🕊 Chapter .17

395 37 25
                                    

Një telefonatë erdhi në atë shtëpi, ku kishte ditë që ishte errësirë, jo nga ajo errësira që mund ta shquash por ajo që të helmon shpirtin. Nuk dëshironin të përgjigjeshin, por ishte dikush aty që një telefonatë mund ta sillte në jetë, dikush që priste me sytë nga telefoni dhe si duket telefonata e shumëpritur erdhi...

- Alo?
- Alo, zonjë. Ju telefonojmë nga komisariati i policisë. Keni bërë një denoncim për humbjen e bijës tuaj?
- Po...po, a ka ndonjë të re??
- E kemi gjetur, zonjë. Do ta marrim dhe tua sjellim në shtëpi.
- Jo, dua të vij dhe unë, ju lutem.
- Por rruga është e gjatë...
- Edhe prapa botës të jetë... do vij me ju.
- Epo mirë.

Doli me të katra për të shkuar në rajonin e policisë. Nuk i tha asgjë të shoqit, pasi e dinte se do bënte veshin shurdh. Prandaj, shkoi atje dhe u nisën në drejtim të Reinës. Më në fund do ta shihte përsëri të bijën...

***Ndërkohë***

Reina po qëndronte në sallon me Mirandën, kur papritmas u shfaq Tomi.

- Përshëndetje, Reina. Si po ndihesh këtu?
- Përshendetje, xhaxhi Tomi. Shumë mirë, si në shtëpinë time. Teta Miranda është shumë e ëmbël.
- E di, e di. Më bëhet qejfi që je mirë.

Reina, u ngrit dhe i la ata të dy të bisedonin, teksa ajo shkoi në dhomë dhe vendosi t'i shkruajë Klevisit.

"Takohemi nesër në orën 9."

I dërgoi lokacionin dhe vendosi të merrte një sy gjumë.

Kur u ngrit ishte pasdite, dhe zhurma e madhe që vinte nga dera e jashtme e shqetësoi.

"Uff, pse askush spo e hap ate dreq dere..." - dhe u ngrit duke turfulluar.

Kur doli jashtë dhomës, pa që Miranda e kishte hapur tashmë derën. Shkoi drejt saj, por ç'të shihte...

***

- Përshëndetje, zonjë. Policia - tha duke i treguar distinktivin.
- Po, çfarë kërkoni?
- Kësaj zonjës këtu,-tha duke u drejtuar për nga e ëma e Reinës - i ka humbur e bija. Informacionet tona thonë që ajo ndodhet këtu.

Në atë moment, pas Mirandës shfaqet Reina. U shokua... ishte e vetmja gjë që s'donte të shihte në ato momente. Jo, nuk mund të kthehej edhe një herë në ato flakë ferri,që aq shumë ishte munduar tu largohej. Një pikë loti rrëshqiti në faqet e saj kur pa të ëmën, si ishte shndërruar ashtu, dukej thyerja e saj mijëra shpirtra larg...

E ëma vrapoi ta përqafonte, por Reina bëri një hap pas.
- Do preferoja të më lije të lirë. Si ardhja jote këtu, edhe përqafimi yt më mbyt. A mundet një fëmijë ta urrejë prindin e tij kaq shumë sa unë, ty dhe babin??
- Mos fol kështu, gjithçka do rregullohet...
- Asgjë - ngriti zërin dhe vuru duart mbi kokë,- asgjë nuk mund të rregullohet më për mua, për sa kohë jam me ju. Sa më larg jush, aq më e lumtur do jem.

Po qanin të dyja, një "më fal" dëgjohej nga e ëma, por ç'vlerë kishte?? A nuk ishte një ndjesë e vonë kjo e saja??

Bëri disa hapa pas dhe Reina ra pa ndjenja. Ra në krahët e Tomit i cili, rastësisht po vinte të shihte se ç'ishin ato të bërtitura. E mori në krahë, e shtriu në një nga kolltukët e sallonit dhe u mundua ta sillte në vete.

Teksa po përmendej, fjalët e saj ishin "nuk dua,nuk dua".

- Nuk e shihni se në ç'gjendje e keni sjellë vajzën e gjorë?? Përse e keni bërë të vuajë kaq shumë?? -tha Tomi dhe u kthye nga e ëma e Reinës.

Kur sytë e tyre u takuan, asnjëri nuk dha asnjë reagim. Pasoi një heshtje e gjatë. Sa vite kishin kaluar, dhe të gjithë ato vite u shfaqën në sytë e tyre në fraksion sekondi...prekjet e duarve, puthjet në ballë, arratisja, lotët, letrat e këmbyera, netët pa gjumë... e sot, ajo për të cilën të dy po luftonin mbi njëri-tjetrin, ishte ai engjëll që shtrihej si e pajetë...

- Zonjë, duhet ta marrim vajzën dhe ta kthejmë në shtëpinë e saj.
- Ju policët, a keni shpirt apo jo??- u kthye Miranda - nuk e shihni si vuan  që të mos kthehet në atë shtëpi. Njësoj si ta hidhni me duart tuaja drejt vdekjes, ashtu është.
- Zonjë, ne bëjmë detyrën. Duhet të raportojmë që të humburën e kemi kthyer pranë familjes...
- S'ka gjë, unë jam familja e saj- u drejtua e ëma e Reinës drejt policit- për firmosjen e letrave dhe gjithçka mund të më thoni, kur të kthehem. Faleminderit, ju punën tuaj e bëtë. Mjafton me kaq, mund të largoheni.
- Në rregull, mirupafshim! - dhe u larguan.

-Po ju ç'do bëni këtu?- i foli Miranda.-nuk e kuptoni që Reina nuk do tju shohë as juve?? Në fakt të gjithë problemin me ju e ka...
- Keni të drejtë, por nuk mund ta lë. Kur të kthjellohet do flas me të, dhe pastaj do e lë gjithçka në dorë të saj.

•Reina• (FINISHED)✅Donde viven las historias. Descúbrelo ahora