🕊 Chapter .21

474 31 42
                                    

Ditët tashmë i ishin kthyer normalitetit. Dikush pas hekurave, por që nuk e ndjente aspak nevojën të ishte jashtë, dikush i çliruar pasi kishte shprehur më në fund gjithçka që e mundonte, e dikush me një jetë të re, të nisur nga e para por që ecte me ritmet e duhura...

Reina, ishte shumë në ankth për përgjigjen e universitetit ku kishte aplikuar. Ishte larg qytetit të saj, por të paktën ishte atje ku dëshironte. Së bashku me Arielën kishin vendosur të merrnin një shtëpi, nëse do fitonin.

Një mëngjes, Tomi kthehet në shtëpi së bashku me një gazetë dhe një buqetë me lule.
- Babi çfarë janë këto?
- Shiko gazetën së pari.
- Uaaa, thotë që kanë dalë listat. Do hyj ta shoh tani në faqen e universitetit. Po ajo buqetë?
- Është për ty. Urime për shkollën!
- Faleminderit, por babi...nuk i dihet nëse kam fituar...
- Jam i sigurt që po...pastaj nëse nuk ke besim ti tek vetja, nga kush pret të vlerësohesh?!
- Ke të drejtë!-dhe e përqafoi.

Hapi listat dhe pa që emri i saj ishte në degën e arkitekturës, ajo që kishte dashur gjithmonë. Njëherazi, dërguan mesazh edhe Klevisi me Arielën. Edhe ata kishin fituar... më në fund ëndërrat e tyre do bëheshin realitet.

Hëngrën mëngjesin, dhe dukej se Reina i kishte sytë vetëm tek ora në mur. Sapo kaloi ora 10 ajo u ngrit me të shpejtë.

- Babi, po dal.
- Në rregull, vetëm mos u vono.

E puthi dhe doli. Tomi ishte i sigurt që po shkonte atje, tek ai... as nuk e ndalonte, se ja shihte vuajtjen në sytë e saj, ama ai as që e meritonte dashurinë,por ç'të bënte se Reina kishte dhembshuri për të, dhe jo vetëm...

Ecte rrugës e menduar, aspak e sigurt në atë që po bënte, por nuk mundej më. Kishte kaluar kohë që nga hera e fundit që e kishte parë. Së paku donte t'i shihte fytyrën...

***

-Daniel, ke një vizitë.

Ishte ajo që më së paku e priste, nuk kishte askënd në këtë botë. Kush mund të dëshironte ta takonte??

Shkoi në dhomën e vizitave, dhe kur pa fytyrën e saj nga larg, që priste me padurim, u ndje njeriu më i lumtur në botë. E vetmja që ja kthente buzëqeshjen edhe në këto ditë të zymta. U afrua me të shpejtë  dhe e përqafoi, por nga Reina mori një refuzim.

- Të lutem largohu, ulu në vendin tënd.
- Mos e moho, edhe ty të ka marrë malli. Ndryshe nuk do të vije të më takoje.
- Erdha të të them se ja dola, kam jetën që dua, dhe se nuk do të shihemi më kurrë. Thjesht edhe një herë, për të fundit herë mendova të të shoh.-i tha këto fjalë edhe pse thellë-thellë e dinte se po e digjte malli ta përqafonte, t'i prekte duart dhe t'i fshinte sytë që po i mbusheshin me lot.
- Por...
- Do thuash pse zgjodha fiks ditën e sotme apo jo?? Epo sot jam e sigurt, që do largohem nga këtu dhe se ne nuk do shihemi më ...
- Hëmm, e di. Sot ishte dita e shpalljes së listave. Më vjen mirë që e ke fituar shkollën.
- Në rregull,mirupafshim tani. Më duket qëndrova më shumë seç duhet.

Bëri të ngrihej por ai i kapi dorën. Ata sy të turbullt nga lotët, nuk mundën ta mbanin më dhimbjen brenda. U lëshuan, dhe bashkë me to edhe zemrat u shkrinë. Kur ata të dy ishin bashkë, zjarri i madh mes tyre i digjte e përvëlonte, por e donin atë djegie ama. Le të mbesin shkrumb e hi, se ky zjarr ishte më i bukuri...

