🕊 Chapter .3

537 41 18
                                    

U ndje e fortë deri kur hyri në klasë. Sytë iu përplasën menjëherë me Danielin, e jo veç sytë, por edhe zemrat e tyre u përplasën. Veç se kësaj here jo nga një ndjenjë dashurie, ishte aq ndryshe sa asnjëri nga ata nuk mundi t'i jepte një shpjegim. Ishte një nga ato shikimet që të shembin e të hedhin përdhe pa mëshirë.

Nuk mundi të qëndronte e fortë, para tij ajo thyhej në njëmijë copëza e përsëri ajo gjë nuk kishte ndryshuar. E donte, dreqin, e donte...

- Reina, mund të ulesh në vendin tënd. Edhe pse mungove orën e parë, po ta fal pasi ti nuk e përsërit më gabimin, apo jo?
- Jo, profesor.- foli me gjysmë zëri, duke iu dridhur jo veç zëri, por çdo qelizë e trupit që kishte mbetur gjallë nga dhimbja.

U ul në vendin e saj, dhe mundohej t'i jepte forcë vetes. Por, e kishte të kotë... ngrihej, e vetëm një shikim nga Danieli, e rrëzonte përsëri.

***

Ra zilja për pushimin e gjatë. Reina nuk e dinte se si kishte mundur t'i kalonte ato orë në ferr. Por i tha vetes: " Bravo, vajzë. Ia dole. Tani kështu do ja dalësh gjith jetën."

- Moj, çke që më rri e menduar? Buzëqesh o goc. Nuk është fundi i botës.
- Ariel, çfarë thua? Po mendoja sa shumë duhet të mësoj për nesër në provimin e letërsisë. E kam lënë pak pas dore. E kush? Fiks unë që dua të bëhem dhe mësuese letërsie. - teksa fliste mundohej t'i lëvizte cepat e buzëve e të shfaqej e fortë. Tek e fundit e po ta shihnin të mërzitur, kujt do t'i interesonte, veç ajo do vuante.
- Uaa, çke që ma kujton tani aman...

Në atë moment, vjen Danieli me Klevisin.
"Mbaje veten"- i thonte Reina vetes, pasi sytë ishin gati të lëshonin rrebesh lotësh.
" Okj kjo është prova ime e fundit"- mendoi Danieli me vete dhe iu afrua Reinës. I kapi krahun dhe i tha:
- Reina, mund të vish pak këtej, të lutem. Të flasim për të fundit herë.- dhe e tërhiqte me drejtim për nga dera.
- Se mos po më le zgjidhje tjetër Daniel. - i thotë duke u munduar të largonte krahun nga ai.

Dalin në korridorin e shkollës dhe qëndrojnë përballë njëri-tjetrit. Për disa minuta pllakosi heshtja, vetëm sytë flisnin. Si dukej, po e jetonin edhe një herë të shkuarën...edhe një herë, për të fundit herë, i rikthyen kujtimet nëpër ëndrra.

- Reina, ke diçka për të më thënë. Diçka që nuk e di...
- Daniel, ti tashmë e di... që unë nuk ndjej më për ty, - fundi i kësaj fjalie lëshoi një lot nëpër ato faqe të buta- nuk besoj që kemi më gjë për të sqaruar.
- Shiko, nëse vërtet po më fsheh diçka dije që sdo të ta fal kurrë. Në rregull dëshiron të ndahesh, do ndahemi...madje tani të ndarë jemi. Por vetëm diçka dua të dish,që nëse unë e kthej kurrizin tani dhe iki, nuk dua të dëgjoj më asgjë kurrë nga ti. Do të fshij sikur të mos kishe ekzistuar kurrë, dhe ti do të bësh të njëjtën gjë. Tani është në dorën tënde. Do thuash gjë?
- Doje të dëgjoje diçka që nuk ta kam thënë kurrë, ë? Në rregull, dëgjoje.-mori frymë thellë- Kurrë nuk e kam ditur se je kaq i ulët. Vërtet mendon se me këto që the do të flas më me ty?? Ti bëj çfarë të duash, ndaç më harro, ndaç jo, por unë sapo të fshiva. Të falenderoj që bisedën tonë të fundit e bëre kaq interesante.

Reina, u largua nga aty. Ndjeu se kjo bisedë i bëri mirë. Vërtet, tani fjalët e Arielës dhe Klevisit filluan të kishin kuptim. E si mundi të thonte që ai do të fshinte gjithçka?! Tek e fundit, ato kujtime ishin të të dyve dhe nëse për të paskan pasur aq vlerë sa të fshihen sikur të mos kishin ekzistuar, atëherë ato nuk ia paskan vlejtur aspak... Për Reinën kishin qenë të veçanta, se ai kishte qenë dashuria e saj e parë, por tani mbeti veç një kujtim...mbase tani i pavlerë.

***
Mbaroi mësimi, Reina u kthye në shtëpi. U mbyll në dhomë dhe për çudinë e saj nuk qau. Mori ditarin dhe shkruajti gjithçka kaloi.

Edhe pse 17 vjeçe, akoma mbante ditar si dikur kur ishte e vogël. Ai fëmija brenda saj nuk kishte ndryshuar kurrë, ishte po aq i pafajshëm, po aq paqësor sa kishte qenë gjithmonë.

"Ditar,
...ndihem mirë, vërtet kujtimet pak therin, por jo Danieli. E di, kur po vija për shtëpi, ai pa përsëri me atë shikim cilin rashë dashuri me ... por jo, kësaj here nuk ndjeva asgjë. Mu duk i njëjtë si ato shikimet e shumta djemve vulgar rrugë. Asgjë nuk ndjej, por kujtimet i respektoj. Nuk mund jem aq e ulët sa ai..."

_____________________
Hope you like it peoplee ❤😘😘

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now