🕊 Chapter .15

407 36 13
                                    

Kishin mbërritur në komisariat dhe të gjithë po merreshin në pyetje një e nga një.
- Për ju, zotëri, kanë ardhur dy denoncime. I pari mbi punën e paligjshme që ushtroni dhe i dyti për dhunim dhe heqje të paligjshme të lirisë së një djali 20 vjeçar, të cilin sipas burimeve tona e keni përdorur edhe si punëtor të biznesit tuaj.
- Çfarë do të thotë kjo??
- Kjo do të thotë që keni marrë peng një djalosh, gjë e cila me ligj nuk lejohet. Dhe për më tepër kemi fakte, pasi jo vetëm që denoncimi ka ardhur nga një kalimtar, por ne edhe vetë ju zumë duke u munduar të ekzekutonit djalin në depo. Siç e kuptoni, burgut nuk i shpëtoni, por nëse pranoni edhe vërtetësinë e punës tuaj të paligjshme, vitet e dënimit shkurtohen.
- Nuk është asgjë e vërtetë, edhe unë vetë jam një viktimë e pafajshme e kësaj historie. Madje as nuk e di se për çfarë pune të paligjshme po flisni, ndërsa për historinë e depos mund të shpjegohem.
-Jam shumë kurioz të di, se çfarë do trilloni zotëri!
- Gjithsesi, meqë ju spo më besoni, unë tanimë nuk do flas as edhe gjysmë fjale, por do pres avokatin tim.
- Në rregull, priteni, por dijeni se nga kjo çështje nuk do të dilni i larë. Kemi shumë fakte që bien ndesh me ju.

Polici doli jashtë me një të përplasur të derës dhe u afrua për tek kolegu i tij.
- Më dërgo tek ai djali...si e kishte emrin...Den...Dan... ah, po Danieli. Të shohim ç'ka për të thënë ai.

Hyri në dhomën ku ndodhej Danieli. Dukej se e kishin rrahur keq, dhe arrinte ta dallonte lehtazi plagën në këmbën e tij, pavarësisht se ishin munduar ta fshehnin.
- Djalosh, e di besoj se përse je këtu pasi edhe ti i di gabimet e tua, apo jo?
- Po, i di.
- Pra, i pranon të gjitha, apo edhe ti do presësh avokatin si shefi yt?
- Ai nuk është më shefi im. Dje unë kërkova të tërhiqem, dhe prandaj jam në këtë gjendje sot.
- Çfarë pune bëje ti për të?
- Mbase nuk do më besoni, por vërtet do tregohem i sinqertë pasi jam penduar për gjithçka kam bërë, madje nuk e kam frikë as dënimin këtu pasi dënimi jashtë këtij komisariati është edhe më i dhimbshëm.
- Filloje nga fillimi...
- Jam rritur në një familjë të varfër. Kishim nevojë për para, kështu që unë fillova të punoja për zotërinë në fjalë sapo mbusha 18 vjeç.
- Si u njoftuat me të?
- Po kërkoja punë si kamarier në lokalin ku ai ishte pronar, por ai më ofroi një punë tjetër, që edhe pse e paligjshme ishte me shumë para, dhe mua paratë më nevojiteshin.
- Po pastaj çfarë bëtë?
- Fillova të punoja për të. Ai më regjistronte nëpër gjimanze me letra të rreme, kështu unë vajzat që njihja i transportoja tek ai.
- Ku i dërgonte ai vajzat?
- I çonte për prostitucion jashtë vendit, se ku, realisht, nuk e di.
- Po familjet e tyre, a i kërkonin? Si largoheshe ti nga e gjithë ajo situatë?
- Në fakt merresha me vajza "problematike", me ato vajzat që kishin familje të shthurura ose ka rastisur edhe jetime. Oh, Zot ajo që kam bërë ka qenë e tmerrshme... gjithsesi më pas, largohesha nga gjimnazi, në qytete të tjera dhe përsëri e njëjta gjë...
- Po familja jote?
- Kur ata e morën vesh se merresha me punë të paligjshme, më mohuan, më dëbuan.
- Ku jetoje më pas?
- Shumat që merrja ishin të majme dhe më mjaftonin që të bëja një jetë të mirë.
- Sa vajza ke dërguar tek shefi yt?
- Vetëm 3 pasi unë dy vite kam që punoj për të dhe vetëm një vit shkollor ka kaluar, pasi ky vit është akoma në mes.
- E kuptoj... Po emrat e të tjerëve do na i thuash?
- Siç e thashë, unë nuk njoh askënd tjetër përveç "shefit", madje pasi dërgoja vajzat nuk kisha më asnjë informacion se ç'bëhej me to.
- Po dje, përse dhe dorëheqjen? Pati ndonjë problem në punë apo çfarë?
- Le të themi, u ndërgjegjësova...
- Pse jo më parë?
- U dashurova, theva rregullin numër një të kësaj pune...
- Me një nga viktimat?
- Nuk mund të quhet viktimë, pasi ajo i shpëtoi këtij fati...por që, po, edhe ajo ka qenë në planet tona.
- Në rregull, djalosh, të falenderoj që u tregove i sinqertë me ne. Më vonë do të të dërgojmë në burg, deri kur të presësh gjyqin për vitet e tua të dënimit, por mos u shqetëso, do tja përcjell gjykatësit pendesën tënde.
- Shumë faleminderit.

***Ndërkohë***

Ndihej i turbullt, por të paktën e ndjente se kishte bërë diçka të mirë. Netët e shumta pa gjumë, e kishin bërë të reflektonte më mirë. Zëri pothuaj i ishte ngjirur, sytë i ishin skuqur nga pagjumësia apo lotët e mallit...epo kjo nuk dihej,kishte ditë që nuk mund të hante, as të pinte madje as nuk i flihej. Trupi i ishte dobësuar, sa çdo ditë e më shumë po i ngjante një trupi të pajetë.

I mbytur mes mendimesh, e vetmja gjë që e ndërpret ishte një telefonatë, gjëja e fundit që dëshironte në ato çaste...
E pa. Një numër i panjohur... e kush mund të jetë vallë??

Ndihej shumë konfuz por e hapi:
- Alo, Klevis?

Ishte ai zë... ai zë që aq shumë i kishte munguar, ishte telefonata që as në ëndërrat e tij nuk e kishte imagjinuar se do t'i vinte. Flladi i erës që hynte lehtë nga dritarja, tashmë ishte i padobishëm, e vetmja gjë që i nevojitej ishte oksigjeni i atij zëri që i puthi veshët në ditën e tij më të keqe...

•Reina• (FINISHED)✅Donde viven las historias. Descúbrelo ahora