🕊 Chapter .16

408 33 14
                                    

Kishte marrë guximin, pavarësisht gjithçkaje t'i telefononte, të paktën për një sqarim apo nuk e dinte çfarë, thjesht diçka e shtyu të dëgjonte zërin e Klevisit.

***

Shkoi tek Miranda dhe kërkoi një telefon.
- Reina, të arratisurit lënë pas gjithçka, por nëse të mungon të flasësh me ata, pse i le?
- Unë lashë fatin tim të egër, nuk iu dorëzova atij,por edhe familja që kisha ishte e tmerrshme, me përjashtim të motrës për të cilën më ka marrë shumë malli... edhe mami, - filloi ta ulte zërin si një fëmijë i pafajshëm - pavarësisht gjithçkaje që ka bërë, përsëri më mungon... Gjithsesi teta Miranda, unë do flas me një mik timin, mund të ma gjesh një telefon.
- Patjetër, madje mund të jetë i yti përgjithmonë. Mua nuk më pëlqejnë telefonat po çfarë të bëjmë se herë pas here na nevojiten. Gjithsesi, ti merre këtë - i tha duke shtrirë drejt Reinës telefonin e saj- unë do të blej një tjetër.
- Shumë faleminderit -dhe i dha një përqafim.

Seç u shkri në zemrën e ngrirë të Mirandës gjatë atij përqafimi. Ishte një ndjesi tjetër... nga ato të paprovuarat më parë...

Mori telefonin dhe u mbyll në dhomën e saj. Ishte në mëdyshje mes Klevisit dhe Arielës...epo te dy e kishin "tradhëtuar" por e dinte se do të kishin një shpjegim. Zemra e çoi tek Klevisi. Hapi ditarin, ku dhe kishte shënuar numrin e tij dhe e telefonoi me privat. Kishte frikë se ai do ta dërgonte numrin e saj në polici dhe ata do ta gjenin.

- Alo, Klevis?

Një heshtje pasoi.

- Alo?- foli ajo përsëri.
- A..alo alo...Reina...ti je?
- Po, unë jam.
- Ku jee? E din se po na luan mendsh?? Si largohesh ashtu pa thënë asgjë? A nuk ndanim gjithçka me njëri-tjetrin ne?
- Ashtu mendova dhe unë, se ndanim gjithçka. Por, Klevis unë dëgjova bisedën tënde me Danielin. As ti,as ai, as Ariela nuk jeni ata që dukeni, më keni mashtruar. E kush?? Fiks ju që ju besova edhe jetën time, gjithçka u kam besuar...
- Mos fol kështu, Reina. Ne e bëmë për ty...nuk kishim zgjidhje tjetër a më kupton?? Por jam penduar, të lutem kthehu, ose të paktën më thuaj ku je... kam nevojë për ty...

Një heshtje tjetër pasoi, diçka theri në shpirt, ajo "kam nevojë për ty", e kush kishte më shumë nevojë për kë...

- Jo, Klevis, nuk do të kthehem, as nuk e di nëse do shihemi më...
- Çfarë thua??
- Unë nuk kam më besim tek ti, as tek Ariela, as askush. Kë besova më tradhtoi...
- Dreqin, nuk e kupton kur them kam nevojë për ty... të të shoh edhe një herë, le të jetë e fundit... të betohem se edhe nëse je në anën tjetër të botës do të vij.
- Përse do e bëje këtë për mua?
- Sepse, -filloi të vihej në siklet, por jo nuk do ia thonte, nuk ishte momenti - sepse miqtë këtë bëjnë për njëri-tjetrin, apo jo? Të lutem mos thuaj jo...
- Mirë, prit mesazhin tim, por më premto që sdo i thuash askujt...
- Të premtoj. Shumë shumë faleminderit, -zëri i tij dukej se si u ngjall nga gëzimi, dhe kjo e bëri Reinën të ndihej më mirë. Të paktën, ishte dikush në këtë botë që e vlerësonte.
- Më duhet ta mbyll tani...
- Kaq shpejt...
- Po, ta lëmë pra ndonjë fjalë për kur të takohemi...
- Hëh, epo mirë.
- Mirupafshim!
- Mezi e pres mesazhin tënd, mirupafshim!

Te dy po ndiheshin më mirë. Klevisi hapi perdet, e la atë diell të hynte në dhomën e mbyllur prej sa ditësh, dhe më pas shkoi të lante fytyrën, të hante dhe të "rikthehej" përsëri në jetë. Donte të dukej sa më mirë kur të takonte Reinën. Nuk ishte i vendosur nëse duhej tja shprehte ndjenjat, por gjithsesi do e shikonte si do të rridhte biseda...

Ndërsa Reina, po ndihej shumë më mirë, pas asaj telefonate. Gjithmonë Klevisi kishte qenë ndryshe, shpesh mendonte se do të ishte njeriu perfekt që ajo do donte në jetën e saj,i përkujdesshëm ndaj saj, i dhembshur, gazmor, dhe i vetmi që e bënte të ndihej e lirë, por më pas i largonte këto mendime...ata s'mund të ishin më shumë se miq...

***Ndërkohë***

Merrini që të gjithë dhe shoqërojini për në qeli. Datën e gjyqit do tua njoftojmë ne, ndërsa "zotërisë", avokati i tij.

- Nuk e kuptoj, përse po më çoni atje, ju nuk keni asnjë fakt konkret kundër meje.
- Mos më bëj të qesh. Merreni!

Ndërkohë përgjatë rrugës, ai i drejtohet Danielit.
-Ah, frikacak frikacak - iu drejtua me zë të ulët- ke rrëfyer gjithçka ëëë??
- Nuk do dalësh dot kurrë më nga këtu...
- As ti mos mendo se do shpëtosh kaq lehtë,atëherë.
- Nuk më tremb më...

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now