë të lotëve... por a ia doli?

***

Të nesërmen, pasi gjumi e kishte rrëmbyer në orët e vona, Reina u zgjua vetëm nga trokitja e derës në dhomën e saj.

- Reina, kanë ardhur këto shoqet e klasës tënde për të të takuar. A t'i fus në dhomë, apo dëshiron të vish ti në sallon?
- Motër, do të vij në sallon por eja pak tek unë- i tha Reina duke zgjatur krahët drejt saj -më ke munguar shumë moj mistrece. Edhe pse në të njëjtën shtëpi skemi mundur të rrimë më bashkë si më parë.
- Po pse deshe të largoheshe përjetësisht nga unë atëherë??
- Oh, motër -i tha duke e mbytur në perqafimin e saj dhe duke u munduar të qëndronte e fortë përballë së motrës- më fal, sdo ta bëj kurrë më, por më beso që isha shumë e rënduar shpirtërisht. Gjithsesi, ti mbase nuk i kupton këto që po them, por do i kuptosh kur të rritesh. Thjesht shijoje këtë fëmijëri, zemra e motrës.
- Mir, po të fal. Hajde tani se po të presin.

Reina u ngrit dhe mbase kësaj here më e fortë se kurrë. Ajo i kishte shpëtuar vdekjes, dhe mendonte që kjo ishte një shenjë nga Zoti që të mos dorëzohet kurrë.
"Eh, ja pra që ekzistokan dhe shanset e dyta"-mendonte ajo.

Përshëndeti shoqet e saj dhe ato filluan me pyetjet e tyre bezdisëse, ndërsa Reina nuk ia vinte veshin asnjërës. Ajo qëndronte afër Arielës, dhe bisedonin me njëra-tjetrën.

- Ariel, e di që tani besoj i ke marrë vesh të gjitha por më thuaj a kanë hequr dorë tani nga ideja e tyre kjo super "familja ime"?
- Së pari më ke mërzitur pse smë ke thënë po nejse, do i rregullojm këto gjëra kur të bëhesh më mirë. Këta më duket atë ide kanë përsëri por kësaj here jo me njerëz që nuk i njeh.
- Çfarë do të thuash me "jo me njerëz që nuk i njeh" mojjjj?
- Shiko, se të kam shoqe të ngushtë e nuk të fsheh dot gjë, por më premto se do bësh sikur sdi gjë...
- Hëë, të premtoj po fol, nxirre të shkretën...
- Danieli do vijë të të kërkojë dorën.
- Çfarë thuaaa moj?? Po a pranojn këta?
- Kanë folur në spital, dhe babai yt ishte dakord.
- Okejj edhe pse habitem se si e ka pranuar babi...O Ariel i gjithë problemi im është që sdua të fejohem as martohem pa mbaruar dhe këtë vit të fundit të shkollës më e pakta.
- Po Danielin e do? Se tani këta e kan vendosur nuk ke zgjidhje tjetër.
- Më janë zbehur të them të drejtën ndjenjat për të, se më ka lënduar shumë, por më mirë Danieli se ndonjë që nuk e njoh fare.
- Je e sigurt?
- Ehhh, sikur është në dorën time o Ariel. Të bëhet, ç'të bëhet tani.
- Mirë pra, ne po ngrihemi - tha Ariela duke u drejtuar nga e ëma e Reinës.

Vajzat e tjera i uruan Reinës shërim sa më të shpejtë dhe u larguan. Ndërsa Reina hyri në dhomë. Nuk dinte ç' të ndjente.
A kishte qenë Danieli, ai për të cilin u bë e gjithë kjo "luftë"?? Përse tani nuk ndjente asnjë grimcë lumturie që po përfundonte me të? A nuk ishte kjo ajo që ajo kishte ëndërruar gjithë këto kohë, një bashkim me Danielin? Çfarë e mundonte?

__________________________________

Heyy, u riktheva dhe shpresoj ta pëlqeni pjesën.♥♥♥♥

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now