📽 Flashback

763 44 17
                                    


Sapo kishte filluar semestri i dytë, kur në klasën e Reinës, vjen një nxënës i ri me emrin Daniel. Të gjithë e mikpritën. Reina krijoi një lidhje më të afërt me Danielin që në ditën e parë, pasi ajo me dashurinë e saj i tërhiqte të gjithë. Ato flisnin cdo ditë e më shumë me njëri-tjetrin, dhe jo vetëm në shkollë po filluan edhe me mesazhe. Ndanin gjithcka me njëri-tjetrin e u bënë miq të ngushtë.

Por pas disa kohësh, Danieli u ftoh me Reinën. I qëndronte larg, nuk i shkruante më si dikur, kur kthente përgjigje ngjante si i bezdisur... Edhe Reina, nuk i shkoi më pas, dhe nuk folën më. Ajo shoqëri që të gjithë e kishin zili, u shua papritur.

E ndërkohë, Danieli kishte filluar ta pëlqente së tepërmi Reinën, pasi sic thonte ai, ajo e kishte gjakun aq të ëmbël sa i tërhiqte të gjithë njerëzit si me magnet. I bënte ta donin aq shumë sa t'i besonin gjithcka pa frikë. Pra, ajo nuk kishte as forma të rrumbullakosura, sic cdo mashkull do i dëshironte, as nuk lyhej e zbukurohej... vetëm ishte e thjeshtë, ishte vetvetja e kjo e kishte bërë Danielin të cmendej pas saj. Në përpjekje për tiu larguar ndjenjave, me frikën mos humbiste shoqërinë e mrekullueshme me të, ai gjithsesi e humbi...e jo vec shoqërinë por edhe besimin e Reinës.

Gjatë ekskursionit të fundvitit ai vendos t'i thotë gjithcka. I digjej shpirti e nuk e mbante dot më dhimbjen brenda.

- Reina, mund të flasim.
- Jo, Daniel. E ke bezdi të largohesh, po pres Arielën.
- Reina, të lutem. Të kërkoj ndjesë që jam sjellë ashtu me ty. Nëse sdo të më falësh, mos e bëj, por të lutem më dëgjo.

*Reina kthen kokën nga ana tjetër.*
- Ska asgjë për të dëgjuar Daniel. Mendova se ishim miq. Të besova cdo sekret timin, edhe ti të tuat, të paktën kështu mendova, por pas atyre sjelljeve nuk jam edhe aq e sigurt për këtë gjë.
- Reina, do të të them të vërtetën dhe ti je e detyruar të me dëgjosh. Unë u mundova të shpëtoja nga ndjenjat e mia, pasi unë jam dashuruar me ty. Jam cmendur totalisht pas teje. Mbase kjo nuk është mënyra më e bukur për të ta thënë, por kështu e ndjej nga zemra. Të lutem, na lejo te rikthehemi përsëri në ditët tona të bukura, por tani ndryshe... tani jo si miq.

Reina nuk e lëvizi shikimin nga jashtë dritares ku ishte fiksuar. I dhembi fakti që ai kishte dashur të largohej nga ndjenjat e tij.A nuk ishte ajo një vajzë në të cilën mund të dashuroheshe??

Por thellë-thellë fjalët e Danielit, ia kishin shkrirë inatin për të në zemrën e saj. Madje i kishin ndezur nje zjarr aq flakërues, sa po e digjte... por nuk i tha asgjë. Tek e fundit ai e kishte lënduar me ato që kishte bërë.
- Vetëm largohu, Daniel... vetëm largohu.

***
Atë ditë ekskursioni, Danieli ishte munduar të bënte gjithcka që të fitonte zemrën e Reinës, por ajo qëndronte e ftohtë. Bërtiti me të madhe në mes të autobusit "unë e dua këtë vajzë", i kushtoi një këngë, e ftoi në kërcim... por ajo nuk reagoi tek asnjëra, edhe pse të gjitha ato i pëlqyen. Filloi të mendonte se inati i saj ishte i tepruar tashmë por gjithsesi nuk tha asgjë.

Rrugës për në kthim, Ariela ndërroi vendin me Danielin (edhe pse nuk donte aspak) dhe i la ata të dy bashkë. Reina ishte lodhur shumë nga udhëtimi dhe, sado që u mundua të mos flinte, e zuri gjumi në shpatullën e Danielit.

Ai ndjeu se kishte një engjëll në krahë. Flokët e saj, aroma e saj, fytyra e saj...ishin thjesht të magjishme. Ai filloi t'i përkëdhelte flokët dhe i puthi ballin teksa ajo ishte në gjumë. Flinte aq bukur...

