2

810 51 27
                                    

-Ku ndodhet ai?-bërtiti drejt një djali të mbuluar me gjak, i lidhur me zinxhirë këmbë e duar.

-Nuk e d...ddi-belbëzoi ai gati në gjendje të fikti. Ervieri ia bëri me shenjë dikujt dhe ai i hodhi ujë të ftohtë që ta sillte në vete.

-Vendodhjen-i tha Ervieri-Nuk kam kohë të merrem me ty tani.

-Nuk e di-tha përsëri ai-Të betohem

-Mbaroni punë me të-u dha urdhër djemve që ndodheshin aty dhe doli. Hipi shkallët dhe shkoi në dhomë të ndërrohej.

-Suarez-bërtiti përsëri Mateo duke u futur në dhomën e tij

-Mateo-u acarua ai drejt tij rrezikshëm dhe tjetri ngriti duart lart

-Luciano me djemtë e tij janë këtu.

-ÇFARË ËSHTË KËTU XHAMI QË TË PRANOJ ÇDO NJERI QË FUTET BRENDA? -bërtiti aq fort sa Mateo mbylli veshët dhe u zbraps tri hapa pas.

-Ndodhen në sallon-tha përsëri me zë të qetë ai por njëkohësisht të frikësuar. Ervieri doli nga aty dhe shikoi Lucianon tek shihte një foto të Hestias që e kishte të zmadhuar në murë. Lucian ishte një burrë rreth të 40 por i mbajtur për moshën që kishte.

-Lucian-tha me nofullat e shtrënguara Ervieri sapo zbriti shkallët-Mos e prek atë fotografi

-Vajza-tha ai po duke shikuar atë-Pse ndodhet këtu në murë?

-Për çfarë ke ardhur?-tha Ervieri

-Do të ta them pas pak-tha me sytë akoma në foto.-Por dua të di përse vajza ndodhet në këtë foto kur në të vërtetë gruaja juaj është tjetër kush?

-Po më soset durimi Luciano-e paralajmëroi Ervieri dhe ai u kthye duke buzëqeshur drejt tij. -Për çfarë ke ardhur?

-Që të bashkëpunojmë-tha i qetë ai dhe Ervieri ia plasi të qeshurës.

-Unë dhe ti? Dy armiq të përbetuar, të bashkëpunojmë së bashku?

-Kam një arsye të fortë-tha Luciano

-Mund të ma thuash ?

-Vdekja-tha dhe Ervieri u bë serioz-Ai ka vazhduar duke punuar për shtetin

-Duke punuar për shtetin?-përsëriti Mateo me mosbesim

-Po-miratoi me kokë Lucianio

-Kur ke parë që një mafioz të bëhet bashkë me shtetin?-tha Ervieri

-Kur ai do që të arrijë një synim-u përgjigj Luciano dhe Ervieri shikoi njëherë nga Mateo. Pastaj u kthye nga Luciano që po qëndronte me sytë e ngulur nga tij.

-Dhe cili na qenka synimi tij?

-Të na rrënojë ne. Të na vrasë që më pas të ketë pushtetin në duart e veta. Prandaj-bëri një pauz për disa sekonda-Nëse bëhemi së bashku, atëherë mund ta mundim. Kemi të dy të njëjtën armik.

-E si mund të të besoj.....

-Po të lë kohë të mendohesh-tha dhe më pas doli nga aty e iku.

-TË GJITHË KËTU PËR DHJETË SEKONDA-bërtiti aq fort sa u dëgjua në të gjithë vilën

-Çfarë po ndodh?-pyeti Dejzi duke dalë nga dhoma e saj bashkë me bashkëshortin që ndodhej në karrocë.

Të gjithë djemtë dhe shërbetore u rreshtuan para tij që ishte i tërbuar.

-Çfarë ka?-pyeti biondia duke dalë krah Ervierit ku ky i fundit i hodhi një shikim vrastar që e bëri atë të largohej e të shkonte pranë gjyshes së tij.

-KUSH DHA URDHËR QË LUCIANO TË FUTEJ BRENDA PA LEJEN TIME -bërtiti fort drejt djemve të veshur me të zeza që kishin ulur kokën e kishin mbledhur supet nga frika.

-PO JU JAP PESË SEKONDA KOHË OSE DO JENË TË GJITHË TË VDEKUR.

