🕊 Chapter .1

953 49 9
                                    


-Më vjen keq por, as unë, as ti nuk jemi të aftë ta mbajmë një lidhje. E provuam, por nuk mundemi.
- Në rregull. Më fal, por tani më duhet të iki. Natën.

***
Në fakt, nuk donte të flinte... e si mund të flinte në një natë të tillë. Deshi pak qetësi... deri kur i erdhi një mesazh tjetër nga ai.
- Gjithsesi, ti nuk luftove kurrë për mua, prandaj nuk ke arsye të ndihesh keq. Unë jam i mërzituri në këtë mes.

Nuk iu përgjigj, po shpirti iu thye në copa-copa. Vërtetë ai mendonte se ishte i vetmi që luftoi, por lufta e saj gjithmonë kishte qenë në heshtje...nuk donte që ai të mendonte se ajo vdiste për të (pavarësisht se edhe vdekjen e merrte parasysh kur vinte puna tek ai). Luftoi duke dalur kundër të gjithëve, që i thonin "mos iu afro atij, nuk është për ty". Ama, përsëri shkoi tek ai. Nuk ia tha kurrë këtë gjë, që ai të mos mërzitej...
Qau atë natë, e ndjeu shpirtin tek i thyhej si asnjëherë më parë. Sytë nuk iu mbyllën në asnjë moment, pasi copëzat e kujtimeve me të, e vrisnin...

***
Erdhi mëngjesi. Pa diellin tek lindte, por për të jo...errësira nuk largohej nga ajo. Rrathët e zinj te syve nuk kishte krem që mund të ia mbulonte. Por, e mblodhi veten. Vërtet nuk ia vlente të shkatërronte veten për një njeri, që pavarësisht sa e donte, gjithmonë e kishte bërë të ndihej sikur ishte e vështirë për tu dashur, sikur ajo nuk kishte bërë kurrë asgjë për të... me pak fjalë, ai bënte sikur vetëm ai vuante, mërzitej e shkatërrohej për të, e ajo asgjë.

Prandaj, u bë e fortë dhe u nis për në shkollë.(atë e kishte në klasë)
-Ma, më duhet të iki shpejt se po më pret Ariela poshtë.

Ariela ishte shoqja e saj e ngushtë, një vajzë e qetë dhe mjaft e dashur. Ato ishin njohur që në vit të parë të gjimnazit dhe ishin bërë për njëra-tjetrën. Kuptoheshin dhe pa folur.
-Mgjesi.
-Mgjes.
-Reina, pse i ke sytë e skuqur?
- Ohuu, po kam qenë duke luajtur një lojë. Ti e din sa fiksohem unë pas lojërave të reja në telefon.
- Po, ke të drejt, e di sa fiksohesh pas tyre, por edhe e di kur më gënjen. Si tani psh...
- Ariel, - e sytë filluan papritur ti nxirrnin lotët lumë - ka ndodhur dicka shumë e keqe. Mbrëmë Danieli i dha fund gjithckaje, është lodhur nga unë që ia bëj gjërat të vështira, është lodhur nga unë që nuk i jap një përgjigjje që e dua dhe pik. Ti e din sa e dua, por thjesht nuk munda tia them kurrë... dicka më ka penguar gjithmonë.
- Oo Reina, mos u mërzit moj motër, ai ka humbur në këtë mes, ka humbur një engjëll si ti. Pastaj cke ti, më ke mua. Unë kurrë skam dashur të të ndaj me Danin po ctë të bëja ty. -fliste Ariela për ta bërë të qeshte Reinën, por ajo që donte ishte të mbërrinte në shkollë e ta bënte të vdekur atë djalë që e kishte mërzitur shoqen e saj aq shumë.

***
Me kaq e mbylla pjesen e pare, pasi surprizen e flashback-ut e lash ne pjesen e dyt. Do ju shpjegoj pak si jan njohur Reina me Danielin e cfare ka sjelle qe ata te vijne ne kete pike. Hope you all like it. XOXO.❤😘

•Reina• (FINISHED)✅Où les histoires vivent. Découvrez maintenant