Kur ajo u zgjua, hapi sytë dhe e pa veten në krahët e tij. Deshi të qëndronte aty përjetësisht, në atë vend të sigurt, edhe pse nuk po e kuptonte nëse ishte në ëndërr apo realitet.

***
Në ditët në vazhdim, ata filluan të flisnin përsëri me njëri-tjetrin si më parë. Edhe pse nuk i kishin vënë një emër, ishte mjaft e dukshme që ishin më shumë se miq. Premtuan që do të jenë gjithmonë përkrah njëri-tjetrit, pavarësisht gjithckaje. Reina e donte shumë Danielin edhe pse nuk ia shprehte. E ndërkohë në shkollë ishin bërë çifti perfekt.

Ajo nuk ishte lidhur kurrë më parë, dhe kjo jo vetëm nga frika. Kishte një baba dhe vëlla tepër të rreptë. Reina në familjen e saj, shkonte mirë vetëm me motrën e saj të vogël, të cilën e donte më shumë se veten. I ati ishte një njeri punëtor dhe i nderuar në shoqëri, por në shtëpi ishte ndryshe.

Sa herë shkonte në shtëpi i alkoolizuar, i thonte Reinës: " Vetëm shkollë shtëpi, se po dëgjova fjalë të tjera të heq nga shkolla e vec punë pastaj. Në ndonjë skëterrë. Më pas të gjejmë e një burrë e na u zhduk sysh. Askush deri tani ska folur keq për familjen tonë, e të dalësh ti e të na çnderosh, të vrasim. More vesh moj!!!"

Me këto fjalë ishte rritur tërë jetën, e me këtë frikë, me këtë dhunë psikologjike. Përvec atyre fjalëve i duhej të duronte edhe të ëmën që i pohonte cdo fjalë bashkëshortit të saj të alkoolizuar. E vetmja gjë për të cilën Reina ndihej me fat ishte se nuk dhunohej fizikisht, pasi as ajo nuk kishte bërë kurrë asgjë që ta turpëronte familjen e saj.

Prandaj ajo tek Danieli gjeti veten, gjeti një dashuri që e kishte dashur prej kohësh. Ai ia falte gjithcka donte... edhe pse e dinte se po ta merrte vesh familja e saj do të bëhej nami, ajo mbylli sytë, mbylli veshët dhe shkoi drejt tij. Iu fal shpirtërisht atij e gjitha, por kurrë nuk i thonte "të dua" e as nuk i afrohej. Herë pas here dyshonte mos Danielin e kishte parë vetëm si shpëtim...

Ndërsa Danieli pavarësisht se ajo nuk i afrohej, nuk e puthte e nuk i thonte "të dua" sic bëjnë të gjithë të dashurit,edhe pse nuk e kuptonte arsyen përsëri e donte pafundësisht, nuk e forconte për asgjë. Rëndësi kishte të dinte se ishte e tija.

***

Kishin kaluar disa kohë nga lidhja e tyre, tashmë ishin në vit të fundit të gjimnazit dhe ata shkonin gjithmonë e më mirë bashkë. Deri sa një ditë, kur Reina mbërrin në shtëpi, e ëma e merr me shpejtësi në dhomë dhe i thotë:

- Dëgjo këtu, kam dëgjuar andej nga shkolla jote se po sillesh me një djalë. Të betohem do t'i them tët eti e tët vëllai. Pasi të të rrahin mirë e mirë do të të martojnë aq larg sa mos të ta shohim më surratin. More vesh!
- O ma, të lutem më kupto. Ne spo bëjmë asgjë, vetëm po njihemi. Ai më do vërtet...
- Moj kujt i flet kështu ti, shoqja jote jam unë?! Shiko, nëse do të shpëtosh kokën tënde, se as unë sdua zënka në shtëpi për fajin tënd, do të ndahesh nga ai djalë e sdo të flasësh më kurrë, e jo vetëm me të po me asnjë djalë. E kupton moj cdo të kishte ndodhur po ta merrte vesh vëllai yt ose babai... të fusin të gjallë në dhé.
- Por,...
- Asnjë fjalë sdua më, do ndahesh dhe pikë. Kaq.

Reina kyc derën dhe fillon duke qarë. Kishte frikë nga familja e saj por edhe Danielin nuk mund ta humbiste. Me dorën duke iu dridhur i shkruan dashurisë së saj që dëshiron të ndahen me pretekstin se ajo nuk e do më...

•Reina• (FINISHED)✅Where stories live. Discover now