- Të lutem,ulu edhe për pak minuta. Të përgjërohem...
- Mirë, vetëm ma lësho dorën.
- Pse ke frikë?
- Pse duhet të kem?
- Frikë e brendshme se mos bie përsëri për mua, por mos e moho, zemrat tona po përplasen së bashku nga fuqia e rrahjeve. E ndjej edhe dridhjen e trupit tënd...
- Kur ndalova së dashuruari ty, që të kem frikë mos bie përsëri për ty,-e tashmë lotët,dridhja e zërit, fjalët e shpirtit nuk mundeshin më të kontrolloheshin,- më thuaj, kur??
-...
- Netët pa gjumë si do mi shlyesh, ëndërrat që thura me ty...
- Nëse dëshiron ne mund t'i bëjmë realitet...
- Kurrë s'mund të bëhen.
- Përse?
- Ti je këtu, unë diku tjetër.
- Kjo rregullohet. Sapo të dal nga këtu, mund të vij tek ti...
- Po gjithë lëndimet që më bëre të përjetoj, gjith gënjeshtrat?? Këto me sa vite burgim mund të shlyhen??
- Ti je gjykatësja e zemrës tënde, aty ku jam burgosur përjetësisht. Nëse dëshiron të më lirosh...zgjedhja jote. Nuk të detyroj dot.
- Daniel, nuk mundem më. Nuk më mbajnë këmbët. Shumë e rëndë për mua e gjithë kjo...
- Le ta bëjmë të bukur atëherë. Të lutem më fal, le ta nisim nga e para. Të betohem që jam penduar, edhe nëse bëj gabimin më të vogël me ty...largohem vetë.
- Sa jam e sigurt që nuk janë mashtrime??
- Përveç zemrës, që ta kam dhënë, nuk kam asgjë tjetër me vlerë...

Reina, nuk mundi të luftonte më, ishte e kotë. Po luftonte me zemrën e saj, dhe e dinte që ishte e humbur.

- Takimet mbaruan - tha polici aty pranë, dhe të gjithë u ngritën.

- Reina po të lutem, na jep edhe një shans të jemi përsëri "ne", kundër të gjithë botës...

E gjithë dhoma ishte boshatisur.
- Daniel,-i thotë polici- duhet të largohesh tani.

Reina afrohet dhe e puth. Ajo puthja të cilën të dy e kishin dashur, por këtë herë ishte e parezistueshme.
- E mora përgjigjen. Te dua shumë.

E teksa largohej, u kthye dhe tha:
- Të premtoj se do kemi një jetë të bukur.

Reina qëndronte duke e parë, e buzëqeshur, dhe me zemrën plot. Për herë të parë, kishte bërë atë që ndjente me shpirt, pa menduar asgjë tjetër. Priti deri sa ai u largua, dhe më pas edhe ajo shkoi në shtëpi.

- Babi,-i thërriti e lumtur.
- Po, bijë. Ç'është gjith ky gaz?
- Oh, asgjë. Mbase se kam fituar shkollën.
- Reina, të lutem. Nuk dua të me fshehësh asgjë. Dua të jemi si dy miq, jo si babë e bijë. E di se ku ke shkuar. Por më thuaj, e fale?
- Ba, kur e kam bërë fajtor ndonjëher atë unë?? Thjesht s'munda ta pengoja më veten që të vraponte drejt tij...
- E kuptova. Pavarësisht se nuk më pëlqen, e di ç'do të thotë të dashurosh. Vetëm se po të lëndoi, të betohem se e vras me duart e mia.
- Oh, të dua shumë, ba dhe jam me fat që të kam.- e përqafoi fort dhe shkoi në dhomën e saj.
- Ndonjë ditë, do të shkojmë ta vizitojmë së bashku. Ta njoh dhe unë.
- Patjetër, ba.

U mbyll në dhomë, dhe mori një sy gjumë.

______________________________________
Pas pak pjesa e fundit❤

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now