🕊 Chapter .19

410 33 35
                                    

Teksa po nisej për në qytetin e saj, Tomi e ndaloi.
- Bijë, mund të vij dhe unë me ty. Dua të shoh si je rritur, ku je rritur dhe pse të gënjej më ka munguar ai qytet. Kam plot miq atje. Tani më duket e kotë të fshihem më këtu. Kam menduar të marrim një shtëpi atje, të qëndrojmë bashkë deri kur ti të shkosh në universitet, pastaj mund të vish të më vizitosh ndonjëherë. Edhe Mirandës, nuk duhet t'i bëhemi më barrë.
- Oh, më duket një ide e mrekullueshme.- dhe u hodh ta përqafonte. Gjithnjë e më shumë po e ndjente lidhjen shpirtërore me të.
- Më vjen mirë,bijë. Rëndësi ka që ti të jesh e lumtur.

Përshëndetën Mirandën dhe u larguan. Për të nisur një jetë të re, në një vend të vjetër. Pavarësisht dhimbjeve që kishin përjetuar aty, u kthyen t'i bënin ballë gjithçkaje. Kjo është ajo që bëjnë njerëzit e fortë. Tani kishin njëri-tjetrin.

***

Mbërritën, dhe dukej sikur ai qytet që dikur i mbyste, tani po i ushqente me dashuri. Shkuan në shkollën e Reinës dhe në hyrje po e prisnin Klevisi dhe Ariela. Reina vrapoi dhe i përqafoi të dy menjëherë.
- Ah, sa na ke munguar. -tha Ariela, së cilës i ishin mbushur sytë me lot.
- Edhe unë e kam ndjerë shumë mungesën tuaj,-dhe i përqafoi përsëri.
- Mirë, mirë se kemi kohë plot të përqafohemi, por kush është ky xhaxhi. Ndjesë xhaxha se nuk u përshëndetëm. Si jeni?
- Mirë, more bir. Po ti?
- Mirë,shumë mirë.
- Ti mendoj je Klevisi apo jo?
- Hëm...po.
- Më ka folur Reina për ty.
- Aaa e kuptoj. Po ti, Reina, nuk do na e prezantosh xhaxhain.
- Ah, s'di si t'ja nis por po ua them. Detajet i flasim pastaj. Ky është babi im.
- Çfarëë??- thanë ata njëzëri.
- Avash mo, as unë nuk u habita kaq shumë kur e mora vesh.- dhe filloi të qeshte.

U afrua drejt Tomit dhe i tha: -Apo jo, babi??
Sytë e tij u mbushën me lot, dhe e puthi në ballë.
- Ashtu është, bijë.

Më pas Tomi u largua, pasi do të shihte për shtëpinë, ndëra Reina me miqtë e saj u futën në klasë. Ajo u tregoi gjithçka, pa shumë detaje pasi mësimi po fillonte.

- S'mund ta besoj gjithë këtë, uauu.
- As unë, s'kam fjalë si Klevisi.
- Hajdeni mo, ju duhet të gëzoheni për mua.- tha Reina duke buzëqeshur.
- Ahh, të vdes unë - tha Klevisi me sytë e ngulur drejt saj. Dukej shumë e lumtur.
- Je në vete Klev,-iu kthye Reina.
- U...po... thjesht pse të gënjej, na kishe munguar...
- Hajt, se do e shpërblejmë gjithë këtë mungesë.

Reina u largua për në një bankë tjetër, dhe mësimi filloi.

- Ehh, Klevis -i tha Ariela,- unë arrij të të kuptoj. Mos të të qeshin aq shumë sytë kur sheh Reinën, se do e marrin vesh të gjithë.
- Ç'do marrin vesh moj?-i foli Klevisi me zë të ulët, pasi tashmë mësuesja ua kishte ngulur sytë atyre të dyve.
- E di se je, si ai emoji me sytë me zemra, kur Reina është rrotull,-dhe po qeshte.
- Ejj,- u bërtiti zysha- mjaftt! Muhabetet në pushim. Filloni me detyrën tani, shpejttt.

Mbaruan dhe orët mësimore shumë të bezdisshme, për më tepër edhe nxënësit që bënin pyetje rreth Reinës, disa nëpër qoshe duke bërë thashetheme,të tjerë duke hedhur kunja e të tjerë që vërtet ishin merakosur për të dhe e pyesnin.

Dolën jashtë dhe tek hyrja shikojnë Tomin.
- Përshëndetje,- i thanë të tre njëzëri.
- Hë fëmijë, si kaluat sot në shkollë?
- Mirë, po ti ba gjete ndonjë shtëpi?
- Poo, do jetojmë aty ku kam jetuar unë në rininë time. I zoti i shtëpisë,nuk ja kishte dhënë njeriu, prandaj e mora unë. Për disa kohë do jetojmë me qera, por më vonë edhe mund ta blejmë. Të zotin e shtëpisë e kam mik, dhe më tha që do ma japë me çmim të arsyeshëm.
- Ooo më bëhet shumë qejfi. Por, babi, unë dëshiroj të dal me Arielën dhe Klevisin, prandaj nuk po vij tani në shtëpi.
- Shumë mirë, dilni, se jeni të rinj. Po të jap çelësat, në rast se nuk më gjen në shtëpi kur të kthehesh.
- Mirë,- e përqafon të atin dhe largohen.

Kishin ecur goxha, kur Ariela ndërpret bisedën.
- Uhh, Reina më fal, por më kërkon mami në shtëpi menjëherë se do kujdesem për motrën.
- Ooo sa keq, po s'ka gjë dalim edhe ditë tjetër.- dhe afrohet ta përshëndesë.

Pas kurrizit të Reinës, Ariela ia bën me sy Klevisit, dhe ai i thotë "ta kam borxh" me përshpërimë.

- Bëfshi qejf! -dhe largohet.

- Klevis ku të shkojmë thua?
- Pranë detit.
- Pse atje? Prisja të më thoje ku të duash ti të them të drejtën,-dhe qeshi.
- Aaa pse ku do ti?
- Se kisha menduar, por më pëlqen ideja jote...
- Epo mirë. Më pyete pse pranë detit më parë...
- Poo, ç'ne se ti s'je as kshu tip melankolik!
- Po se deti, të bën të shprehesh më mirë, t'i thuash gjërat si të jetë dita e fundit, të shprehesh atë çfarë ndjen...
- Ke ndonjë gjë për të më thënë??
- Edhe mbase, shtatanike -dhe qesh me të madhe.
- Okej, mezi e pres ç'do më thuash.
- Je e sigurt, që do të të pëlqejë??
- Ja ta shohim,- buzëqesh dhe mbështet kokën tek krahu i tij, për pak sekonda...

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now