Rrezet e diellit shndrisnin trupat e tyre që ishin të lidhur e të ngatërruar me njëri-tjetrin. Një zile telefoni u dëgjua duke bërë që ajo të ankohej në gjumë e lëvizi më shumë.
-Ervier, merre atë dreq telefoni-u ankua ajo dhe ai shfryu. U ngrit duke marrë telefonin, dëgjoi që foli me dikë dhe u kthye përsëri tek ajo. Buzëqeshi kur e shikoi atë që e kishte zënë gjumi përsëri, e shtrirë me bark. U shtri afër saj, e i hoqi çarçafin që mbulonte vetëm pjesën nga mesi e poshtë me ngadalë. Vazhdon e puth atë në qafë e në të gjithë kurrizin
-Hmmmm....Ervier-murmurit në gjumë ajo
-Mirmëngjes rrezedielli-i pëshpëriti mbi lëkurën e saj të lakuriqtë.
-Mirmëngjesi mon amour -i tha pa lëvizur duke shijuar puthjet e ledhatimet e tij.
-E di që seksi në mëngjes është i shëndetshëm?-i pëshpëriti me zërin e trashë nga eksitimi e duke e puthur në qafë, me dorën që ia shëtiste në trup
-Ervier, e kemi bërë dhjetë herë mbrëmë. Jam e lodhur.
-Nuk mund të fryhem kurrë me ty-i tha dhe u fut brenda saj pa pritur fare për ndonjë miratim nga ana saj.
-Ahh, Ervierr -rënkoi dhe shtrënguar çarçafët ndër duar
-Të dua kaq shumë-i pëshpëriti në qafën e saj ndërkohë që rriste ritmin brenda saj
-Të..d.dua dhe..un.në shumëë-tha midis rënkimesh ajo.
______Hyri në dhomën e saj dhe e gjeti të qante. Ishte strukur në shtratin e saj , me gjunjët e mbledhur me krah, e qante me dënes. U afrua ngadalë drejt saj dhe u ul aty pranë. Shikoi disa të nxira në krahët e saj. Sytë iu errën më keq dhe tërbimi zuri vend brenda tij.
-Amor -i tha dhe i fërkoi flokët, ndërsa ajo u hodh nga frika. Fshiu fytyrën me shpejtësi dhe shikoi e çuditur nga ai.
-Çfarë po bën këtu?-e pyeti me zërin e ngjirur nga të qarat. Në faqe kishte një shenjë tjetër.
-Çfarë të ka ndodhur?-e pyeti dhe i kaloi gishtin mbi të vrarën, duke bërë që ajo të dridhej.-Kush ti ka bërë ?
Ajo nuk foli, thjesht qëndroi në heshtje me shikimin drejt dritares.
-Nemesis, me ty po flas. Kush ti bëri këto?-përsëriti.
-Nuk dua të flas-tha ajo duke mbledhur më shumë gjunjët
-Amor, do më duhet të vras çdo njeri që të afrohet, nëse nuk flet tani. Kush ti bëri ?
Nemesisi e shikoi njëherë gjatë në fytyrë dhe përsëri uli kokën në heshtje. Mateo qëndroi i heshtur derisa të qetësohej plotësisht.
-Nuk iki pa më treguar-i tha përsëri.
-Pse? Çfarë do të bësh nëse merr vesht të vërtetën?
-E thjeshtë. Do ta gjej e do ta vras.
-Mjaft u përfshive në problemet e mia-i tha e lodhur
-Amor-i kapi fytyrën me të dyja duart dhe i fshiu lotën me gishtat e mëdhenj.-Vetëm më thuaj. Kush ishte ai trap që ti bëri këto?
-Vëllai-tha dhe Mateo ngriu. Do të kishte dashur që të ishte dikush tjetër, jo vëllai.
-Vëllai?-përsëriti ai
YOU ARE READING
Dashuri e pafund
RomanceVazhdimi i historisë "Ti je imja" Ajo e kishte mbyllur të shkuarën thellë në zemër . Pas ikjes së tij, ishte bërë më e ftohtë me njerëzit përreth dhe me e mbyllur. Ndërsa ai, me zemrën që çdo person rreth mendonte se nuk kishte, e kujtonte çdo natë...