Një djalë bëri një hap para me kokën akoma të ulur.

-Zo...t.ttëri-belbëzoi djali-Mendova se...

-Mendove?-pyeti me ironi duke e plagosur në këmbë. -Më thuaj çfarë mendove?-duke i gjuajtur në këmbën tjetër.

-KUSH TJETËR MENDOI SI KY?-bërtiti fort dhe asnjëri nuk guxonte të afrohej drejr shokut që përpëlitej nga dhimbjet dhe që kishte mbuluar vendin me gjak-Dhe njëherë e bëni -i paralajmëroi duke futur armën në brez-Merreni atë.

Më pas u largua për në dhomë.

-Çfarë lloj monstre është kthyer kështu-komentoi gjyshja tij e frikësuar

-Ai monster që e zhndërruat ju të gjithë-tha Mateo dhe Dejzi e dinte shumë mirë se çfarë po fliste Mateo. Dhe nuk i vinte faj.

-Kjo fotografi-tha biondja me përçmim-Po ma bjen në majë të hundës.

-Laura, e mban mend se çfarë mësove kur tentove ta hiqje atë foto nga muri?-e pyeti Mateo me duart në xhepa. Laura u gëlltit duke kujtuar momentin e fundit dhe nuk foli. U largua bashkë me gjyshen e Ervierit.

-HELLO MUTHERFUCKER-bërtiti një djalë biond me dy pistoletë në dorë brenda në vilë. Të gjithë kthyen shikimin nga ai.

-Seriozisht Kian?-pyeti Mateo drejt tij

-Hallë, Xhaxha. Si jeni?-pyeti drejt tyre-Mesa duket kushëriri im e paska bërë dëmin.

-Mirë jemi Kian-tha Samueli.

-E ka bërë -miratoi Mateo dhe ndezi një cigare

-A do vijë ndonjë, që të zbusë atë bishë?-pyeti Kiani i menduar. Sa do të donte që ta shihte dhe njëherë të qetë Ervierin

-Kan ik ato kohë Kian.-i tha Mateo-Vetëm njëra mund ta zbusë atë por ajo nuk është më.

Kiani rrudhi buzë dhe e mori Mateon duke e larguar pak më larg.

-Mateo-tha ai me të vogël

-Çfarë ka ?-pyeti Mateo dhe vetullat e ngrysur

-Hestia është pronare e një kompanie

-Me ta dëgjoftë Ervieri emrin e saj, të vrau pa u menduar - e paralajmëroi Mateo serioz.

-E di-tha Kiani-Por kam marrë vesht diçka dhe nuk di nëse duhet të flas apo jo.

-Më thuaj-i tha Mateo

-Ajo ka një djalë-si tha këtë fjalë Mateo i hapi sytë fort duke mos besuar atë që ai i tha.

-Nuk ka mundësi-tha Mateo

-Kush ka një djalë? Dhe çfarë nuk ka mundësi?-Të dy u kthyen nga Ervieri me gjakun në fund të këmbëve.

-Kushëri, mendoj se H....

-Një shoku ynë. Ka një djalë-e ndërpreu Mateo duke bërë me shenjë nga Kiani që ta mbyllte gojën.

-Lërini budallallëqet-tha egër ai-Kemi punë.

***

-Mama më shiko mua-tha Kristeni ndërkohë që po luante në oborr me top.

-Kujdes se po vritesh-i tha Hestia me një kafe në dorë dhe një libër. Ishte fundjavë dhe gjithë fundjavën e kalonte me Kristenin.

-Oh ka kafe më?-pyeti Artemisa e veshur me plot stil dhe elegancë.

-Dhe për mua?-pyeti Nemesis dhe vajzat u takuan. Përshëndetën djalin me dorë dhe u ulën pranë Hestias.

-Gjejeni ku do të shkojmë sonte-tha Artemisa dhe të dyja picërruan sytë drejt saj-Kemi një event të rëndësishëm

-Jo unë nuk do të vij-tha Hestia -Kristeni me kë do të qëndrojë?

-Tek Harvei -tha Artemisa me një ngritje supesh-Më vonë do provojmë fustanet

-Ufff-shfrynë Nemesis dhe Hestia njëkohësisht.

*****

Si thoni, t'i përplas njëherë Hestian me Ervierin së bashku? Apo ta lë për më vonë😜

Dashuri e pafundWhere stories live. Discover now