🕊 Chapter .10

459 37 3
                                    

Ndërkohë, teksa treni vazhdonte rrugëtimin e tij me vete po merrte dhe një shpirt të etur për pak dashamirësi. Flinte si një engjëll, kishte mbështetur kokën e saj në dritare dhe dukej sikur shpirti i kishte gjetur paqe. Të jepte idenë se gjithçka ishte mirë me jetën e saj, por askush nuk e dinte se si po luftonte në brendësi. U zgjua pak e frikësuar nga një ëndërr të cilën nuk po e mbante mend, por dinte që fytyra e fundit qe pa ishte i ati.

"Varet sa do të jetë duke më mallkuar tani kur ka vënë re mungesën time, prandaj e shoh si makth. E di që shpirti im, kur te vdes, do shkojë në ferr, pasi i kam lënduar shumë prindërit e mi dhe më kanë mallkuar mijëra herë. Por ç'të bëja, nuk mund t'i dorëzohem fatit mizor vetëm e vetëm që të jem e mirë ne sy të familjes. Edhe nëse pas kësaj do shkoja në parajsë, shpirti im këtu në Tokë do të ishte djegur si në ferr."- mendonte e mendonte Reina mijëra dialogje e monologje që i vinin nëpër mend. Nuk dinte tu jepte një rrugëzgjidhje, por ajo që i kishte mbetur më shumë në mendje ishin fjalët e Klevisit. Ç'donte të thoshte me "biznesin e familjes". Oh, jo jo, as nuk donte ta imagjinonte si të vërtetë atë që i shkonte nëpër mend...

***Ndërkohë***

E ëma e Reinës hyn në shtëpi e lodhur pas punës dhe thërret Reinën. Donte t'i jepte disa porosi për darkën që do të zhvillohej. Kur nuk dëgjon asnjë përgjigje ajo shkon në dhomën e Reinës por nuk e gjen.

"Po kësaj here ç'na ka punuar?!"

Shikon dollapin e saj që ndodhej i hapur dhe menjëherë vëren mungesën e rrobave.

"Mossss, paska ikur. Pse na i bën këto gjëra moj bijë, a don të na luash mendsh????"

Mori menjëherë në telefon të shoqin dhe e njoftoi. Ai u xhindos, por tek e fundit mendonte se deri ku mund te arrinte një vajzë 17 vjeçare.
"Maksimumi ka shkuar tek shoqja e saj e ngushtë për tu fshehur."

Kishte mbërritur në shtëpinë e Arielës, trokiti por kur mori vesh që Reina nuk ishte aty filloi të nervozohej. Ecte i menduar se ku mund të ishte Reina, dhe pa të birin.

-Babi çfarë ke? Më dukesh në tension.
- Po bir, jot motër përsëri na bëri gjëmën. Është larguar dhe një Zot e di se ku e ka futur kokën. Tani unë po shkoj në shtëpi, se dhe pak na vijnë miqtë, ti shko në polici dhe lajmëro për largimin e saj.
- A thua e merr përsipër policia?
- Po patjetër, thuaj është larguar pa dijeninë e familjes dhe se është nën 18 vjeç.

Kur mbërriti në shtëpi, njëherazi ndaloi tek këmbët e tij një makinë në dukje tepër luksoze. Filloi të vihej në siklet, si do të jepte një përgjigjje për largimin e Reinës. Kishte të bënte me një familje tepër të ngritur dhe nuk donte kurrsesi të dilte keq para tyre.

- Përshëndetje, zotëri!
- Ah, përshëndetje Daniel!
- Ky është im atë, më lini tju prezantoj. Babi, ky është babi i Reinës.

I hodhi një sy nga koka tek këmbët.Dukej se ishte një burrë tepër i suksesshëm dhe në pamje i kuruar në çdo detaj. Dallonte klasin e tij të lartë, duke e parë të veshur me një kostum serioz, orë të shtrenjtë, këpucë të veçanta dhe një fytyrë ku dukej si e ngrirë nga ftohtësia që përcillte.Shikimi i tij i vëngër, e bëri të atin e Reinës edhe një herë të gëlltiste pështymën poshtë plot siklet pasi nuk dinte se si do tua jepte "lajmin".

- Përshëndetje, zotëri! Gëzohem që u njohëm, por përpara se të hyjmë brenda dua tu them diçka. Daniel, bir shpresoj të më kuptosh se ti Reinën e njeh çfarë tipi është se dhe je shoqëruar me të. Ajo është larguar, prandaj pa praninë e saj nuk mund të bëjmë gjë, por nëse ju dëshironi unë ua jap fjalën dhe kur ajo të kthehet, martoheni menjëherë.
- Çfarë është larguar???

Babai i Danielit, ngriti vetullën në shenjë moskokçarjeje dhe e shtyu Danielin më pranë vetes.
- Largohemi sa më parë, kemi shumë për të folur bashkë.

Nuk folën asnjë fjalë me të atin e Reinës, dhe u futën në makinë.
- Nisu! - urdhëroi shoferin.

-Daniel, po kjo ç'ishte? Nejsee mos u përgjigj. Dua të të them diçka tjetër. Do e lëmë këtë punë tashmë. Kemi një objektiv tjetër. Është një vajzë 20 vjeçe, dhe punon në një fast food. Do të të punësoj aty dhe duhet ta bësh për vete. Na duhet me patjetër,  mos guxo ta humbësh siç bëre me këtë Reinën e humbe kot 2 vite pas saj, more vesh.
- Ku do dërgohet ajo?
- Në Itali besoj sepse atje kanë nevojë për vajza.
- Pra të duhet për shpejt me sa kuptoj, ë?
- Po.
- Në cilin qytet ndodhet ajo?
- Këtu.
- Si do ja bësh tani të më regjistrosh mua për 20 vjeç, kur në këtë qytet më njohin tashmë si 18?
- Për të të regjistruar në shkollë si 16 vjec kur hyre na u desh të bënim letra fallco, ndërsa tani do jesh me letrat e tua reale duke qenë se je me identitetin e një 20 vjeçari. Sa për njerëzit mos e vrit mendjen se nuk të kujton njeri.
- Po me Reinën ç'do të bëhet?
- Do dërgoj disa njerëz ta kërkojnë, ose do ta le fare tani që e mendoj. Ajo vajzë më duket shumë problematike dhe mund të na nxjerrë ndonjë problem.
- Por, unë nuk e le dot...
- Daniel e dëgjon veten ç'thua? Kur e nisëm këtë biznes me ty e lamë që sdo i përfshinim ndjenjat. Ti braktise dhe familjen tënde për këtë punë, mos e bëj për një vajzë.
- Zotëri, unë nuk e kam braktisur familjen time, thjesht doja një jetë më të mirë dhe unë atyre u dërgoj para çdo muaj, pavarësisht se ata kujtojnë se është një ndihmë ekonomike. Nuk e dinë që paratë u dërgohen nga djali të cilin e mohuan vetëm sepse zgjodha një punë jo të ndershme.
- Nejse, kaq të them, me Reinën a ça e kishte emrin ajo mos u merr më. Të dhënat e vajzës së re do t'i dërgoj së shpejti. Do fitojmë shumë kësaj here.

__________________________________
Kaq për sot...♥♥

Shpresoj ta pëlqeni♡

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now