38

538 41 5
                                    

Gjithçka gjetën , ishte një vend i braktisur. Por, ajo që ra në sy ishte se njerëzit që kishin qenë aty, nuk kishin shumë që kishin ikur. Kjo e vërtetoi cigarja e harruar në tavëll, e pa fikur, televizori që ishte ndezur dhe aroma e ushqimit që ishte gatuar.

-Kontrolloni vendin rreth-dha urdhër Ervieri dhe vazhdoi të futej në çdo dhomë. Sapo zbriti poshtë, telefoni i tij tringëlliu, duke lajmëruar një zile nga Evelina

-Alo Ev-hapi telefonin ndërkohë që merrte rrugën për në katin e nëndheshëm.

-Hestia nuk gjendet gjëkundi-dha lajmin bombë që e bëri Ervierin të ndalonte çdo hap që po hidhte. Zemra vazhdoi të rrihte më shumë dhe gati mendoi se pësoi infrakt.

-Si nuk gjendet Evelinë?-bërtiti-A nuk isha unë ai që ju tha që mos t'ia ndanit sytë e mos ta linit asnjë sekond vetëm?

-Suarez, të lutem mos bërtit. Ajo më tha se do shkonte në tualet-nga zëri dukej e dëshpëruar por Ervieri e kishte humbur toruan. Ia mbylli telefonin dhe përplasi grushtin në mur me sa fuqi kishte. Kontrolloi me të shpejtë dhe pjesën poshtë, para se të nxitonte për në zonën jashtë. 

-Zona është e pastër zotëri-tha Mateo dhe Ervieri nxori disa mallkime e sharje nga goja.

-Diçka ka ndodhur-tha Kristiani kur shikoi shprehinë e Ervierit

-Hestia ishte zhdukur

-Si ishte zhdukur?-pyeti Luciano

-Me shkop magji, Luciano-ironizoi Ervieri-Nuk e di as ku është dhe telefoni i saj del i fikur.

-Duhet të shkojmë. Ta gjejmë dhe...-Kristiani ishte më i hutuar nga të gjithë aty. Pa pritur përgjigje nga asnjë, u drejtua drejt makinave dhe të tjerët pa bërë zë, ecën drejt makinave të tyre.

Pesëmbëdhjetë minuta më vonë po qëndronin në shtëpinë në mal. Ervieri më i tëbruar, i kthyer në një bishë të çmendur dhe bënte ecjake lart e poshtë. E ëma e tij kishte përqafuar Evelinën e cila po qante, Kristiani gjeti ngushëllim tek Artemisa dhe Mateo po ashtu kishte shkuar e ishte ulur afër Nemesisit duke e marrë në krahë për ta ngushëlluar. I ati i Ervierit kishte ulur kokën dhe po mendohej nëse duhet të fliste ose jo, kur më në fund e bëri

-Suarez-thirri duke marrë një vështrim të egër si nga Ervieri, ashtu dhe nga Edeni

-Nuk është nevoja të flasësh baba. E dimë që je i lumtur rreth kësaj situate-iu kundërvu Edeni

-Nuk është e vërtetë-kundërshtoi ai-Doja të thoja, se më vjen keq për gjithçka. Që...

-Më mirë mos flit-e ndërpreu Edeni përsëri

-Lëre të flasë Eden-i tha Ervieri dhe u kthye nga i ati që të vazhdonte

-Po thoja që më vjen keq që besova tek Laura. Që doja të ishte ajo nusja jote dhe urreva Hestian. Më vjen keq dhe për gjyshen që i besoi asaj dhe të tradhtoi ty. Jam me ty në këtë histori dhe kërkoj ndjesë-tha i ati dhe Edeni rrotulloi sytë

-Sa shpejt e ktheve pllakën-nëpërdhëmbi Edeni-Shkofsh në djall bashkë me nënën tënde baba

-Eden-e paralajmëroi e ëma

Një zile telefoni ndërpreu gjithë bisedën. Në telefonin e Ervierit ndriçonte emri i Harveit

-Çfarë dreqin i ke bërë motrës sime dhe nipit tim ti more bastard?-bërtiti Harvei në telefon

-I kam ndarë në pesëqind copa, gati për gatim. Je në terezi Harvei? Mendon vërtet se mund ti bëj keq djalit tim dhe gruas së vetme që dashuroj?

-Ku dreqin është pra? Pse nuk më përgjigjet në telefon dhe Kristeni nuk është në kopësht? Pastaj pse më akuzoi mua Hestia, se kisha marrë Kristenin?

-Është histori e gjatë Harvei.

-Në çvend ndodhesh? Në vilë nuk ishte asnjë

-Do të të dërgoj adresën me mesazh. Do vish vetëm, pa taksi dhe me kujdes. 

Dërgoi adresën me mesazh dhe më pas u kthye nga të tjerët.

-Kian, të kanë dërguar ndonjë gjë ato?

-Akoma jo. Jam në pritje.

-Në rregull. Nëse ndonjëri merr ndonjë informacion, më keni në zyrë-i tha dhe u largua.





-Kush dreqin je ti?-e pyeti ajo burrin që po qëndronte përballë saj, i mbështetur në murë dhe duart e kryqëzuara në kraharor. Shikimin e mbante ngulur tek ajo por nuk hapi gojën që të fliste

-Me ty po flas. Kush je dhe ku është djali im? -ngriti më tepër zërin

-Më quajnë Eduardo-foli ai dhe bëri disa hapa drejt asaj që ndodhej e lidhur duar e këmbë në një karrige

-Ku është djali im?

-Është mirë. Për momentin-theksoi Eduardi-Ashtu si dhe ju. Nëse i dashuri jot nuk vetëdorëzohet

-Eduardo the që quheshe?-e pyeti Hestia dhe ai pohoi me kokë-Pra, ti je vëllai trap i Laurës.

Ai bëri një nënqeshje dhe u afrua më afër saj. Flokët i kishte ngjyrë lajthie dhe sytë i kishte identike si të Laurës. Mund të ishte 1.80 i gjatë , dhe nuk mund t'ia mohoje dot bukurine që ai kishte.

-Ku është djali im?-përsëriti pyetjen ajo me nerva

-Nuk e di-tha i qetë Eduardo-Ose mund ta di, por nuk dua ta ndajë këtë informacion me ty. Kështu që sillu mirë, nëse dëshiron që ai çamarroku të jetë mirë. Nëse nuk bën atë që ne themi atëherë të njëjtat gjëra që do pësosh ti, do t'i përjetoj dhe ai. U kuptuam?

Hestia u mundua të mbante lotët brenda.

-Çfarë duhet të bëj?

-Do të të them më vonë.

Dashuri e pafundWhere stories live. Discover now