-Dua që ta vras-nëpërdhëmbi Hestia dy ditë më vonë kur po shikonte Laurën që i vërdallisej Ervierit.
-Babi-i thirri Kristeni dhe Ervieri e mori në kraha duke e puthur.
-Çfarë dëshiron kampion?
-Dua që ti bashkë me mamin të më dërgoni tek parku lojërave
Ervieri shikoi njëherë nga Hestia, më pas mblodhi buzët i mëdyshuar.
-Më vjen keq zemër. Kam disa punë për të bërë por të premtoj që do të shkojmë së bashku një ditë tjetër, mirë?-djali mblodhi buzët i mërzitur.
-Eja shpirti im. Koha për të fjetur-thirri Hestia dhe kaloi afër Ervierit por pa ja hedhur sytë
-Jo. Do fle me babin. Përse nuk flemë më në dhomën ku ishim?
-Sepse zemra ime, babai yt ka mendjen tjetër kund tani. Eja-dha urdhër Hestia
-Shko shpirt. Unë do punoj deri vonë sonte-e puthi djalin dhe e la të shkonte. Pasi Hestia u largua, të gjithë ishin në tension përveç Mateos dhe Nemesisit. Gjendja e Ervierit ishte si mos më keq dhe ishte me nerva çdo pesë sekonda. Nuk foli, thjeshtë mori drejtimin për nga pishina, aty ku po qëndronte Luciano bashkë me një nga djemtë.
-Nuk do të flasësh. Le të presim dhe pak-e dëgjoi tek thoshte dhe ndaloi që të dëgjonte
-Çfarë do bëhet nëse e merr vesht ajo? Nuk është më mirë që ta dijë nga ti ?
-Gjithçka në kohën e duhur-ishte fjalia e fundit që dëgjoi para se të futej brenda
-Kian në zyrën time tani-dha urdhër me të bërtitur
-Zot mbaj dorë-mërmëriti Kiani dhe eci drejt zyrës së Ervierit.
-Dua çdo informacion rreth Lucianos. Çfarë bën, ku shkon. Cilët janë familjarët e tij dhe çdo sekret që ai fsheh-i tha Ervieri.
-Çfarë po ndodh? Mos është ndonjë...
-THJESHT MI GJEJ-bërtiti. Kiani pohoi me kokë dhe doli nga zyra. Ndërsa Ervieri u ul në karrige dhe qëndroi aty për një kohë të gjatë. Kur u sigurua që të gjithë ishin në gjumë, mori drejtimin per tek Hestia. Kishte 2 dit qe nuk qendronte me të dhe në të vërtetë e kishte marrë malli. Shikoi mirë rreth, për tu siguruar para se të hapte derën e dhomës.
Dukej se ishte në gjumë të thellë. Hoqi xhaketën dhe u afrua afër saj. I largoi disa flokë nga fytyra me kujdes, dhe e puthi në ballë.
-Ervier-tha përgjumshëm duke u kthyer nga ana ku ai ishte
-Dielli ime-i pëshpëriti Ervieri dukene ledhatuar. Hestia hapi pak sytë dhe buzëqeshi.
-Përse je këtu?
-Më mori malli. Nuk bëhet?
-Bëhet-tha ajo-Por nuk duhet të të shohin këtu. Harrove planin zemër?
-Jo nuk e harrova.-pëshpëriti Ervieri para se të përplaste buzët me të sajat.-A mund të fle me ty sonte?
-Jo. Do që të zbulohemi? Tani vrap në dhomën tënde.
-Ufff dreqin shpirt. Më ka marrë malli-u ankua Ervieri por pasi e puthi Hestian dhe njëherë u largua në dhomën e tij.
_________________-Do dal për darkë me Ervierin sonte-tha Laura e lumtur të nesërmen në darkë
-Mos po tallesh?-e pyeti Kiani i çuditur
-Është gjë 1 prilli?-pyeti Briani
-Ka parë ndonjë ëndërr me shumë siguri-Tha Markusi teksa po lozte në telefon
-Eja se do të të ndihmoj unë për veshjen-i tha gjyshja duke e tërhequr lehtë Laurën drejt dhomës së gjumit
-Çfarë dreqin është e gjitha kjo ? Makth? Ndonjë ëndërr e keqe?-foli Kiani
-Çfarë ka ndodhur?
