🕊 Chapter .18

396 33 27
                                    

Teksa po prisnin që Reina të kthjellohej plotësisht, Miranda shkoi në kuzhinë dhe Tomi me të ëmën e Reinës mbeten vetëm.

- Do ia thuash? - i tha Tomi, sikur vitet që kishin pa u parë dhe folur të mos ekzistonin.
- Po, ka ardhur koha. Të paktën, më mirë se rastisi kështu, je dhe ti prezent.
- Je kujtuar ndonjëherë për mua?? Të paktën të më thoje kush është vajza ime...
- Nuk kam mundur, s'kisha asnjë mundësi kontakti me ty...p...

Në atë moment Reina u zgjua, dhe po ndihej më e kthjellët.

- Përsëri këtu "mama"??
- Dua të flasim pak, pastaj do të të le të lirë, bëje jetën si do ti.
- Hë, çfarë do më gënjesh?? E di që kjo nuk varet vetëm në dorën tënde. Po babit ç'do i thuash??
- Pse, aq e vendosur je të mos kthehesh??
- 100%
- Në rregull, së pari më dëgjo. Tek babai yt dua të dal. Tani je e rritur mjaftueshëm dhe shpresoj do më kuptosh.
- Për çfarë?
- Babai yt... nuk është ai që ti njeh... do të thotë, ai nuk është babai yt biologjik...
- ...
- Rastësia të ka përplasur me babain tënd të vërtetë, dhe mbase kjo është arsyeja pse unë vendosa të ta them pikërisht sot, që gjërat arritën në këtë pikë...
-Thuaje kush është, pse mi bie rrotull e rrotull??- dhe lotët filluan t'i rrëshqisnin nëpër faqe.
- Ë...është...To...Tomi.
- Siii?? Domethënë, xha Tom, mamaja ime është "ajo gruaja" për të cilën më ke folur??
- Po, bijë.
- Po, ti e dije se kush jam unë dhe nuk më the asgjë?-fliste me lotët që i rridhnin lumë.
- Jo, deri në momentin kur pashë nënën tënde këtu.
- E di, çfarë më lëndon më shumë mami?? Fakti që ti vetë ke vuajtur një fat që nuk e deshe, dhe mua më detyrove të vuaj si ti. A mundet që një njeri që e ka njohur dashurinë, ta hedhë poshtë dashurinë e dikujt tjetër??
- Bijë, gjithçka kam bër ka qenë për të mirën tënde...
- Nuk e dua, pse s'më kupton - tha me zërin që i dridhej, dhe duke kapur duart e së ëmës- nuk dua asnjë të mirë prej teje.
- Unë dhe babai yt u munduam për t...
- Mos...mos guxo ta quash babain tim, atë njeri. Tani gjithçka po fillon të ketë kuptim. Keqtrajtimet,fjalët e rënda, martesa me pahir... kurrë nuk kam guxuar ta mallkoj pavarësisht të këqijave që më ka bërë, me mendimin se ishte im atë... por tani, oh, s'do kursehem.
- Mos fol kështu, ai të ka rritur. Të paktën ki respekt për të.
- Nuk më ka mbetur më asnjë lloj ndjesie për të, madje pse të gënjej, gëzohem që s'kam asnjë detyrim ndaj atij njeriu dhe kam mundësinë të mos e shoh më kurrë...
- Po përse qan?
- Prej teje, mami. Ti më ke lënduar. Prisja prej teje të më kuptoje, kur ti vetë ke vuajtur një dashuri të pamundur. Por jo...zgjodhe të më shkaktoje dhe mua vuajtje.
- Të kërkoj shumë ndjesë! Të lutem kthehu, do siguroj një jetë më të mirë për ty.
- Jo kurrë, edhe pak un hy në universitet dhe do largohem për atje. Do jetoj jetën time, larg jush.
- Bijë,- foli Tomi- po mua do ma thuash një fjalë të vetme...
- Xha Tom, nuk e di kur do të ta ndjej të të them baba, por dije se të kam shum xhan. Nuk të vë asnjë faj, edhe ti je viktimë e fatit mizor që krijoi nëna ime...- dhe e përqafoi.

Aq shumë e kishte dashur atë përqafim. Ajo ndjesi për të cilën lutej çdo natë, ai engjëll që çdo natë ëndërronte ta merrte në krahë tashmë ishte bërë realitet. Më në fund bija e tij ishte në përqafimin e tij.

Teksa e ëma e Reinës po largohej, Reina u ngrit në këmbë dhe vrapoi ta përqafonte.
-Pavarësisht gjithçkaje, ti je mami im. Do të të dua gjithmonë...

Te dyja u shkrehën në vaj, dhe ato dy shpirtra të akullt u shkrinë për njëra-tjetrën. Epo, nëna mbetet nënë.

***Ndërkohë***

Klevisi po qëndronte në dhomën e tij, i emocionuar për ditën e nesërme, deri kur i erdhi një telefonatë.

- Alo, Klevis?
- Reina,- dhe fytyra e tij u çel edhe më shumë.- Si je?
- Mirë, madje shumë mirë. Mos hajde nesër, se do vij vetë atje të jap edhe provimet. Do takohemi në shkollë, dhe më pas dalim, unë,ti dhe Ariela.
- Po "arratisja" jote?
- Uhh, gjithçka ka ndryshuar, do ua them nesër përballë. Mos harro, lajmëro edhe Arielën.
- Hëh, epo mirë.
- Mirë, shihemi nesër. Mirupafshim!
- Mirupafshim!- dhe u bë gati ta mbyllte.
- Klevis?
- Po?
- Të falenderoj shumë!
- Oh, të lutem çfarë kam bërë?
- Për gjithçka ke bërë për mua...
- Hahaha në rregull...
- Bye.
- Bye.

Një miks ndjenjash pasuan qënien e Klevisit. Ndihej mirë se do e shihte, do flisnin, do dilnin si më parë, por ndihej keq që nuk do të ishin vetëm për vetëm. Si mund ta shprehte ç'ndjente? Mos vallë nuk ishte koha e duhur??

"Uhh, do e gjej kohën, rëndësi ka që ajo të jetë mirë."

______________________________________

Heyy, siç e shihni po i drejtohemi fundit😅. Edhe shumë pak pjesë kanë mbetur❤❤

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now