🕊 Chapter .13

432 35 23
                                    

Doli në rrugë duke u përplasur me çdo kalimtar të mundshëm, dhe vuri re se po e ndiqnin. Epo kishte pirë, por përsëri vigjilenca e tij punonte...

Ecte e ecte por nuk e dinte se ku. Koka gjithnjë e më shumë po i dhembte, sytë po i turbulloheshin por nuk mund të dorëzohej. E dinte se dorëheqja që kishte dhënë ishte me rrezik për jetën e tij. Në shtëpi nuk mund të shkonte, dhe për tu larguar gjithnjë e më shumë po futej nëpër rrugicat e panumërta të qytetit. I ndjente hapat pas tij që sa vinin e shpejtoheshin. Ishin këmbë të rënda, të mbushura me një mllef që u ishte shkarkuar në venat e tyre si drogë. Njeriu e pi prej dëshirës, por thellë-thellë e di se refuzimi vjen nga brendësia...

Danieli u mundua të shpejtonte hapat por papritmas, ndjen një dorë në shpatull. U hutua, sdinte nëse ndjente frikë apo kuriozitet për atë dorë të ftohtë e në dukje të errësirës ngjante si e padukshme. U kthjellua vetëm kur ndjeu se trupi iu shemb mbi një pus uji të mbushur nga shiu i një nate më parë. Ishte bërë pis dhe ngadalë me kokën që i plaste nga dhimbjet, u mundua të kthehej e të shquante fytyrat e njerëzve që e kishin ndjekur. Ishte në një rrugicë, fundi i së cilës nuk dihej, dhe ku as zhurma e erës që frynte nuk dëgjohej.

-Hë djalosh, mendove se mund të më ikje. Fundi yt s'duket i mirë.

Ishte "ai" përsëri. E dinte se hija e tij do e përndiqte.

- A e ke vendosur vërtet të largohesh?
- Po, nuk kam kthim pas.
- Qëllojeni,-urdhëroi dy djemtë pas tij me një të levizur të dorës në drejtim të këmbës së Danielit.

Një zhurmë shurdhuese u shoqërua me lëvizjen e plumbit drejt këmbës së tij. Dhimbja që ndjeu filloi t'i përhapej dalëngadalë nëpër trup, por nuk nxorri zë. Ndodhej i shtrirë sic kishte rënë dhe e dinte se me kë po përballej. Asgjë nuk do t'i bënte ata njerëz mizorë të kishin dhembshuri. Nga aty do të dilte o i gjallë dhe i dorëzuar ose i vdekur, dhe mbase i qetë...

- Hë, Daniel, po tani e mendove?
-Nuk e ndryshoj mendimin, -tha me gjysmë zëri, tashmë i lodhur dhe në padije.
- Djema, merreni. Nesër do flasim më qetë me të. Po e toleroj se është i pirë dhe mbase nuk e di ç'flet.

Teksa bëri të largohej,ndaloi për një çast dhe pa "viktimën"e tij.

- Edhe atë plagën në këmbë, bëni ç'bëni mjekojani se smund ta lëmë të humbasë gjak. Ky njeri na duhet.

***Ndërkohë***

Kishin kaluar orë e orë dhe bisedat mes Reinës dhe dy të moshuarve nuk po mbaronin. Secili nga ata kishte shprehur historinë e vuajtjes së tij, dhe kuptohej se të gjithë kishin qenë valë të ndaluara për tu përplasur në bregun e dëshiruar. Secilin e kishte kapur jeta përdore dhe i kish çuar në rrugë të panjohura, nga ato rrugët ku dallohet rreziku mijëra milje larg e ku guximi nuk është e vetmja gjë që nevojitet. Në këto raste të nevojitet një bashkëudhëtar besnik, e këtu kishin filluar vuajtjet. Asnjëri nuk ia kish lëshuar dorën jetës, por bashkëudhëtarët e tyre i kishin braktisur...

- Pra, Reina ti do të qëndrosh këtu apo jo?
- Në fakt, teta Miranda, unë dua të krijoj jetën time, e vetme, por xhaxhi Tomi më solli këtu. Unë nuk dua t'i bëhem barrë askujt, pasi vetë e mora guximin të largohem...e përseris "e vetme".
- Shiko, bijë. Unë e di si shkon kjo punë, por ti e din që policia do të të kërkojë apo jo?
-Nuk dua tia di. Nëse duhet do arratisem gjithë jetën.
- Mirë, atëherë. Këmbëngul të rrish këtu, - i foli ëmbël-ëmbël Miranda.

Edhe vetë, për të arritur deri këtu e kishte pasur të vështirë por fakti që kishte qenë jetime e bënte më pak përgjegjëse, ndërsa largimin e Reinës nuk e mbështeste plotësisht. Duke qenë se vetë skish pasur kurrë një familje, e shihte atë si një mrekulli dhe diçka të shenjtë.
Por jo të gjitha familjet janë njësoj...
Gjithsesi, dëshironte që Reinën ta mbante nën kontrollin e saj, pasi e dinte sa e egër është jeta jashtë, sidomos për femrat e vetmuara. Nuk dëshironte që edhe dikush tjetër të vuante si ajo që shpesh herë ishte detyruar të flinte rrugëve, në të ftohtë dhe pa mbrojtje. Por ia kishte dalë, dhe sot ishte më e fortë se kurrë...

Reina po akomodohej në "shtëpinë" e re dhe mendonte se çdo të bënte tani. U kishte besuar disa njerëzve të panjohur, por nuk ndjente frikë. E kuptonte se ishin mbase dy njerëzit e vetëm që mund ta kuptonin vuajtjen e saj. E sa e sa njerëz po vuajnë nëpër botë??

Policia kishte filluar të binte në gjurmët e saj, dhe për gjithçka njoftohej familja. Babai i Reinës kishte filluar të mallkonte dhe tani që e dinte se kishte humbur gjithçka që mund të përfitonte prej saj, nuk e priste më rikthimin.

-Ajo nuk futet më në këtë shtëpi. E as nuk më intereson më se ku jeton.

Madje, ai kishte kërkuar që denoncimi për humbjen e saj të tërhiqej, por e ëma e Reinës ishte e vetmja që nuk e kishte lejuar.

-Unë do ta gjej dhe më pas mund të jetojë ku të dojë ajo. Sdo e detyroj më për asgjë. Vetëm dua të di që është mirë...

•Reina• (FINISHED)✅Donde viven las historias. Descúbrelo ahora