Të tre burrat kthyen shikimin nga Edeni që u ul në kolltuk
-Ehh kushërii. Çfarë nuk ka ndodhur thuaj-tha Kiani-Hestia u nda nga Ervieri. Ervieri tani po del në nje "date" me Laurën
-Hestia u nda me Ervierin? Përse? Dhe Ervieri po del me Laurën?-rreshtoi Edeni pyetjet me të shpejtë
-Po të gjitha janë të vërteta-miratoi Kiani me një lëvizje koke-Kjo sepse ai vëllai yt trap, e tradhtoi
-Je shumë bukur tani-dëgjuan gjyshen teksa i thoshte Laurës
-Po ku është Ervieri? -pyeti Laura e veshur me një fustan të shkurtër dhe provokues.
-Duhet të jetë në dhomën e e tij duke u bërë gati
-Hajde hajde. Ku po shkon kjo kështu?-ia dha Artemisa kur u fut tek dera bashkë me Hestian dhe Nemesisin. Kristeni vrapoi tek Kiani duke e përqafuar
-Supozohet që të jem unë xhaxhai yt-tha Edeni duke tërhequr Kristenin në prehrin e tij. Hestia kaloi afër Laurës duke mos e vështruar dhe u ul në divan rëndshëm
-A mund ta di çfarë dreqin keni ti dhe im vëlla?-pyeti Edeni Hestian
-Ai yt vëlla nuk di të mbaj pantollonat lidhur-tha Hestia. Vështroi nga Laura që hodhi flokët pas tërë tangërllëk-Kjo ku shkon?
Kiani bëri shenjë me duar se nuk dinte gjë. Markusi u ngrit duke bërë sikur po fliste në telefon dhe Briani filloi duke lozur me Kristenin sikur të mos e kishte dëgjuar Hestian
-Të thashë që je vetëm një fundërrinë sa për kënaqësitë e Suarezit-i tha Laura me mendjemadhësi-Sepse sonte po dalë me të në një darkë
-Çfarë thua?-pyeti Artemisa e hutuar ndërsa Nemesisi u ul pranë Hestias duke mos reaguar. Hestia mezi e mbajti veten që të mos reagonte dhe të ngrihej që t'ia bënte përshesh atë fytyrë të shpifur.
-Laura shkojmë?-u dëgjua Ervieri dhe Hestia shikoi në drejtimin e tij. I veshur me një smoking të zi dhe flokët e rregulluar për merak dukej tepër tërheqës.
-Babi-bërtiti Kristeni duke vrapuar drejt tij e ju hodh në qafë Ervierit që e mirëpriti gjithë përzemërsi-Nuk do të luajmë bashkë sonte?
-Më vjen keq shpirt. Nesër do të ikim bashkë në një vend të bukur-i tha Ervieri
-Ohaaaa. Çfarë po ndodh?-pyeti Evelina
-Po del me Laurën-tha Edeni duke shikuar me inatë nga Ervieri
-Të futi Zoti xhind në trupi i dashur vëlla?-pyeti Evelina-Të të dërgojmë në një hoxhë
-Mirmbrëma-tha Luciano dhe ktheu shikimin sa nga Ervieri, sa nga Laura-Po dilni?
-Po-u përgjigj Laura e gëzuar
-Mirë. Bëfshi qejfë. Hestia, eja me mua të lutem
Hestia ndoqi Lucianon në oborr bashkë me Kristenin përdore duke lënë të gjithë aty.
-Ku po shkon bir?-e pyeti Dejzi
-Po dal mama. Tani me të vërtetë që po bëhemi vonë
-Bëhemi? Kush tjetër përveç teje po bëhet vonë?
-Dhe Laura-tha Edeni-Nuk po të njoh më Ervier.
-Mos ndërhy në punët e mia-e paralajmëroi Ervieri egër
-Ashtu? Ti je një trap që nuk ia di vlerën asgjëje -bërtiti Edeni duke u larguar me inatë.
-Deri kur të ndahesh nga kjo lavire, mua mos më fol më-tha Evelina duke ikur dhe ajo
-As neve kushëri-thirri Kiani duke marrë drejtimin për në oborr
-Më vjen keq që po ta them Ervier. Por as mua-tha Dejzi dhe Ervieri shfryu duke dalë me Laurën.
YOU ARE READING
Dashuri e pafund
RomanceVazhdimi i historisë "Ti je imja" Ajo e kishte mbyllur të shkuarën thellë në zemër . Pas ikjes së tij, ishte bërë më e ftohtë me njerëzit përreth dhe me e mbyllur. Ndërsa ai, me zemrën që çdo person rreth mendonte se nuk kishte, e kujtonte çdo natë...