🕊 Chapter .14

425 34 18
                                    

Sapo kishte zbardhur mëngjesi. Dikush ishte zgjuar me sytë e skuqur nga të qarat, dikush kishte harruar ç'kishte ndodhur një ditë më parë por e dinte se ndjente dhimbje, dikush po ndihej e lumtur me jetën e re, e dikush tjetër po përgatiste një plan për punën e tij... askush i njëjtë, secili me pikëpamje të ndryshme por diçka i lidhte... një ngjarje. Ishte një ndodhi së cilës nuk i dihej shkaku as arsyeja, por thjesht kish ndodhur. Ashtu si shumë ngjarje në jetën e gjithkujt... thonë që gjithçka ndodh për një arsye dhe asgjë nuk është rastësi, por kurrë askush ska mundur ta kuptojë arsyen "e vërtetë".

Pse u dashka të vuajmë për të arritur tek e mira?? Përse të mos jemi gjithmonë ajo që kërkojmë?? Përse brenda vetes, njeriu, arrin të krijojë vetëm pakënaqësi??

                             ***

Danieli u zgjua nga zhurma e asaj dere gërricëse, të një depoje që ai e njihte mjaft mirë. Ishte depoja ku shumë njerëz ishin kthyer në viktima trupash të pajetë. Epo fatin e tij e dinte, por nuk do dorëzohej.

-Daniel, mirmëngjesi. Epo të them të vërtetën, mëngjesi nuk duket dhe aq i mirë për ty por gjithsesi. Më thuaj, çke vendosur?
- Dëgj...
- Ah, - e ndërpreu papritmas- pyetja më e saktë është, a e mban mend çfarë ke thënë mbrëmë?
- Po patjetër, vërtet mund të kem qenë i dehur, por fjalët më kanë dalë nga shpirti.
- Edhe?? Si është mendimi yt?
- Siç ka qenë, dhe nuk do ndryshojë më kurrë.
- Epo pyetjen nuk ta bëra saktë me duket. Jetë apo vdekje?
-Mjaft me lojëra fjalësh, mund të bësh çke për të bërë. Do të të pres në ferr, dhe deri atëherë shpresoj të jem bër rojtar i zjarrit tënd...
- Epo djema,-u drejtua nga dy vartësit e tij - e dini tashmë punën tuaj.

Dy armë u drejtuan drejt tij, e dinte se do të kishte një vdekje të menjëhershme dhe për atë nuk mërzitej, por vetëm dy lotë i rrodhën në faqe duke kujtuar Reinën. E kishte vrarë me duart e tij një shpirt të lirë si ajo, por për të fundit herë deshi të shihte imazhin e saj...

Por një shpartallim i derës ndërpreu çdo mendim dhe e vetmja gjë që u dëgjua ishte "Policia!! Ulini armët"

Nuk dinte a të gëzohej apo jo, por diçka dinte, se shpresa për të parë dhe një herë Reinën u ringjall përsëri.

Që të gjithë u dërguan në komisariat. Për ata persona kishte dy denoncime në të njëjtën ditë.
Por nga kush??

***Ndërkohë***

Reina u zgjua, dhe shkoi në sallon. U ul dhe po qëndronte me Mirandën.

-Mund të dalësh për një shëtitje nëse dëshiron.
-Pse nuk dalim bashkë?
-Ah ka diçka që ti nuk e ke vënë re më duket. Unë nuk dal asnjëherë nga kjo shtëpi, nëse nuk kam diçka me rëndësi.
-Përse?? -pyeti Reina e habitur.
-Nuk më pëlqen. Kur humba gjysmën e zemrës time, humba veten. Asgjë ska më ndryshim për mua. E ç'rëndësi ka nëse jashtë është diell apo shi, ka njerëz apo jo... asgjë nuk më bën më përshtypje. I urrej shëtitjet, apo qejfin...
-Jeni e çuditshme, e dini këtë? - dhe për një moment preku buzët duke lënë të kuptonte se kishte folur pa menduar. - Ndjesë!
-Oh, vogëlushe ska gjë. E di që jam e çuditshme, ma thonë shpesh, por, mua më pëlqen jeta që bëj. E çfarë më duhet opinioni i të tjerëve. Secili ka mënyrën e tij të jetuarit.

Qëndruan për disa momente përballë televizorit, në një heshtje vrasëse dhe më pas Reina kërkoi leje për të dalë. U largua për të marrë frymë. Edhe ajo tashmë i dukej e rëndë. Nuk kaloi shumë kohë kur ajo u rikthye në shtëpi dhe u mbyll në dhomën që kishin përgatitur për të.

Hapi ditarin dhe lexonte. Epo mund te thonte me plot gojën se para disa muajsh kishte qenë tepër e lumtur. Me kalimin e fletëve, dallohej qartë edhe venitja e buzëqeshjes së saj...gjithmonë e më keq i kish shkuar. Filloi përsëri:

"Hey ditar,

Po jetoj jetën që kërkova, larg të gjithëve, larg gjithçkaje, por sjam e lumtur. Diçka më shtrëngon në fyt e smë lë të jetoj e qetë. Më ther shpirti. Kam frikë se kur u nisa për këtu, gjysmën e shpirtit e lashë atje, por a jetohet vetëm me gjysëm zemre. Më ka lënduar, e pranoj, por do e them MË KA MARRË MALLI SHUMË PËR DANIELIN, DREQIN... pa të smë jetohet, e shpesh mendoj se po ta kisha afër do isha ndryshe. Thellë - thellë e ndjej se më ka dashur vërtet. Jo gjithçka ka qenë lojë, e ndjeja dashurinë e tij në sytë e tij... pastaj më mungon edhe Klevisi me Arielën. Do i doja pranë edhe një herë... s'jam e lumtur, e nuk ndihem as e lirë. E shkuara më mban peng😔"

•Reina• (FINISHED)✅Donde viven las historias. Descúbrelo ahora