🕊 Chapter .9

467 38 12
                                    

Kishin kaluar ditët dhe Reina ishte shëruar plotësisht. Ishte dita kur do të kthehej në shkollë, dhe po atë mbrëmje ishte vendosur që familja e Danielit të vinte të kërkonte dorën e Reinës.

Nuk e dinte sesi kishin kaluar orët, duke lundruar nëpër detet më të bukura të ëndërrave. Do të kishte atë që kishte zgjedhur vetë, edhe pse jo në kohën që dëshironte ama rëndësi kishte që do të ishte me të. Ata te dy nuk kishin folur aspak, pasi Danieli kishte ditë që nuk vinte në shkollë. E donte dhe nuk e donte pranë vetes,nuk dinte ç'ndjente... herë mendonte se do të ishte e lumtur pranë tij e herë mendonte se ishte një budallallëk që të krijonte një të ardhme me të. Ishte aq konfuze, por tani asgjë nuk ishte në dorën e saj.

E përhumbur, dëgjon zilen që ia ndërpret të gjitha mendimet. Merr çantën dhe del. Papritmas dëgjon Klevisin që po fliste me Danielin.
"Ah, më në fund paska ardhur në shkollë se duhet të flas me të"-mendonte Reina me ngazëllim, madje dhe e lumtur që e shihte pas kaq kohësh.

Por hapi i saj ndalet kur dëgjon bisedën e tyre që po fillonte të ishte më shumë si një debat ku gjakrat po nxeheshin.

-O Dan a s' të vjen turp? A je njeri apo jo? Si guxon të ja bësh këtë gjë vajzës që të ka dashur më shumë se veten.
- Për çfarë dashurie flet mo, unë e bleva atë nga i ati i saj dhe sonte e kam te sigurt që do pranojë. Kështu u mbyllet goja atyre...
- Çfarë rëndësie ka kjo? Po ti që e bën Reinën të besojë në përrallat e një dashurie të rreme, mos je më i mirë se ai që shet të bijën??!
- Klev, ne kemi qenë shokë të ngushtë, madje ti dhe Ariela në spital thatë që jeni me mua...
- Por nuk e dinim që do të tregoheshe kaq i ulët sa ta blije Reinën e tani, do ta gënjesh që po martohesh me të, vetëm e vetëm që ta transportosh në "biznesin" e familjes tënde. Menduam që e doje vërtetë.
- Shhhtt ule zërin. Unë të kam treguar gjithçka në mirëbesim e ti tani dëshiron ta marrë vesh e gjithë shkolla.

Pasi Reina i dëgjoi të gjitha këto shkoi në shtëpi, e tmerruar dhe e lënduar nga gjithëçfarë kishte dëgjuar. Mori valixhen dhe mblodhi rrobat e saj. Ishte tradhëtuar nga ai që kishte dashur, nga shoqëria e saj dhe më e rëndësishmja për të disatën herë nga familja e saj, veçanërisht nga i ati. Donte të largohej e ta vriste këtë vend siç kishte tentuar të vriste veten,  por nuk dinte nga të shkonte. Ishte e vetme përballë gjithçkaje, e përballë gjithkujt...

Për fatin e saj në shtëpi nuk ndodhej askush, dhe doli fare lehtaz nga shtëpia që e kishte vrarë disa herë. Me një valixhe të vogël, një vajzë 17 vjeçare e madje në dukje edhe më e vogël,  nuk dinte ku të përplasej. Përballë mentalitetit ku jetonte, ajo që kjo vajzë po bënte ishte një krim, dhe dënohej nga i pamëshirshmi "baba". Kjo fjalë të cilën Reina nuk e kishte ndjerë kurrë, por vetëm thënë se duhej thënë.

Po kalonte nëpër rrugica të paeksploruara më parë, pasi rruga e saj e vetme kishte qenë shtëpi-shkollë. Vërtetë mbase vendimi që kishte marrë nuk ishte i duhuri, por parandalonte diçka më të rrezikshme për fatin e saj. Mbërrin në një stacion treni dhe ndihej me fat, pasi ky mjet transporti ishte më i liri dhe ajo kishte me vete shumë pak qindarka të kursyera nga vetë ajo. Pa për biletën më të lirë dhe e bleu.

Për një gjysmë ore do të bëhej nisja, nisja e një jete larg dhimbjeve. Epo të paktën kështu mendonte...

Qëndronte e vetmuar e duke qarë për fatin e saj. Pse nuk mundi ta kishte një jetë si çdo bashkëmoshatare e saj...

Sapo dëgjoi lajmërimin për nisjen e trenit të saj, u ngrit nxitimthi sikur ishte i vetmi fill që e lidhte me jetën. Rrugën do ta kishte pak të gjatë pasi treni është një transport tepër i ngadaltë. Mori një sy gjumë dhe udhëtoi nëpër ëndërrat e një jete të re...

Ku do të shkonte? A do të mund t'i bënte ballë jetës se re plot gjemba? Nuk dinte asgjë, i ishte dorëzuar fatit për të parën herë...

__________________________________

Kaq ishte kjo pjese shpresoj ta pelqeni dhe ndjese nese kam ndonje gabim ♥♥

•Reina• (FINISHED)✅Tempat cerita menjadi hidup. Temukan sekarang