1.

2K 54 32
                                    

-Ai është kthyer!

Dera e zyrës u përplas duke bërë një zhurmë të fortë. Tjetra ngriti kokën nga fotot e shumta që kishte mbi tryezë dhe shikoi se si Kristiani ecte lart e poshtë.

-Kush është kthyer?-pyeti me zërin e qetë dhe më pas hodhi shikimin përsëri tek fotot. Mori një nga ato, ku një modele e veshur me veshjet e kompanisë, kishte pozuar në mënyrë joshëse.

Kristiani mori frymë thellë dhe ndaloi drejt vajzës simpatike, brune.

-Ervieri-tha dhe kaq u desh që brunja të shikonte nga Kristiani me sytë tashmë që shndrisnin me inatë. Picërroi sytë drejt tij me dyshim duke u munduar të kuptonte nëse ai po thoshte të vërtetën ose jo. Por Kristiani nuk ndryshoi qëndrim.

-Nuk është e vërtetë-tha ajo-Kanë kaluar pesë vite dhe nuk është bërë i gjallë. Pse duhej të kthehej tani?

-E pashë me sytë e mi-nuk doli nga e tija ai.-Mbajti një konferencë. Nëse nuk më beson ndiz televizorin.

Kristiani bëri me shenjë nga televizori në murë dhe priti disa minuta derisa tjetra po mendohej. Më në fund, ndezi televizorin dhe e dërgoi në stacionin që i tha Kristiani.

U mbajt në tavolinë kur në ekran u shfaq Ervieri i veshur me një kostum të zinj, flokët e prera më shkurt se zakonisht dhe po buzëqeshte drejt kamerave. Nuk kishte ndryshuar aspak. I njëjti qëndrim, përveç faktit që kishte prerë flokët dhe shikimit të tij. Kishte diçka ndryshe në ato sy blu të ftohtë akull dhe që nuk shprehin asnjë pikë emocioni. Dhe buzëqeshja, madje e kishte fallco sa për formalitet.

-Do keni ndonjë projekt tjetër tani Zoti Anderson?-e pyeti gazetarja dhe ai u mendua për një çast.

-Do bëjm shumë të tilla së shpejti. Nuk mund të jap ndonjë datë të caktuar-foli dhe vajzës se ça i plasi në zemër. Ndjenjat e mbyllura po mundoheshin të dilnin dhe të shpërthenin kur shikonte atë fytyrë.

-Hestia-i tha Kristiani duke i vendosur duart tek krahët e saj -Mirë je?

-Nuk mund të flas për jetën time private-u dëgjua Ervieri në televizor. Duhej të bëhej e fortë, nuk mund të linte të shkuarën që ta merrte poshtë, tashmë që ajo ishte ngritur në këmbë. Nuk ishte më ajo që kishte qenë dikur. Fiku televizorin, mori frymë thellë duke gëlltitur lotët që ishin gati të dilnin dhe më pas u kthye me ngadalë drejt Kristianit. Personit të vetëm pas të vëllait dhe shoqeve të saj; që e kishte mbështetur deri më sot.

-Jam shumë mirë-tha me zërin e plotë dhe plot bindje-Mund  të vazhdojmë punën?

Para se Kristiani të përgjigjej, telefoni i Hestias filloi duke rënë.

-Alo-tha ajo me zërin plot formalitet ndërkohë që vazhdoi të paloste fotot. Kristiani qëndronte akoma aty në këmbë.-Po sigurisht. Do të vij menjëherë.

Mbylli telefonin dhe mori çantën me të shpejtë.

-Çfarë ka ndodhur? Është mir Kristeni?-e pyeti Kristiani duke i shkuar pas.

-Po qan. Më duhet të shkoj-tha Hestia ndërkohë që priste ashensorin.

-Atëherë do të vij dhe unë-tha Kristiani dhe Hestia nuk mund të kundërshtonte. Ishte e vetëdijshme se sa i lidhur ishte me të.

Sapo arritën në destinacion dolën të dy nga makina dhe shkuan brenda me të shpejtë.

-Ku ndodhet ?-pyeti gruan që i doli duke i përshëndetur. E shikuan pak më tutje me duart e kryqëzuar në gjoks, flokët gështenjë të prishur dhe sytë e tij blu oqean që i rridhnin lot.

Dashuri e pafundWhere stories live. Discover now